Refleksion nën breshër tritoli

Postuar në 29 Janar, 2014 09:14
Artur Zheji

Tanimë është e qartë se jemi nën një breshër tritoli të përshkallëzuar. Ndryshe mund ta quanim një ofensivë të vërtetë të segmenteve të errëta dhe me pagesë të shoqërisë, që ka si referencë të padukshme politikën. Për të mos hamendësuar pa fre se çfarë thuhet jo më kot tavolinave konfidenciale të analizës së këtyre ngjarjeve që po ndodhin zinxhir dhe si me porosi, duhet t’u qëndrojmë fakteve. Së pari, për mungesë konkrete provash që të vërtetojnë përzierjen e drejtpërdrejtë të politikës në këtë mishmash që po ndodh, është e pamundur. Porse interferencën e politikës si refleks që nxit ose krijon inkurajimin e Antishtetit kundër sistemit të të gjithëve, kjo nuk mund të përjashtohet kurrsesi. Dhe në radhë të parë, kjo lidhet me ndezjen tash në dimër të një beteje verbale dhe aktesh politike të tensionuara përtej sensit të arsyes së shëndoshë dhe që palët kanë përshkallëzuar dukshëm për arsye të mirëfillta pushtetesh. Së dyti, rokada dramatike për njërën palë dhe euforike për palën tjetër, që ndodhi më 23 qershor 2013, krijon një ndërrim balancash në të gjitha fushat. Të interesave ekonomike, të interesave të pushtetit dhe menaxhimit të tij, të influencave dhe të privilegjeve, që një palë i humbasin ditë pas dite dhe një palë tjetër i ka shumëfishuar me shpejtësi. Kjo situatë shoqërohet me presione të fuqishme simetrike, të cilat ndjehen se rëndojnë proporcionalisht te humbësit dhe fituesit e zgjedhjeve të fundit. Presioni radikal tendoset në të dy krahët më të ashpër të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste. Është një perceptim i qartë, ndonëse perceptim mbetet, se radikalët e PD i bëjnë një presion këmbëngulës Lulzim Bashës, që ai të denatyrojë fizionominë e tij pozitiviste dhe të shfaqet sa më shumë “luftarak”, i vendosur në anatemimin e egër të kundërshtarit politik, të ngrejë gishtin dhe mundësisht të përplasë grushtin. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama, i cili është ndoshta politikani më i sulmuar në Shqipëri, qoftë në aktin politik dhe akoma më shumë në jetën e tij personale, është pa dyshim një dëgjues i vëmendshëm i korit eksitues të skifterëve. Mirëpo ndërkohë ai duhet të bëjë një bilanc të disafishtë. Duke nisur nga më e arsyeshmja, ai dhe qeveria e tij duhet të injektojnë në radhë të parë zhvillim ekonomik, të dukshëm dhe të prekshëm dhe sa më parë. I duhet gjithashtu të përçojë besim dhe disiplinë të rreptë shtetvepruese, sepse situata është realisht e vështirë. Dhe me tritol-ofensivën akoma dhe më e nderë. Porse, opinioni publik dhe sidomos ata që e kanë votuar, presin të shohin si në ndonjë film aksion epilogun e përleshjes Berisha-Rama. Përleshje tashmë 8-vjeçare. Politike dhe më së shumti edhe personale. Presioni i “radikalëve të majtë”, të cilët kanë “vuajtur” dhe “luftuar” për këtë ditë, që më së fundi erdhi, kërkon “drejtësi”, e cila perceptohet, në modelin psikologjik të militantit të sotshëm dhe pavarësisht ngjyrës së tij politike, si një shpartallim përfundimtar i kundërshtarit. Mirëpo Rama, më mirë se kushdo tjetër e di se kjo luftë “finale” ose ky “epilog” me përleshje bajlozësh, është në favor dhe jo në dëm të kundërshtarit të tij politik, i cili kërkon dëshpërimisht dhe me logjikë politike të arsyetuar që të vërtetojë se cikli i revansheve është cikli natyral i llojit të jetës politike shqiptare. Pra ekstremet e palëve e duan këtë përleshje dhe ndoshta do të ishin të gatshëm edhe ta sponsorizonin. Kalimi kaq i butë i pushteteve pas zgjedhjeve