NEWS24 publikon videon e munguar për lëvizjet në Drejtorinë e Tatimeve në datat 15-17 nëntor

Postuar në 22 Janar, 2014 07:58

NEWS24 ka publikuar pamjet filmike të lëvizjeve që janë bërë në ambientet e drejtorisë së Tatimeve në datat 15-17 nëntor 2013. Në pamje, të cilat sipas NEWS24 janë siguruar nga dosja hetimore në Prokurori dhe që nuk janë më në serverin e Drejtorisë së Tatimeve , shihet drejtoresha Briseida Shehaj, deputeti Spartak Braho dhe këshilltari Ermal Beqiri. NEWS24 ka shoqëruar videon edhe me një material shpjegues, ku jep një version të lëvizjeve të monitoruara. Deri më tani për këtë çështje ka këto të dhëna: që janë zhdukur 4.3 milionë deklarata fiskale, që qeveria ka bërë denoncim në datën 21 nëntor 2013 për një akt të cilin ajo pretendon se ka ndodhur para datës 15 nëntor dhe që video e paraqitur, sipas NEWS24,  jep pamjet mes datave 15-17 nëntor.

Më shumë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/zhdukja-e-te-dhenave-te-tatimeve--news-24--pamje-ekskluzive-ne-zyren-e-serverave--video-168983.html

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

qeveria ka bere denoncim???

Po keshilltari thote se ka marre urdher nga kryeministri (drejtoresha Briseda Shehaj  ishte ne dijeni) per te marre te dhenat nga serverat. Ketu nuk e ka fajin nepunesi i zyres se serverave po kush ka hyre ne zyre i pa autorizuar, ne orare kur zyrat ishin mbyllur dhe kush ka manipoluar te dhenat e gjendura ne servera.

Belbezimet e drejtoreshes ,realizuese se planeve mbi 100%,  jo vetem qe nuk jane bindese por hedhin nje sere dyshimesh mbi çfare ka ndodhur.

Me vjen keq per gjithe ata njerez qe i besuan kesaj qeverie e qe po i zhgenjen perhere e me teper.

Submitted by tani (not verified) on

o  gjoni skishim mundesi tjeter..ai qe ishte para ketij eshte turp ti vesh nga prapa ,dhe jo me ti besosh...dhe ky i gjati se ka nis mire,po do dhe ca kohe qe tia japim noten tamam..po u zhgenjyem ne te semes te vej dhe ky..po te lutem me jep alternativ tjeter ,jo te kthehem atje ku isha se me vjen per te vjell

Submitted by Gjon (not verified) on

Tani,

Nuk dua ti ve mbrapa atij qe lame mbrapa :) por nuk kisha besim per nje sere motivesh edhe tek ky qe kemi ne krye.  E keqja eshte se çfaredolloj alternative do te kete te bej me monstrat PD-PS-LSI.

Submitted by ed (not verified) on

Ndoshta drejtori i vjetër i informatikës kishte ndërmend të bënte kërdinë, por kësaj i thonë të lash mutin me shurrë!

Ky gjest krijon një precedent të rrezikshëm, ku me urdhër të  kryeministrit u hyka në çdo skutë të shtetit pa vendim gjykate dhe në kundërshtim me ç'ka vendosur parlamenti (mirë a keq ashtu e ka vendosur parlamenti).

Submitted by tirana (not verified) on

Ne gjithe kete ceshtje, harrohet me dashje ose padashje, Ilir Meta. Aktoret kryesore te ngjarjes jane Spartak Brasho dhe Ermal Beqiri, perkatesisht avokati i Metes tek gjyqi i video Meta-Prifti dhe specialisti i IT qe e quajti videon te manipuluar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.