Familjarët: Shqiptarët për në Siri i rekruton dhe i nis një xhami në Tiranë!

Familjarët e 26-vjeçarit Ervis Alinji nga fshati Leshnicë i Pogradecit, luftëtar në Siri, hedhin dyshime se ai dhe te tjerë të rinj nga Pogradeci janë mashtruar në emër të fesë në një Xhami në kryeqytet dhe më pas janë dërguar në Siri ku dhe luftojnë, krah rebelëve, njofton në një lajm të zgjeruar Balkanweb.
Veç Bledar Hamzës, që u vra para disa ditësh në Siri, Ervis Alinji, 26-vjeçar është një tjetër i ri nga fshati Leshnicë, i cili rezulton i zhdukur prej rreth një viti. Familjarët e tij janë të bindur dhe pretendojnë se ai ndodhet në Siri. Por më tronditës është fakti që, sipas familjarëve, ai është rekrutuar dhe nisur për në këtë vend nga një xhami në Tiranë. Sipas familjarëve, Ervisi, pas kthimit nga Greqia ka qëndruar për 10 ditë në Tiranë në një xhami dhe më pas është larguar.
“I kërkoj shtetit të më kthejë djalin, dhe të gjejnë atë komandantin e këtyre, se është në xhaminë e Tiranës ai i drejton këta, Hamdi Alinji, babai i 26-vjeçarit.
“Është mashtruar nga dikush dhe ka ndenjur 10 ditë në xhami në Tiranë, hante, pinte, flinte në xhami ato 10 ditë. E merrnim në telefon dhe na thoshte jam në xhami. Po si fle në xhami, e pyeste gjyshi? Kështu na e kërkon feja, thoshte. Pas 10 ditësh u kthye, ndenji dy ditë në shtëpi dhe më pas u largua përsëri.”- rrëfen vëllai i të riut.
Familja Alinji shpreson që shteti shqiptar ta ndihmojë në gjetjen e të riu dhe ta kthejë atë në shtëpi. Sipas të dhënave vetëm nga fshati Leshnicë në rrethin e Pogradecit kanë shkuar të organizuar në Siri katër të rinj, ndërsa mësohet se ata nuk janë të vetmit shqiptarë që rekrutuar dhe po luftojnë krah rebelëve në Siri.
Zh.
Comments
Xhamite ne Shqiperi jo vetem
<p>Xhamite ne Shqiperi jo vetem jane financuar nga parate e grupeve terroriste por ato praktikojne gjithcka qe eshte kunder fjales se Zotit.</p>
Eshte nje gjasme xhami tek
<p>Eshte nje gjasme xhami tek Astiri ne Unaze. Personi qe ben gjasme imamin atje nuk pyet as per Komunitetin Musliman dhe as per strukturat shteterore. Te shkojne ta rregullojne mire strukturat kete person pasi po i prish shume pune besimtareve te thjeshte. </p>
Add new comment