të 23 qershorit nuk duket më dhe aq i butë. Ai po pasohet në heshtje dhe pa bujë, dhe do të vijojë më tej, ditë pas dite, me kalimin aspak të butë të riciklimit të interesave dhe grupeve të interesave, nga njëra sferë në tjetrën. Interesa të cilat po pësojnë ditë pas dite tërmete, që u paraprijnë ekuilibrave të rinj, ku tradicionalisht lobet e fitimtarëve marrin pjesën e luanit. Ekstremistët e PD-së, për shembull, arsyetojnë sot fare hapur dhe si të domosdoshme që për të forcuar “kockën” politike të Lulzim Bashës dhe të partisë së sotme, Basha duhet të jetë sa më shumë i ngjashëm me Berishën dhe “shpirtin dhe stilin e tij luftarak”. Ndonëse ata janë më së shumti pasionantë apo shpirtra të plagosur, e pra pa paqen e duhur të brendshme për të menduar me kthjelltësi, në mënyrë të vetëdijshme ose jo, ata ia kanë me hile kryetarit të tyre. Sepse stofi politik i Bashës, që të prodhojë vota, simpati të reja dhe konsensus politik sa më të gjerë në këtë post mynxyrë elektorale 2013, nuk mund të pritet sipas stilit të Berishës. Sado e madhe qoftë dashuria dhe harmonia e tyre e ndërsjellë. Vërtet një maratonë përplasjesh të egra dhe publike Basha-Rama duket në pamje të parë se do të shtrëngonte dhe ngjishte radhët e militantëve. Partitë do të radhiteshin si dy ushtri “vrastare”, dhe jo si dy formacione inteligjente konkurruese. Lulzim Basha, i simpatizuar për aspektin e tij pozitivist dhe pacifist, do të shndërrohej në një gjeneral të ashpër armate. Mirëpo shqiptarët sapo e votuan masivisht Edi Ramën si një antikonformist popullor, me dukje të mirëkuruar, përtej klasave, partive dhe kundër “luftërave” politike, një ish-viktimë e të të cilave, shumica popullore e perceptoi edhe atë vetë, duke e kurorëzuar sot Kryeministër. Ilir Meta, me frymën e qetësisë dhe urtësisë, me mosagresivitetin sistematik, rrëfyer mençurisht në fushatën e kaluar, pothuajse i trefishoi votat e veta. A nuk po e kuptojnë pra “ekstremistët” se shija e shqiptarëve dhe për pasojë orientimi i votës së tyre ka ndryshuar rrënjësisht?! Është bërë pra, shumë më pak ithtare e qëndrimeve ekstremiste dhe shumë më tepër e shumë më besimplotë në prirjet centriste? Në shumë debate televizive, mbarsur me eksitim dhe “frymëzuese”, buzëqeshja mirëdashëse dhe popullore e Bashës kërkohet gati përdhunshëm të shndërrohet në një tendosje agresive. Nga ana tjetër, Basha, ndonëse jep shenja tundimi dhe luhatjeje të herëpashershme, e di mirë që të larguarit nga qëndrimi centrist dhe me qasje kah gjeneratat e reja do të thotë fare pak bukë elektorale në magjen e votave. E pra, në një raund apo kohë të dytë, pikërisht ata, shtytësit drejt ekstremizimit të reagimeve, do t’i kërkonin zmbrapsjen nga posti në rast mossuksesi. Ndonëse Basha, ai i padenatyruari, i duhet dëshpërimisht PD-së edhe për shumë vite të tjera. Për ironi të lojës politike, Rama nga njëra anë dhe Basha nga ana tjetër, kanë në interes elektoral të partive të tyre “pushtimin” e bastioneve të Qendrës. Qendër e cila e katërfishoi në mënyrë gati magjike Ilir Metën më 23 qershor 2013. Dhe sondazhet që kemi rast të shohim flasin qartë për këtë. Për këtë dashurinë e madhe të shqiptarëve të sotshëm për Qendrën dhe mundësisht harmoninë politike. Në këtë rast, cilido, Rama ose Basha, nëse priren të dëgjojnë, jashtë një peshoreje të arsyeshme, ekstremistët dhe pasionet e tyre, pasione që lidhur janë pikësëpari me interesa të mprehta ekonomike, pikërisht ai do të bjerrë vota dhe do të zvogëlohet elektoralisht. Deri më tash duket sikur tundimet dhe hakërrimet e zërave sedërplagosur të Grupit Parlamentar të PD i kanë dhënë kryetarit Basha vetëm disa lëkundje, të cilat ai i meremeton herë pas here.
