Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Prizren, axhenda e nesërme

Axhenda e mbledhjes së përbashket nis me pritjen që në orën 11.00 kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci do t'i beje kryeministrit te Shqiperise ne hotel “Theranda”, e me pas do te nise me takimin e perbashket te dy kabineteve.
Mbledhja pritet te jete e hapur për mediat vetëm kur të mbajnë fjalën dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama, ndërsa më pas mbledhja do të vijojë me dyer të mbyllura.
Ne te pritet nenshkrimi i disa marrëveshje, mes të cilave nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve; nënshkrimi i marrëveshjes midis dy qeverive për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; nënshkrimi i marrëveshjes mes dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit europian. Gjithashtu janë dhe dy projekte për Preshevën; një propozim për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore për maternitetin e Preshevës dhe gjithashtu miratimin e një propozimi për krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin e Preshevës.
Zh
Comments
Ju urojm shum suksese te dy
Ju urojm shum suksese te dy qeverive, urojm qe ky te jet nje fillim i mbar.
ju mirpret hotel Theranda
Add new comment