Tradhtia e besnikëve
Postuar në 02 Janar, 2014 04:54
Ardian Vehbiu
Në romanin fantashkencor Quarantine, të Greg Egan-it, ndesha në një situatë që më çoi mendërisht në kohët e spastrimeve të përgjakshme brenda kupolës totalitare. Nuk po hyj në hollësitë e fabulës së romanit – e ndërlikuar dhe e panevojshme për çka dua të parashtroj. Po them vetëm se një organizatë klandestine, The Ensemble, e kapi rob personazhin kryesor të romanit Nick Stavrianos, teksa ky përpiqej të depërtonte në një laborator super-sekret të organizatës, dhe në vend që ta hiqte qafe, e rekrutoi. Meqë romani është fantashkencë, rekrutimi u krye me mënyra neurologjike, dhe pikërisht duke instaluar njëloyalty mod në trurin e heroit. Ky mod e detyron Nick-un të ndihet absolutisht luajal ndaj organizatës, dhe t’i japë kësaj përparësi ndaj gjithçkaje tjetër në jetë. Me kohë, heroi ynë zbulon se ka edhe të tjerë, mes punonjësve të Ensemble-it, që janë rekrutuar kështu, dhe që kanë një loyalty mod të instaluar në tru. Këta bisedojnë mes tyre dhe arrijnë në një përfundim në dukje të çuditshëm: nëse detyra e tyre parësore është të mbrojnë Ensemble-in nga rreziku, atëherë ata e kanë për detyrë të luftojnë kundër drejtuesve të organizatës së tyre, ose pikërisht atyre që i rekrutuan. Pse kështu? Sepse këta drejtues nuk kanë loyalty mod në tru, çka do të thotë se, pavarësisht se e kanë themeluar, besnikëria e tyre ndaj Ensemble-it është rrethanore, labile, subjektive dhe nesër mund t’i kalojë një entiteti tjetër. Me një fjalë, drejtuesit përfaqësojnë rrezikun maksimal për organizatën, sepse ata mund ta tradhtojnë; ndërsa këta të tjerët, me loyalty mod të instaluar, nuk do të mundnin edhe sikur të donin. Kësisoj, është pikërisht besnikëria e verbër, e detyrueshme, e pakundërshtueshme ndaj organizatës, që i detyron të gjithë këta me loyalty mod të instaluar, që të komplotojnë kundër drejtuesve të organizatës. Paradoks? Natyrisht dhe, si çdo paradoks tjetër, i mbështetur në logjikë të hekurt. Situata më kujtoi, aty për aty, vendimin e kompjuterit Hal, te 2001 Odyssey e Clark-ut, për t’i eliminuar astronautët njerëz, pse këta përfaqësonin rrezikun më të madh për mbijetesën e kompjuterit në anije (meqë astronautët donin ta fiknin kompjuterin, pse ai nuk po funksiononte mirë). Mirëpo pastaj mendova se diçka e ngjashme, përtej metaforës së loyalty mod-it, ndodh me çdo organizatë hierarkike, para-kriminale, ku anëtarët e rinj rekrutohen në bazë të predispozitës për besnikëri të verbër, dhe i nënshtrohen tru-shpëlarjes ideologjike masive. Të tilla kanë qenë partitë komuniste – në Bashkimin Sovjetik, në Kinë… dhe në Shqipëri. Në Bashkimin Sovjetik, kupola drejtuese e dalë pas revolucionit të tetorit ishte një shportë karavidhesh: njerëz që ishin nisur nga drejtime të ndryshme, për të përfunduar bashkë; por që nuk i besonin njëri-tjetrit: Lenini, Stalini, Trocki, Zinovievi, Kamenievi. Përkundrazi, brezi i ri në Parti u rekrutua me kriterin e besnikërisë dhe iu nënshtrua tru-shpëlarjes; çka do ta bënte veçanërisht të ekspozuar ndaj manipulimit, prej Stalinit, gjatë spastrimeve të mëdha të viteve 1930. Siç ndodhi edhe më pas në Kinë me Maon dhe në Shqipëri me Enver Hoxhën, më i fuqishmi dhe më i pamëshirshmi mes krerëve të kupolës e kupton menjëherë se kolegët e vet nuk kanë loyalty mod ndaj Partisë, njëlloj sikurse as ai nuk ka; prandaj gjithsekush prej tyre mund të tradhtojë, në momentin kur e sheh këtë të arsyeshme për veten. Partiaku ideal, për kreun totalitar, nuk është ai që zgjedh mes alternativave dhe bindet me vetëdije për drejtësinë e vijës; por ai që nuk i shquan fare alternativat dhe që nuk mund ta shohë vijën veçse si të drejtë. Kjo mund të ndihmojë për të marrë vesh edhe si ndodh që lideri totalitar e kthen furinë e vet shfarosëse ndaj atyre që ka pranë – shokëve të armëve, kolegëve me të cilët ka fjetur në një dyshek prej kashte dhe me të cilët kanë ndarë të njëjtat mëkate kapitale: vrasje, vjedhje, spiunime, përdhunime. Përballë besnikërisë së verbër të masave të para-programuara nga sistemi, këta kolegë – ca të shkolluar në