Ndërsa Ramës, i cili ka ende një “rezervë” të konsiderueshme të mbështetjes popullore elektorale, i duhet të shmangë edhe hapjen e një fronti të dytë, brenda të vetëve, paralajmëruar me nota ekstreme nga Ndre Legisi ca ditë më parë. Kuptueshmërisht, ekuacioni i tij është sot më i komplikuar se sa dje, kryesisht për nevojën emergjente që ka Shqipëria për mirëqeverisje. Sepse tamburet, daullet, hakërrimet “giustizialiste” dhe jakobine që bien sa majtas po aq edhe djathtas, të drejta apo të tepruara qofshin ato, vizatojnë një skenë të gënjeshtërt bardhë e zi. Si të ishte një gati luftë ndërmjet të Bardhëve dhe të Zinjve. Dhe kjo përndezje e ngjeshur me fjalë të gurta dhe të rënda, e pra politikisht agresive, po ndodh ditë pas dite në oborret e pasme dhe të përparme të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Duke mjegulluar pamjen dhe duke lënë në periferi kërkesën, shijen dhe nevojën e shumicës së shqiptarëve. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është thjesht një qarje halli ndaj politikës dhe politikanëve, mbi të gjitha është një qarje halli që lidhet me demoralizimin që ekonomia dhe funksionimi i shtetit pëson si pasojë e një klime të tillë. Tritoli dhe ofensiva e Krimit është një provë e thekshme. Në këtë zjarr të zymtë që po ndezin vrasjet, grabitjet dhe shpërthimi i përgjithësuar i eksplozivit C4, askush nuk mund të ngrohë duart në paqe. Sepse është pa dyshim një krim i rëndë dhe i pamerituar që u merr jetën shqiptarëve. Të fajshëm ose jo. Personalisht, ende besoj se interesi politik, pa komentuar ndriçimin apo ndërgjegjen politike të Ramës dhe Bashës, ndaj të cilave duhet të jem qoftë edhe teorikisht dyshues, kërkon prej tyre, në emër të përfitimit politik, shfaqjen e një kthjelltësie të mirëfilltë për të dalë nga kjo spirale. Sepse eksperienca e vendeve të qëndrueshme demokratike, ku merret frymë më lirisht, rrëfen se pasuria, kamja dhe jeta normale dhe njerëzore bëhet më e mirë për shumicën në periudhat e shuarjes së konflikteve. Kapitali i pandershëm politik, që nxirret si zift nga puset e shpirtrave të mashtruar njerëzorë, duke i futur ata në luftëra absurde dhe vëllavrasëse, krijon pasuri të pamata për një pakicë dhe mjerim e mallkim për më të shumtët. Kjo është katërcipërisht e vërtetuar në vendet afrikane, amerikano-jugore apo aziatike, të cilat konfliktet politike apo fisnore i kanë lënë në shkatërrim e varfëri, pavarësisht pasurive të pallogaritshme të vendeve të tyre. Ndërkohë që po në këto vende, apo nga këto vende, vijnë edhe blerësit më të shumtë të veshjeve të luksit, të koleksioneve më të shtrenjta të antikave, gurëve të çmuar apo veturave të supershtrenjta me Ferrarin në krye. Dhe tranzicioni i gjatë dhe kjo varfëri e shëmtuar e kokëfortë e shumicës së shqiptarëve akoma dhe sot, buron, mjerisht, nga alibia e konfliktit që përdoret si perde tymi për të grabitur pasuritë, kursimet, nëntokën, mbitokën, të sotmen dhe të nesërmen e më të shumtëve të këtij vendi. Por duket se një brez i ri, ende i brishtë, por në rritje të dukshme, po e orienton votën kundër sherrnajës së rreme, shterpe dhe vrastare dhe kundër kurtheve verbale të pasionantëve hormonalë tv. Dhe do t’i japë çmimin e parë atij që di dhe mundet të jetë i pari në moderacion, urtësi dhe me vendosmëri shtetformuese. Ndërkohë tritoli duhet të heshtë e të zbythet. Në këtë kundërshti antitritol, të gjithë jemi me Shtetin. Që Antishteti të mos na pushtojë krejtësisht.

