Nano në ‘Krasta Show’: Pse nuk më sulmon Berisha? Ndoshta për të nuk jam i rëndësishëm

Në programin e fundit ‘Krasta Show’, në Agon Channel, ku i ftuar ish publicist Mustafa Nano, u fol për shpërthimet e tritolit nën shtylla tensioni të lartë dhe për sulmin që Sali Berisha i bëri së fundmi publicistit tjetër, Fatos Lubonjës, me anë të një shënimi në facebook. Nano nënvizoi retorikën e ashpër të Berishës, por nuk ish dakord me spekullimet e bëra në gazeta, sipas të cilave “është Berisha urdhërdhënësi i këtyre shpërthimeve”. “Unë nuk e besoj këtë version të shpjegimit të ngjarjeve me tritol; nuk mundem ta besoj; dhe sikur nesër të nxirreshin dëshmi që do të provonin se Berisha është urdhërdhënësi, faji nuk do ish i imi që nuk e kam kuptuar, por i Berishës që, në një rrethanë të tillë, do kish shkuar shumë larg për t’u kuptuar”, tha Nano.
Lidhur me sulmin e bërë në adresë të Lubonjës, Nano tha se nuk është kapur në befasi nga ky fakt; është një sulm në stilin e Berishës”. Por ai tha se është befasuar nga diçka tjetër: “Berisha flet për mirënjohje në atë shënim të hedhur në facebook, dhe të bën përshtypje që ai nuk i është pak mirënjohës Lubonjës për faktin që i është bërë krah gjatë tetë viteve të shkuara, në mos tjetër, duke theksuar pas çdo teprimi e zullumi të regjimit të Berishës se të gjithë janë njësoj”.
Pyetja e fundit e Krastës për Nanon ishte: “Berisha ka sulmuar një numër kolegësh tuajët. Pse nuk ju ka përmendur asnjëherë juve me emër e mbiemër?” Përgjigja e Nanos ishte: Kam filluar të mendoj se i nënvlerëson opinionet e e qëndrimet e mija.
Re.Pu.
Comments
ka dramen e vet dhe Muçi

ka dramen e vet dhe Muçi

I duhet thënë se ndoshta

I duhet thënë se ndoshta ndryshimi i ngjyrës së shallit mund t'i japë një shtysë Berishës që ta marrë pak më seriozisht.

Nano me se fundi ka kuptuar

Nano me se fundi ka kuptuar thelbin e ceshtjes - dhe duket se e ka fort zili hakerrimin qe i ka rezervuar Bisha Lubonjes. Me fjale te tjera sa do te deshironte i gjori Nano qe Bisha ti hakerrohej edhe atij ne po ate menyre.

Ka edhe pa- sinqeritet ajo qe thote Nano lidhur me ate cfare beson se eshte (apo s'eshte) ne gjendje te bej Bisha...pra te organizoje perdorimin e tritolit dhe cdo forme krimi per te demtuar kundershtatin politik, ........pasi duket ashiqare qe Nano tjeter gje mendon ne te vertete. Komenti i tij duket me teper si nje perpjekje per te fituar respektin e Bishes dhe vis a vis edhe hakerrimin e ketij te fundit si per Lubonjen

Per te adhur keq eshte komenti i Nanos ndaj Lubonjes.....pikerisht pasi ne thelb ka shume te drejte. Lubonja (me apo pa qellim) vertet i ka sherbyer shume mire Bishes ne 8 vitet e pushtetit Berishian. Por komenti tinzar i Nanos ndaj Lubonjes tingellon me shume si nje "cat fight" i ketyre primadonave te analisteve shqiptar. Sic dhe tingellon si zili e cmire e Nanos ndaj pozicionit te Lubonjes ne majen e kupoles se ANALISTAVE shqiptare.

Kjo ne fund te fundit mund te interpretohet edhe si kompleks inferioriteti i Nanos ndaj Lubonjes... dhe kjo duket fare qarte kur keta te dy jane ne Opinionet e Fevziut ne te shkuaren e larget.

Berisha flet për mirënjohje

Berisha flet për mirënjohje në atë shënim të hedhur në facebook, dhe të bën përshtypje që ai nuk i është pak mirënjohës Lubonjës për faktin që i është bërë krah gjatë tetë viteve të shkuara, në mos tjetër, duke theksuar pas çdo teprimi e zullumi të regjimit të Berishës se të gjithë janë njësoj

Lubonja eshte shume me lart se ty mor Muc, eshte njeri i lire e jo zedhenes i nje partie si ti apo si Cili nga ana tjeter. Nese nuk te ka pelqy realiteti qe pershkruan Lubonja, nuk eshte faji i tij.

Realiteti sipas perceptimit

Realiteti sipas perceptimit te Lubonjes nuk dmth se eshte realitet edhe per te te tjeret. Lubonja, partizani i statukose (pra i qendrimit te Berishes ne pushtet), faktiksht ka perceptim te rreme te realitetit. Pjesemarrja masive e njerezve ne zgjedhjet e 2013 tregon se ata as e kane vleresuar fare Fatosin ose as qe e kane ditur se Fatosi i ftonte ata te mos votonin. Ne kete prizem, te pakten Nano deshmon se eshte afer qendrimit te shumizes se votuesve shqiptare. Kurse shkakut pse Berisha nuk e permend Nanon, une i jap nje shpjegim tjeter: duke qene se Nano eshte i prire te kritikoje nje sistem qeverises, qofte i djathe apo i majte-gazetari duhet te jete ne opozite me pushtetin-ne njefare menyre Berisha konsideron qe heret e vone Nano do filloje kritikat ndaj qeverise(gje krejt e natyreshme), pra ne njefare menyre do ta kete ate aleat ne opozite.

I thote Miu Elefantit: "He de

I thote Miu Elefantit:

"He de qellome, he de qellome,se po mos te te shqyej mos me thencin me mi"!

Add new comment