Basha, ekuivalent me Veliajn, por jo me Ramën!!!

Postuar në 12 Janar, 2014 04:14

Tërheq vëmendjen sot në DITA një shënim i gazetarit Ermir Hoxha, në të cilin autori nënvizon se ndonjëherë politika vendos përballë njerëz me statura të ndryshme, por që për shkak të pozicioneve, ekuivalentohen duke u njesuar në ngjashmëri. Për shumë vite, Berisha ekuivalentohej me Nanon, por mes tyre kishte ndryshueshmëri në shumë tipare. Gjithsesi ajo që i bashkonte ishte jo e pakët: prejardhja e tyre komuniste, një moshë deri diku e përafërt dhe afirmimi i tyre intelektual pothuaj në të njëjtën kohë.

Dyshja Meta-Majko nuk para kanë patur ekuivalentë të tyre në kampin rival, jo për moshë sigurisht, por për protagonizëm politik e staturë politike të përafërt. Puna e solli që Berisha të kshte përballë Ramën si rival të drejtpërdrejtë, por ndryshueshmëritë e tyre janë pothuaj në çdo tipar, cilësi e zë të dinamikës jetësore përkatëse: prejardhje krejt të ndryshme, formime kulturore po ashtu, prerje politike të ndryshme pa diskutim, vijushmëri jetësore pa kurfarë të përbashkëte, fjalor e ligjërim me një diferencë të hatashme e kështu me rradhë.

E tani, të paktën zyrtarisht, përballë Ramës është Basha, që nuk ka nevojë për t`i renditur diferencat, që janë po aq të thella e të thikta sa në rastin e Berishës. Në një periudhë, u krijua si pa dashur ekuivalentimi i Bashës me Blushin, duke i vënë të dy përballë në panele televizive të debatit politik; dhe deri diku kishte një farë ngjashmërie, të paktën aparenciale. Por realisht, më afër Bashës do ishte Erjon Veliaj. Që të dy janë arsimuar në perëndim dhe vijnë si prurje të reja në dy partitë kryesore. Nuk janë në të njëjtën moshë, por ambicjet politike i kanë të ngjashme. Që të dy rezatojnë të nesërmen në politikë, shkruan autori, duke vazzhduar: E kështu pra, nëse vjen çështja për të vënë në një anë të peshores Bashën, do ishte gafë nëse në anën tjetër do vendosej Rama; gafë dhe e padrejtë, ndonëse rrjedhat politike i kanë vënë përballë. Në anën tjetër duhet të jetë Veliaj. Dhe këtu nis peshimi. Nuk duhet shumë stërmundim për të dalluar diferenca mes të dyve dhe në këtë përbashkuese.

Zh.

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Te kete edhe Veliaj njolla te tilla ne biografi si shperdorimi i 200 Milione Eurove per 50 km rruge, firmosja per faljen e 300km² det Greqise dhe te qenurit minister i brendshem ne nje godine nga ku u iniciua nje masaker e vertete ne 21 Janar?

Tung,

Blendi

Submitted by Albi (not verified) on

Autori mbase ka dashur te thote se Rama eshte ku e ku me siper Bashes, por duke thene qe Basha eshte i riu ne kete mes nuk ben gje tjeter vecse e ve ne pozitat qe Rama kishte perballe Berishes.

Nga ana tjeter, ju lutemi, mjaft i bete reklame atij Vilajetit mer se do ju talli nje popull. Nuk ja le Rama partine atij, po edhe po t'ja le nuk degjon kush budalliqet qe thote ai.

Submitted by Gjon (not verified) on

Ishte ky gazetari qe kritikonte te mbesen e Berishes se si shkruante shqip??? Po ky si shkruan shqip? Me ke apo me cfare mund te ekuivalentohet?   Po kjo si perkthehet ne shqip : ekuivalentohen duke u njesuar në ngjashmëri  ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.