Nga Gazeta "Panorama"

Comments

Submitted by P.A.B (not verified) on

Mirëpo shqiptarët sapo e votuan masivisht Edi Ramën si një antikonformist popullor, me dukje të mirëkuruar, përtej klasave, partive dhe kundër “luftërave” politike, një ish-viktimë e të të cilave, shumica popullore e perceptoi edhe atë vetë, duke e kurorëzuar sot Kryeministër. Ilir Meta, me frymën e qetësisë dhe urtësisë, me mosagresivitetin sistematik, rrëfyer mençurisht në fushatën e kaluar, pothuajse i trefishoi votat e veta. [artikulli]

C'ti themi kesaj?

Kemi nje ''stil origjinal'', qe shihet rralle. Ne artikull ka gjera qe s'shkojne, ca qe s'hahen, e te tjera krejtesisht te paverteta.

* ... shqiptarët sapo e votuan masivisht Edi Ramën(z. Gazetar?)

* Edi Rama nuk eshte votuar masivisht nga Shqiptaret. Masivisht > term subtancial per diferenca te medha ne numra, = fantastike, shkaterruese, numra bindes, rezultate fshirese (angl/ overwhelming) Fjala ne tavoline, ne ditar-personal, a gazete publike; ndryshon ne menyre eksponenciale.

Ana e shifrave > Koalicioni PS- 84 Mandate // Koalicioni PD-56 te tilla.  60% vs 40% nuk eshte Masive. 80/20  ose 90/10 po. PS me 66 vota nuk arriti te kape as 50% te elektoratit. Supozojme se LSI eshte Parti Parimore e per 1-5 ligje kundershton ose abstenon...PS ngelet ne balte. Rama eshte ''lame duck'' plotesisht i varur ne nje partner 4x me te vogel. Ana historike-politike-sociale-ekonomike-kulturore eshte, si ka mundesi kur perballe Sali Berishes - tmerr i normalitetit/rrezik i demokracise - te mos kapitalizosh vota? Ne keto zgjedhje, Socialistet Shqiptare deshtuan. Nje popull i vuajtur e i lodhur nuk i besoi PS-se si nje alternative te vetme e solide. Rama kete e pa ne 2009, ne 2013 gelltiti c'kish thene e ju kthye ''paterices Meta''. Shqiptaret nuk i besuan Berishes e as Rames, shume te trembur nga ''absolutizimi i politikes Shqiptare''shtuan numrat tek LSI per balance,

Rama nuk  eshte i ''mire-kuruar' e as "anti-konformist" eshte ''oportunist, rremujaxhi e i padisplinuar'' qe sakrifikon gjithshka per karrige e pushtet; parime si kemi pare. Fakte qe ju te medias na i keni dhene, per 15+ vjet.

* Meta, nese me "qetesi" mendohen kapercimet mbi podiume ti fuse duart ne fyt nje Femre, e pranojme. Te kuptojme me ''mosagresivitet e mencuri'' ikjen nga drejtesia? Tentakulat e z.Meta ne Karrige jane shprehese te qarta te nje pragmatizmi pernicioz e te rrezikshem per vendin; si demonstrim perfundimtar qe nuk i intereson Ideologjia e Parimi.

