Miratohet Komisioni Hetimor për lëvizjet në polici. Po opozita do të japë konsensus për komisionin e reformës territoriale?

Postuar në 06 Shkurt, 2014 16:58

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen eKomisionit Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit. Objekti i komisionit që do të përbëhet nga 15 anëtarë, do të jenë emërimet dhe shkarkimet në detyra funksionale në PSH gjatë periudhës shtator 2013-janar 2014. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e konsideroi këtë akt si shumë të rëndësishëm, duke njohur me këtë rast, atë që ai e quajti “reflektim të mazhorancës”.  “Ne diskutuam dhe ramë dakord për pak ndryshime në objektin e kërkesës. Ky komision me këtë reflektim të mazhorancës i hapet rruga hetimit të një çështje thelbësore që është rendi dhe siguria publike. Vetëm muajt e fundit ka pasur rreth 21 atentate me tritol. Të gjitha këto fakte u paraqitën në mënyrë shteruese nga opozita. Parlamenti konfirmoi të drejtën kushtetuese. Mazhoranca nuk kishte asnjë të drejtë për t’i dhënë të drejtë opozitës. Kishte nevojë të saktësohej përbërja. Mazhorancën do e ketë mazhoranca ,kryesimin do e ketë opozita, do ketë 15 anëtarë.”- u shpreh Bylykbashi. Në një plan të ngushtë të betejës parlamentare, opozita ka marrë një fitore me këtë komision, duke dëshmuar se ajo orientohet mirë në debat dhe arrin të imponohet përmes argumentit për ato kërkesa që burojnë nga parimet e funksionimit të jetës parlamentare. Por nuk do harruar se ky imponim vjen edhe si pasojë e një mënyre krejt tjetër me të cilën shumica menaxhon raportin e saj me opozitën aktuale, e cila sfortifikohej pas kartonave dhe pas akrobacive juridike dikur kur ishte në pushtet.Nga ana tjetër, nëse do të ecim me logjikën sipas së cilës aktet publike të politikës shqiptare aktualizohen shpesh edhe si akte të konformizmit ndaj kërkesave të faktorit ndërkombëtar, atëherë mundet fare mirë të vlerëosjmë se objektivi i statusit e imponon dhënien e konsensuit në një një pikë që është e panegociueshme, pasi është e drejtë e opozitës. Këtu duhet shtuar se mazhoranca ka mitratuar komisionin duke korrigjuar objektin e punës. Ka edhe një argument që duhet trajtuar që nga ky moment: A do të japë opozita konsensus për komsionin e reformës territoriale, pas këtij momenti, apo do të vijojë me të deklarojë “Jo-në” e vet? Bylykbashi ka thënë se “mazhoranca duhet të bëjë shumë hapa të tjerë për të treguar që është e gatshme për konsensus të mirëfilltë”, çka mund të lexohet si një “Jo” e zbutur.

s.z 

Comments

Submitted by dok. prof al (not verified) on

<p>po pd e beri kete ne 2005, kur hoqi80 perq. te policise. nuk e kuptoj &nbsp;ps &nbsp;..........</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.