Çështjet e bujshme: Shtjefën Lleshi kalon në arrest shtëpie. Çështja “Gjika” transferohet në Tiranë

Postuar në 08 Janar, 2014 07:35

Dy zhvillime që lidhen me disa çështje shuëm të mediatizuara kanë ndodhur sot. Së pari Gjykata e Apelit ka lënë të lirë gjyqtarin e Pukës Shtjefën Lleshi , i përfshirë në hetime pas publikimit të videos nga “Fiks Fare”. Ndaj Lleshit është marrë masa “arrest shtëpie” deri në gjykimin e tij. Ndërkohë edhe çështja e ngritur ndaj Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka marrë kthesë. Kështu sot Gjykata e Vlorës ka vendosur  “të ndërpresë shqyrtimin e dosjes për kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika në Gjykatën e Vlorës, për ta transferuar drejt Tiranës në Gjykatën e Shkallës së Parë”.  E thënë ndryshe çështja e Gjikës do shikohet në Tiranë. Në seancën e zhvilluar në gjykatën e qytetit bregdetar, avokati mbrojtës i punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, Eleni Dardhës e cilësoi të paligjshëm vendimin, pasi nuk i është komunikuar palëve. Vendimi i sotëm për transferim të dosjes erdhi një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor, pa ndikime apo presione të mundshme ndaj gjykatësve.

s.z 

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Bravo Llesh...njerez si ty na duhen...me ne fund padrejtsia e u vu ne vend...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.