Ndërkohë tritoli duhet të heshtë e të zbythet. [artikulli] As duhet te/ as do te, si metafore a shembull real. Ka nje kuptim ''ne ajer'' qe nuk i pergjigjet demokracise si koncept, duke dhene iluzione per boten. Heshtja ne politike s'duhet te ekzistoje, as konsensusi. Te ''grihen e te priten'' ka nje arsye qe quhen pozite-opozite, askund nuk merren vesht e se duan njeri tjetrin, Shq. s'ka si ben perjashtime. Ne politike  ka pak qetesi se ra''zhurma e bardhe-Berisha". E Berisha s'do marre per krahasim a standart. Tritoli si akt kriminal - nuk zbythet, luftohet me rend e ligj. Do ishte mire ti largonim ca gjera nga politika, t'ja leme shtetit apo grupit perkates te manaxhimit, sado e lidhur qe kjo eshte ne vendin tone.

Se fundmi, ka vetem nje gazetar ne Shtypin Shqip qe me bllokon ne lexim, qofte ne moden ponderuese [sic] qofte per raste konkrete. Them une qe shkruaj shume si postues :) se c'mendojne te tjeret, e dine ato. Jam per normalitetin por gjerat duhen pershtatur me ''vendin e lexuesit'', ne fund do mbrosh nje argument duke ''zbritur nga thana'' Nuk kam lexuar nje artikull nga zoteria te me lere mbresa, mesoj, marr informacion te qarte a te bashkohem me ate qe thote. Sa per kunder nuk ka vlere, pasi shumica e konstatimit/eve jane neglizhente. Kam shume respekt per Zhejin [e vjeter] i cili per mua ngelet nje nga 15-20 rilindasit e nje epoke te erret, sa me lart (i riu) si stil e llogjike, le shume per te deshiruar ne qartesi, llogjike e analiza.

(Me respekt per artikull-shkruesin) Media ka nje vecori, ku disa persona percohen me mire ne ate viziven e te tjere jane me te sakte ne shkrim, shpresoj qe z. Zheji te jete i kategorise  se I-re.

Submitted by katarakti (not verified) on

Doli dhe ky kopili i Berishes qe i duket vetja si Karl Marksi.

Submitted by Bard (not verified) on

Sic duket Zheji si nuhates i mire i duhmave e aromave te politikes, paska nuhatur qe muti do te vershoje edhe me tutje ne kete vend dhe LSI do te mbizoteroje ne luften per pushtet. Amen per shqiptaret pragmatiste dhe ata qe deshperimisht kerkojne nje vend te cfaredoshem pune!

Submitted by kevinjon (not verified) on

Zoti Zheji, cfare ke shkruar more? Ke shkruar ca fjale te ngaterruara ca me politike ca me tritol e ca me partite ... vetem e vetem per te na mbushur mendjen se LSI eshte e bukur, simpatike, pra voto LSI ne cdo rast! Tamam: pas zgjedhjeve jane zgjedhjet! As nje fjale per Retoriken e Rames, Tahirit para qershorit dhe pas qershorit qe mund te shpjegoje fare qarte se nderriki i pushteteve politike shkoka paralel edhe me mesymjen bandite ne sektoret me shume pjellori.

Po stilin e shkrimit e ke vene re? Plot panik, plot pesimizem, plot tritol ...qe sipas rrokjes se pergjithshme ben te mendosh se ke pasur nderment te konkurosh Tritolistet me vetshperthim! Vetpermbahu o Zheji se gjerat jane me te thjeshta ndoshta se sa po na syrgjeron te besojme. Je gazetar dhe nuk te shkon te shkruash per te perhapur panik! ?..edhe pse gjoja e ke permendur si percepetim te publikut e investitoreve (!)  Mund te jene edhe veprime te shtuara te krimineleve thjeshte dhe vetem sepse thjeshte po shfrytezohet kolabimi i Rama-Tahirit qe mesa duket qarte jane akoma ne rremuje e siper. Kaq mund te jete, ska nevoje fare ti besh analize Bashes ....sa per lloqe kavaje! Ah PO!?  sapo plasi tritoli i rradhes te rruga e kavajes.... te fala Tahirit!