Perëndim, ca snobë, ca që e kanë parë “të madhin” në rrethana ku më mirë mos e kishin parë – këta kolegë pra, janë tradhtarë me përkufizim; nuk munden veçse të tradhtojnë; që nga momenti elementar i afirmimit të identitetit të tyre. Dukuria varet edhe nga natyra e besnikërisë: te Quarantine e Greg Egan-it besnikëria e atyre me loyalty mod ishte ndaj Ensemble-it, jo ndaj këtij apo atij personi; në Bashkimin Sovjetik të Leninit bolshevikët ende ofronin besnikëri ndaj Partisë ose shtetit – të cilën Stalini e shndërroi, hap pas hapi, në besnikëri ndaj liderit vetë. Edhe në Shqipëri, komunistëve u kërkohej besnikëri ndaj Partisë; madje edhe Enver Hoxha e ushqente kultin e vet duke u identifikuar, herë haptazi e herë djallëzisht, me Partinë. Te romani Koncerti i Kadaresë, rrokullima e ministrit të Mbrojtjes fillon që nga momenti kur ky jep urdhër të rrethohet me tanke “një komitet partie” – urdhër që oficeri hero Arian Krasniqi refuzon ta zbatojë. Kallëzimtari i romanit e kish kuptuar se, për ta pasur violinën e vet në sintoni me regjimin dhe humoret e Enverit vetë, e rëndësishme ishte të deklaroje besnikërinë ndaj Partisë, ose t’i provoje shefit tënd se loyalty mod-i, në trurin tënd, po funksiononte për bukuri. Në roman, këshillën ministrit të Mbrojtjes, për këtë gjest plateal anti-parti, ia pat dhënë Çu Enlai; edhe kinezët i bezdiskësh pa masë jo Enver Hoxha, as frika e këtij të fundit se mos kinezët donin ta zëvendësonin me një njerimë besnik (sërish ky virtyt!), por Partia; prandaj edhe ata, duke e rrethuar me tanke tempullin masonik të Partisë, kërkonin pikërisht të testonin besnikërinë shqiptare ndaj Ensemble-it. Duke qenë vetë komunist, Kadareja parapëlqente ta rrëfente Partinë, në prozën e vet, si një kastë kalorsiake, superiore, ku pjesa e nënujshme gëzon pushtet suprem ndaj asaj që duket mbi ujë. Enver Hoxha, në ato faqe ku figuron si personazh, nuk është veçse kujdestari i këtij institucioni mistik, ose murgu që ka për tagër të shenjtë ta mbajë flakën të ndezur, në dhomën e nëndheshme. Shqiptarët e rritur dhe të edukuar që nga vitet 1960 e këtej, e kanë pasur të vështirë, në mos të pamundur, të kuptojnë natyrën prej organizate sekrete, që kish mbijetuar pas fasadave burokratike të strukturave qendrore dhe periferike të PPSh-së. Kjo organizatë, e lindur në kushtet e pushtimit fashist të Shqipërisë dhe e detyruar të ekzistonte fillimisht në klandestinitet, nuk e humbi kurrë natyrën konspirative, karakteristike për organizatat klandestine; dhe pikërisht për këtë arsye historike mbeti edhe ajo e ndarë, deri në fund, midis një kupole me capi storici, pjesë e së cilës ishte edhe Enver Hoxha vetë; dhe një baze të shpëlarë trush, ose rishtarësh të zellshëm dhe syleshë. Organizata të tilla kanë gjithnjë një synim madhor; ai i PPSh-së nuk ishte revolucioni botëror, as kishte gjë natyrë metalurgjike (“maja e shpatës e klasës punëtore”), por ishte thjesht mbajtja e pushtetit, nga ana e kupolës; edhe besnikëria e kuadrove ishte veç një asset për t’i shërbyer këtij misioni. Prandaj edhe Enver Hoxhës i pëlqente që ta ushtronte pushtetin e vet absolut nëpërmjet konfirmimit të besnikërisë, së të tjerëve, ndaj Partisë; sepse Partia ishte instrumenti që e mbante vetë Enverin në pushtet. Mund të tingëllojë e tepruar, por unë kam përshtypjen se shumë prej nesh e kanë një loyalty mod të instaluar në tru, që në lindje, por të shkyçur (unlocked); dhe eksperienca jetësore vetëm sa ua përcakton se kujt ose cilit grup do t’ia kushtojnë besnikërinë e tyre totale. Dhe nëse është kështu, atëherë ka vend të pyetet, prandaj edhe do të pyesim, se ç’rol luan besnikëria, si virtyt praktik, në jetën politike sot në Shqipëri: kujt ia japim, si shfrytëzohet ajo, çfarë përfitojmë ne vetë, dhe cilët tradhtojnë. Një lloj akuze klishe, që e ndesh rëndom në komentet e lexuesve dhe në forumet e diskutimeve në linjë, sipas së cilës ky apo ai lider politik “ka tradhtuar”, duket sikur tregon se loyalty mod është gjallë e shëndoshë; në kuptimin që qeni mbetet kafshë besnike, edhe kur e ka humbur të zonë; dhe këtë nuk e them me të keq.
