Doda i del në mbrojtje Topallit

Postuar në 02 Shkurt, 2014 07:13

Deputetet Mesila Doda dhe Jozefina Topalli nuk njihen për ndonjë marrëdhënie të afërt. Madje mes tyre ka pasur edhe “fërkime”. Por Doda i ka dalë në mbrojtje asaj kur vjen puna për sulme nga “jashtë”. Gjithsesi nga mesazhi duket se është një mbrojtje e “thatë”.“Mësuam nga mediat një deklaratë që deputeti Mark Frroku ka shpërndarë, ku nënvizohet një mesazh me tone fyese për kolegen time znj. Jozefina Topalli. Në një sistem demokratik, në një demokraci parlamentare funksionale, një deputet nuk mundet kurrsesi t’i drejtohet me fjalor fyes e ofendues një kolegeje deputete. SMS-ja e shpërndarë prej tij, jo vetëm nuk e nderon, por tregon edhe njëherë mënyrën maskiliste, jo etike e agresive me të cilën një politikane grua duhet të përballet në aktivitetin e saj. Si kryetare e Aleancës së Grave Deputete një akt i tillë më duket i papranueshëm dhe fyes për të gjitha ne, ndaj sot unë rreshtohem krah koleges time për t’i dhënë fund fyerjeve, diskriminimit dhe agresionit ndaj një gruaje parlamentare”, shkruan në Facebook, Doda.  S.S

Comments

Submitted by Antonios (not verified) on

Lluster me vaj palme...Karaboje!...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po pse more zoterinj, cfare duhet te beje Mesila qe te kenaqet mileti, ta shaje nga nona ate debilin qe shperndan SMS, pastaj t'i veje tritol tek makina dhe ne fund te shkoje ti kidnapi gruan? Brenda edukates formale Mesila ka bere ate qe duhet te bente dhe kaq.

Submitted by martin (not verified) on

po pse o, grua eshte jozefina??

Submitted by Pema (not verified) on

Në një sistem demokratik, në një demokraci parlamentare funksionale, një deputet nuk mundet kurrsesi t’i drejtohet me fjalor fyes e ofendues një kolegeje deputete.

Ka te drejte Mesila, problemi eshte se kjo keshille vlen dhe per te si dhe per 139 "intelektualet" e tjere.
Edhe dicka, po me mashtrimin ka problem Mesila? Topalli thonte qe e kan kercenuar, nderkohe qe doli sharje. Edhe sharja keq eshte, por nuk eshte ne nivelin e kercenimit. Eshte normale qe nje deputet te mashtroj ne kte menyre?

Submitted by Gjon (not verified) on

Derisa behet fjale per te tjerat ne i leshojme fyerjet/batutat/shpifjet veresie por kur behet fjale per motrat, grate apo nenat tona jemi gati te vrasim. Kjo eshte mendesia mbizoteruese ne Shqiperi.

çudi si nuk paska reaguar asnje nga perfaqesueset femra te rilindjes, apo kishin frike mos thyenin kodin etik te Edit.

Submitted by RP (not verified) on

edhe kur deputetja debile kercenon ne parlament kolegun mashkull se do ta varte tek leshte e palmes eshte dsikriminuese,fyese,sidomos kur te fyen nje fyçke me fytyre fyelli.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.