Neonazisti Kristos Papas, letër nga burgu ministrit të Jashtëm grek Venizelos: Mbro grekët e Himarës!...

Numri dy i partisë “Agimi i Artë”, Kristos Papas, që ndodhet në paraburgim së bashku me deputetë të tjerë të kësaj partie me akuzën e krijimit dhe drejtimit të organizatës kriminale, i ka drejtuar një letër me pyetje ministrit të Jashtëm Evangelos Venizelos. Deputeti neonazist Kristos Papas duket shumë i shqetësuar për çështjene vorioepirit dhe sidomos për prishjet e ndërtimeve pa leje në Himarë, të cilat sipas tij, po kryhen në mënyrë selektive në dëm të grekëve të rajonit.
Papas në letër thotë: “Sipas informatave që vijnë nga komunitetet greke në Veri të Epirit, po shkatërrohen pronat e himariotëve me qëllim çrrënjosjen e grekëve të Himarës dhe grabitjen e pronës greke. Me pyetjen tonë, ne shprehim shqetësimin në lidhje me pasigurinë e kultivuar nga shteti shqiptar në rajonin e Vorioepirit”.
Zh.
Comments
Hajde lajm hajde,sa poshte
<p>Hajde lajm hajde,sa poshte keni rene ...ncncnc</p><p> </p>
Add new comment