Submitted by Zapbone (not verified) on

Ne jetojme ne skandal dhe shkrimi i juaj eshte shkrim delenxhiu i paketuar si korrekt dhe per mua ben e perben nje problem dhe gjithashtu nuk me rruhet fare per Ju e per cilin do qe kerkon te deformoje profilin e publikut. Dhe poshtersisht e beni kete me ndergjegje. Turp. Kur ke qene ne lartesine e duhur qytetare kam shkruar me shpirt e superlativa per zoterine tuaj.  Per mua jane kaluar kufijte e imazhet orwerlliane, po cdo njeri ka gjykimin e tij!  dhe gjykimi qe gazetaria shqiptare  helmon,  drogon, mashtron kjo nuk eshte me skandal per masat. e bejn nga frika, nga perfitimi, nga zgjyra apo nga lyra, po, dhe  ky per mua eshte nje skandal. Skandal eshte qe shkrimet e disa gazetareve spurdhjake shuajne disnivelet dhe vene shenjen e barazise ne “vlere“ dhe i krijone imazhe lexuesve duke e droguar me amnizi dhe duke i dhene nje status te tille social ku skandali te mos i bej pershtypje. Dhe ky eshte nje skandal. Talentin, pushtellikun, paturpesine e perdorin vetem per te ndertuar butaforine mashtruese dhe imazhe surreale duke shuar cdo polemike e duke vrare guximin e kurajon qytetare.-Aq sa eshte.- Te gjithe e dime pozicionin e mediave qe jane ndare ne llogore. Simbiozen media politike. Kush perfiton? media nga politika apo politika nga media? Kush eshte viktima apo fajtori? Une di te them qe viktime jemi te gjithe ne. Dhe ne nuk kemi me zemerim publik, dhe ne nuk kemi me nerv, dhe ne nuk kemi me profil sepse na eshte vrare shpresa. Tre jane elementet kuptimplote qe bejne e perbejne nje skandal: Kur shkelen normat morale te shoqerise. Kush e beri skandalin dhe kush e denoncon skandalin.-Besueshmeria- Dhe me ne fund reagimi e zemerimi i publikut. Zemerimi dhe dhe reagimi i masave eshte me thelbesori dhe vetem kur ai reagon dhe zemerohet vetem atehere ne kemi nje skandal. Skandali eshte nje shenje reagimi qe shoqeria i ben ndergjegjes se saj, eshte katarsi i saj. Po ne fatkeqesisht nuk kemi katars dhe nuk jemi te ndergjegjshem si shoqeri se na helmojne intelektualet keto monstra te talentuar dhe te pa talentuar qe dine vetem te te budallepsin.
Skandal ishte magazinimi e cmontimi i helmeve te Asadit ku masat reaguan dhe ceshtja u kthye ne skandal. Po ne jetojme cdo dite cdo ore e minute ne skandal. Dhe skandal eshte qe normat morale te shoqerise shqiptare jane ne bodrum, jane ne haur, atu ku rri bagetia atu ku rrine delet e zotit keto krijesa te urta te perndise. Nuk do te mirrem me skandalet ne kete cerek shekulli, as me greket, detin, kryepeshkopin, varrezat, kosoven, maqedonine e dreqin cfar ka bo vaki, po vetem kam nxjerrur nga Respublika titujt nga rubrika e lajmeve te dy diteve te fundit dhe gjykojeni vete se ne jtojme ne skandal dhe, opinjon beresit kane humbur besueshmerine dhe ne na eshte bere lekura sholle dhe nuk ndjeme me thiken qe po shkon ne kocke. Skandal dhe vetem skandal dhe nervi zero i reagimit dhe pse lahemi jo vetem me mashtrim po dhe me gjak dhe ne kemi prekur fundin si shoqeri.

