Kryeministri Gruevski i jep fund debatit: Nëse projekti nuk miratohet nga fqinjët, ai nuk do të zbatohet

Qetësohen disi shpirtrat e trazuar pas lajmit se do të ndërtohet një HEC në fushën e Lukovës, që do të kish pasoja për shqiptarët. Është kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski që i hedh ujë zjarrit me një deklaratë të tijën. “Nëse projekti për ndërtimin e HEC-it në fushën e Lukovës paraqet probleme, ai nuk do të ndërtohet”, tha ai.
Ai nuk e fshehu se ka një projekt që është bërë në bashkëpunim me Bankën Botërore, por la të kuptohet se jemi larg fazës së zbatimit të këtij projekti. Dhe saktësoi: “Nëse projekti paraqet parrezikshmëri atëherë ai do të realizohet. Banka Botërore s’do të lejojë zbatimin e një projekti të dëmshëm. Do të kemi parasysh edhe shqetësimin e vendeve fqinje.”
Re.Pu.
Comments
Po tani cfare do thoje
<p>Po tani cfare do thoje Lulushka</p>
Add new comment