Xhelal Mziu, gati padia tjetër nga ministri Veliaj për abuzime me listat e përfituesve të ndihmës ekonomike

Postuar në 24 Janar, 2014 11:49

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është thirrur gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë shpjegime për akuzat që rëndojnë mbi të. Por ka refuzuar që të japë shpjegime. Ai ka thënë përpara prokurorëve se shpjegimet do t’i japë vetëm në gjykatë.

Ndërsa në anën tjetër po përgatitet një tjetër kallëzim penal për të nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, për abuzime me fondet e aftësisë së kufizuar, ku persona me vila, biznese dhe makina ishin pjesë e skemës nga e cila përfitojnë ndihmë ekonomike në shkelje të ligjit, ka reaguar edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

“Kjo është e papranueshme. Në fillim të javës tjetër, do të kemi një megadenoncim në Prokurori, edhe si përgjigje ndaj investigimit të Fiks Fare, por edhe të auditit që ka gjetur mijëra abuzime në Kamëz. Ajo që është vënë re është se gjatë periudhës para zgjedhore, në muajin maj, është rritur lista e përfituesve të ndihmës ekonomike me disa mijëra. Pothuajse gjysma e abuzimit që ka ndodhur në fushatë në të gjithë Shqipërinë, ka ndodhur në Bashkinë e Kamzës. Ata që e kanë bërë këtë duhet të përgjigjen para drejtësisë”, ka thënë Veliaj.

Zh.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Boll me këtë faqezi të futet pa diskutim tek 7 penxheret e Misirit dhe rëndë bile</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.