S.B. shkruan në fb për 21 janarin: Ngjarja më e rëndë e shtetit këto 80 vjet
21 Janari. Rama denoncon “Ferrin e sistemit të drejtësisë” para familjarëve të viktimave
Skandal në Shtabin e NATO-s, atasheu shqiptar vetëshpallet Admiral
Nard Ndoka “godet” sërish: Në Partinë Demokristiane ka shumicë myslimanësh
Ngjela shprehet se ka konceptuar reformën e duhur në drejtësi: “Reforma është ligj, jo llapje siç e ngatërrojnë këtu”
Përmbyten 3500 ha në Lezhë, Shkodër dhe Krujë
Çështja “Radika”: Projekt real, apo alarm fals?
Shpërthim i ri, një automjet hidhet në erë në rrugën e Kavajës
“Katovica” kosovare! Ekspertë të shërbimeve sekrete flasin për agjentë aktivë në shërbim të Serbisë deri në nivelet e larta politike
Policia deklaron rezultatet e operacionit “anti-tritol”
Qeveria i heq 18 000 ha AKKP-së. Do kalojnë për koncesione dhe qira
Aksion i gjerë i policisë. Zbulohen 10 bomba me celular në Tiranë, paralajmërohen arrestime edhe në Vlorë
Braho: “Serveri i tatimeve i pasigurtë. Janë konstatuar ndërhyrje të shpeshta nga jashtë”. Ndërkohë ish-shefi i IT-së punësohet në Bashki
Debate në Komisionin për Politikën e Jashtme për kandidaturën e Ermir Gjinishit. Blushi: “Gjinishi, partizan i futjes së ferexheve në arsim”. Gjinishi: “Nuk kam cenuar shtetin laik”
Akuzat për përfitim, ish-ministri Ksera mbrohet: “Më sulmojnë se jam grek”
2013, 108 milionë euro abuzime me financat publike
Shënim: A janë të orkestruara sulmet shpërthyese, siç lë të kuptohet mazhoranca?
Sipas një raporti dorëzuar në CIA, mbreti Zog kish marrëdhënie inçesti me njërën nga të motrat
Janullatos nderohet në Nju Jork, komuniteti shqiptar lajmëron protesta
Neonazisti Kristos Papas, letër nga burgu ministrit të Jashtëm grek Venizelos: Mbro grekët e Himarës!...
Shqiptarët shkojnë vullnetarisht, pa ndërmjetësues në luftën e Sirisë, shkruan Koha Ditore
Gjiknuri: Në KESH kanë blerë një skaf sikur të ish një yacht
Braho u përgjigjet akuzës së PD-së në Ora News: Berisha ka bërë një komplot financiar
Emigrantët shqiptarë në Greqi, peticion qeverisë Rama: Po na lini rrugëve pa zgjidhje
Albpetrol: “Bankers Petrolium”, në një tregti të paligjshme karburantesh, ka shitur hollues në tregun vendas
Një skenë që të kujton vitet ’90, 48 shqiptarë tentojnë të kalojnë nga Franca në Angli me kamion-frigorifer!
Balla në ‘Top Story’ flet për 21 janarin 2011; dhe bën atë që do duhej ta kishin bërë hetuesit

Cdo lajm eshte nje skandal po te ne skandali eshte kthyer ne normalitet.

Submitted by RP (not verified) on

Une do shkruaja"Reflektim nen shperthime Tritoli".se tritoli nuk bie bresher,bresher bien plumbat.Metafora nuk qendron me tritolin,por ka nje dallim,tritolin e perdor Edi per pallatet pa leje,quhet TNT,kurse c4 eshte lende tjeter plasese,quhet hexogen,kete e perdorin atentatoret.Lexoni pak wikipedia,mos shkruani varda,se te mos konsultohesh per gjera qe s'i di eshte njesoj si te besh dentistin kur zanatin e ke berber.Thjesht keni bere ca persiatje te situatave anakronike,te cilat as i ngrini dhe as i rrezoni,por vec u duhet tritoli ne sfond,me metaforen e bresherit.

Submitted by bulkthi (not verified) on

Shkruaj Lacko, shkruaj se na cau koken ky tritoli.. nga kush i ke keto ide? nga te vine? nga larte? se nga poshte nuk degjon.. atje larte ka edhe shkrepetima, levizin re Lacko, levizin dhe nuk i ndalon dot, as kur te vine me mesazhe .. Se Mos Shkruan Lacko.. SMS .. ajo qe te vjen te larte si frymezim, nga larte, atje ku levizin rete Lacko, atje e gjen frymezimin, me SMS

Submitted by RP (not verified) on

une kam pershtypjen se ai ka dashur ti thoje Laço,por k-ja i ka ikur gabimisht,e ka pasur si me perkedheli Tosun Baçi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.