Opozita kundërshton statistikat e Ministrisë së Brendshme: “Nuk pasqyrohen të gjitha ngjarjet”

Postuar në 08 Janar, 2014 10:32

Partia Demokratike ka akuzuar sot Ministrinë e Brendshme për manipulim të opinionit me regjistrimin e ngjarjeve kriminale. Deputeti Arben Ristani deklaroi se nga ana e dikasterit të drejtuar nga Saimir Tahiri po mbulohen shumë ngjarje me synim pasqyrimin e statistikave pozitive në luftën ndaj kriminalitetit. “Në dhjetor, sipas burimeve zyrtare, kanë ndodhur dy ngjarje të rënda në Tiranë, një vendosje tritoli në një biznes në zonën e 'Pallatit me Shigjeta' dhe një grabitje me armë në zonën e Yzberishtit. Të dyja këto ngjarje që nuk janë pasqyruar në buletinet e policisë, ndërkohë informacioni nuk i është dhënë as medias. Fshehja e krimeve ka pasoja shumë të rënda publike. E para qytetarët e dëmtuar ndihen të tradhtuar kur shohin se ngjarja e rëndë ndaj tyre mbahet sekret, ndërkohë krimi vetëstimulohet edhe më shumë duke qenë se nuk bëhet publik aktiviteti i tij", tha Ristani. Ndërkohë MB-ja ka publikuar statistika krahasuese për kriminalitetin përmes të cilave ka arritur në konkluzionin e rënies së veprave penale në shkallë vendi.

Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=270491&ref=fp

s.z

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

<p>Mos na nxirrni me keto kriminele ne gazeta, berisha , basha ristani etj jane per ne burg ...nuk kane goje keto qelbesira te flasin as per rendin dhe as&nbsp;nje gje tjeter.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.