Federatat fantazmë dhe 6.3 mln dollarët, kanë firmosur gjashtë ministra

Postuar në 14 Janar, 2014 11:11

Disa e quajnë skandal, të tjerë shpërdorim detyre. Por kur ish-Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve shpërndan në tetë vjet 6,3 milionë dollarë nga buxheti për federata të cilat nuk ekzistojnë ligjërisht, atëherë termat pak rendesi kane. Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka dokumentuar gjithçka dhe pritet ta denoncojë në prokurori. Gazeta Dita njofton se nga kontrolli dhe verifikimi dokumentar i kryer, rezulton se përfitues janë të paktën 20 federata sportive të ndryshme, të cilat kanë përfituar pa qenë as të regjistruara në Gjykatë. Janë gjashtë ish-ministrat e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kanë lejuar dhe firmosur shpërndarjen e granteve edhe për 20 federatat fantazmë; Bujar Leskaj, Ferdinand Xhaferi, Ylli Pango, Ardian Turku e deri tek Aldo Bumçi dhe Visar Zhiti. Skandali është pikasur dhe më pas ndjekur hap pas hapi nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Plarent Ndreca, i cili ka kërkuar një material të zgjeruar nga ish-Ministria e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe më pas ka nxjerr shifrat të cilat u janë dhënë federatave.

a.k

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

Denonconi sa te doni.Drejtesia eshte ne duart e shpellareve dhe   Ze E Qine  Sallakut.

Submitted by Bard (not verified) on

Ore ky Bujar Leskaj, mos eshte gje Kryetari e Kontrollit te Larte te shtetit qe duhet te na mbronte nga hajdutet dhe abuzuesit?

E kuptoni o njerez se ç'shtet kemi ndertuar apo jo?

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Nuk eshte ndonje problem i madh per tu quajtur skandal.... Ministria duhet te financoje federata te caktuara , ne fakt shumat jane te vogla... nderkohe federatat kane statutet e tyre dhe kane funksionuar me aktivitete si brenda ashtu dhe jashte vendit .... Regjistrimi ne gjykate eshte e keqja me e vogel....mangesi burokratike , qe tregon nivelin e mjeruar te administrates tone...!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.