INSTAT-i sërish “i pabesueshëm”. Ish-zv. ministri Rushaj: Po mashtrohet me të dhënat

Postuar në 09 Janar, 2014 13:37

Duket se as statistikat nuk i pajtojnë dy partitë kryesore politike shqiptare. Nëse dje, ishte opozita socialiste që akuzonte INSTAT-in se po mashtronte shqiptarët me të dhëna të fryra në funksion të mbulimit të krizës, sot janë opozitarët demokratë që akuzojnë sërish INSTAT-in se po gënjen, por në anën e kundërt. Problemi është ekonomia, për të cilën duket se i zë meraku të dyja partitë politike. Dhe janë të dhënat që janë përcjellë ato që nuk i lënë të qetë zyrtarët partiakë. Kësaj radhe është ish-zv. ministri i Financave Alfred Rushaj ai që ka lexuar akuzën ndaj qeverisë dhe INSTAT-it. “Skenari është i qartë dhe i lexueshëm. 3-mujori i tretë të dalë negativ meqenëse në drejtim kanë qenë demokratët, dhe nga 3-mujori i katër, pra nga 3-mujori që kanë ardhur në pushtet socialistët të fillojë optimizmi, të fillojë rritja, me një fjalë të ndrisë çdo gjë. Ne do paraqesim vetëm 3 fakte, së pari na del se 3-mujori i dytë, pra pranvera, paska patur turizëm më të madh se 3-mujori i tretë, që është 3-mujori i verës. Industria nxjerrëse e cila ka rritje të eksporteve me rreth 22 % në krahasim me të njëjtin 3-mujor të vitit 2012, çuditërisht del në rënie prej 4 %, së treti Prodhimi i Brendshëm Bruto 3-mujore, përgatitet bazuar në deklaratat tatimore, të cilat siç i dini mungojnë dhe për këtë nuk është marrë asnjë burim tjetër alternativ të dhënash”, tha ai. Si ta marrësh vesh të vërtetën atëherë? Një mundësi janë raportet apo të dhënat ndërkombëtare, por edhe ndaj tyre partitë qasen me interpretime të pjesshme në funksion të interesave të veta. Pak kohë më parë edhe deputeti socialist, Bashkim Fino kundërshtoi ndarjen e fondeve për njësitë vendore duke i cilësuar ato si të palogjikshme, pse planifikimi ishte bazuar mbi censusin 2011 të realizuar nga qeveria “Berisha”. Pra bazuar mbi një statistikë të pabesueshme. Paradoks në këtë drejtim është se e vetmja statistikë që partitë e demokracisë pranojnë është ajo e vitit 1989, apo edhe ato të kohës së Zogut, pavarësisht se për parime nuk falin as edhe një akuzë të vetme ndaj regjimeve të mësipërme. Mos vallë edhe statistikat u duhen dhënë të huajve, njësoj si me doganat, apo me mbikëqyrjen e firmave piramidale pas vitit 1997? Një lloj koncesioni që mund “t’u lejonte” shqiptarëve të merrnin vesh se çfarë bëhet në Shqipëri?

s.z

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Ore me ca merrej ky Gjergji Filipi para se te behej Drejtor i INSTAT?</p>

Submitted by Elv. Do. (not verified) on

<p>thuaje!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.