M. Nano: Blushi ka të drejtë; mandati i kreut të PS-së duhet rinovuar

Postuar në 15 Janar, 2014 05:52

Intervista e para disa ditëve e Ben Blushit dhënë Panoramës, në të cilën kish tione kritike ndaj Ramës e maxhorancës, kaloi pa u vënë re, por Mustafa Nano tenton ta risjellë në qendër të vëmendjes; të paktën, kritikën që ka të bëjë me mandatin e kreut të PS-së që, sipas Blushit, është i parinovuar dhe duhet rinovuar sipas parimit statutor të PS-së “një anëtar, një votë”. Nano mendon se Blushi ka të drejtë pasi, në statutin e PS-së përcaktohet se kur mandati i kreut të PS-së ndërpritet, por nuk ka asnjë përcaktim mbi zgjatjen e këtij mandati.

Dhe pas kësaj, Nano e përfundon shënimin e vet në 'Zululandin' e 'Ditës' me këto fjalë: “Rama ka të drejtë, sipas meje, kur thotë se fitorja në zgjedhjet parlamentare e bën të panevojshëm rinovimin e mandatit të kryetarit (vota popullore ka, si rregull, një peshë e rëndësi më të madhe se sa vota e anëtarëve të një partie), por puna është se statuti e kërkon në mënyrë taksative rinovimin e mandatit të Kryetarit. E nuk ka vend për asnjë interpretim rrethanash përsa kohë që Statuti është ky që është. Rama mund të sugjerojë ndryshimin e këtij statuti, e PS-ja s’do bënte keq, tok me Blushin, që t’i thosh ‘po’ këtij sugjerimi logjik, por përpara se të ndodhë kjo gjë, duhet respektuar statuti pikë për pike (kjo është këshilla më e parë që të jep logjika më elementare). Prandaj, Rama do bënte mirë që të organizonte zgjedhjet brenda partisë me parimin ‘një anëtar, një votë’.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Mah (not verified) on

<p>Blushi meriton te izolohet nga politika. Ben sikurse ka te drejte Beni si uji pas pilafit. Sinqeriteti i tij eshte i demshem per politiken shqiptare. Pastaj pas fitores se zgjedhjeve kush do ta konkurronte dhe merrte vendin e Rames ne parti. Gjithsesi zgjedhjet do ishin nje farse qe vetem do rikonfirmonin Ramen serish. Nuk ka si te jete ndryshe.</p>

Submitted by Albi (not verified) on

Paske ardh propagandist i derguar me porosi me duket.

Edhe nese Rama do fitonte thelle e rendesishme eshte qe institucioni i zgjedhjeve te vazhdueshme te forcohet e jo te shkaterrohet komplet. Edhe Rama ne 2003 nuk kishte ndonje shans ndaj Nanos po ishte hap i pare per te konfirmuar ambicjen e tij. Asnje nuk behet lider brenda dites.

Submitted by Mah (not verified) on

<p>Albi i vlersoj pozitivisht komentet e tua pasi jane realiste. Ne arsyetimin tim kisha parasysh se askush nuk do te preferonte te shkaterronte apo digjte seriozisht karrieren e tij perpara nje fakti te kryer. Thjesht gjera burokratike dhe besoj se shume shpejt Ps do ti korrigjoje.</p>

Submitted by Nonim (not verified) on

Sikur dhe farse te jene, statuti duhet respektuar. Duhet ti respektojme rregullat e paravendosura. Pastaj me farse se zgjedhjet e 2009 me M.Lakrorin s'do te ishin keto zgjedhje

Submitted by Mah (not verified) on

<p>Dakort me respektimine rregullave. Zgjedhjet jane apo quhen farse kur kandidati nr 1 qe kandidon apo rikandidon fiton ne menyre te bindeshme mbi 70 jo me 80 apo 90% te votave te vlefshme.</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Abuzimi i Rames me postin qe mban ne PS fillon qe me humbjen e zgjedhjeve ne 2009 ku ai sipas rregullores duhej te dorehiqej.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.