Nga blogu Peizazhe të Fjalës
Comments
Submitted by Dones del Espír... (not verified) on
PB, per cfare flet o njeri? Po ska as 10 15 vite qe eshte fut interneti ne Shqiperi. dhe perhapja masive erdhi vetem tani, gjate qeverrisjes Berisha me nismen dhe angazhimin e ketij per futjen e internetit ne shkolla dhe krijimin e nje rrjeti kombetar. (ja ja gjetem nje merite tjetet Berishes, per te kqijat boll ka fol Rama)
Eshte ende heret per te folur per nje problem... me duket se po shikojme thjesht skicat  e para te ujti qe del na rubineti. kur na vjen papritur se nuk jemi mesuar, edhe trembemi. perndryshe une vet nuk shikoj ndonje problem te madh me menyren se si komentohet. here ka nivel e here jo. pershembull ketu, pavaresisht animozitetit jane vetem fare pak komente qe kane fjale qe mund fare mire te kishin nje SINONIM.
problemin epersonalisht e kam me manipulimin e faqeve.  se nga manipulimi qe behet rrjedh edhe reagimi i komentuesit. faqet nuk percojne te verteta po dhe opinione te paanshme dhe kritike por mundohen gjithnje me nxjrr nje perfitim propagandistik. dhe Vehbiu ne kete rast ka qene karakteristik, sepse edhe mburret si i pavarur. kur eshte krejt e kunderta. nuk eshte asfare i ndryshem nga gjithe keta te tjeret, pa ofendim, perfshire MNanon  etj etj te cilet edhe i ka ironizuar ke blogu i vet.
po nejse... varja..
Submitted by Shpetim KUKO (not verified) on
Nga leximi qe i kam bere sistematikisht blogut te Ard Vehbiut di te them se eshte nje njeri shpirtkazme dhe manipulator, qe kerkon konsensus duke manipuluar, e qe nuk e fshen dot makuterine e vet per fame sado qe ruhet dhe kujdeset per imazhin ne menyre psikotike.
Kjo eshte eksperienca ime, e mire apo e keqe, e ka induktuar sjellja e Ard Vehbiut. Une u mundova me e shpreh ne menyren me te pranushme te mundshme, ne limitin e etikes.
Submitted by Antonios (not verified) on
Pemes me kokrra shume djemte e rrugices i bien me gurre...
Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on
Pema me shume kokrra mund te jete edhe GORRICE (nqs e di cfare eshte gorrica).....
Submitted by Gjon (not verified) on
Antonios,
Eshte nje shprehje qe perdoret rendom por pa efekt, imagjino efektin e saj nese eshte e thene nga nje nazistkin apo enverist etj.
Submitted by Antonios (not verified) on
Edhe per Gjon end Xhuxhumaku :
Le te diskutojme per 'goricat' dhe jo per 'pemen'...
Sikur persiatja e mesiperme te mos kishte te cilesuar emrin e autorit, si do te vepronim ?!... Kujt do t'i binim me 'gurra'?!...
Synimi i fjalise time nuk ishte per efekte te jashtezakonshme, por per terheqje vemendje, qe te mos i curremi si te nderkryer autorit si individ, por produktit te tij me argumenta...
Megjithate, respekt per mendimet ndryshe, dhe indinjate per 'dacibaot'...
Le ta nisim Vitin pa 'rrufe ne qiell te paster' !
Submitted by SHPERDORIM I FJ... (not verified) on
tradhetia e besnikeve
në kuptimin që qeni mbetet kafshe besnike , edhe kur e ka humbur të zonë; dhe këtë nuk e them me të keq.
ku je o peshkatari i internetit  shko tako zoterinjte qe te furnizojne me ide  se jeni duke punuar paralelisht
per te njejten pune.te gjithe  duket se  jeni te autorizuar e te certifikuar jo vetem nga shqiptaret por edhe nga nderkombetaret.
ne qente  e shqiperise e  duam zotin tone pavaresisht se ti nuk e thua me te keq se ai vec te tjerave na shpetoi nga qente e terbuar qe kishim mes nesh .por ja qe qente e terbuar kane  dale perseri ne pah qe jane shumuar perseri .
zoteri ka qener por ka edhe qener te terbuar.per besnikerine e qenerve te terbuar kur do te na besh ndonje shkrim tek ky bllogu yt" shperdorimi i fjales" sepse ai nuk eshte "pejsazh i fjales." qente e terbuar e kane emrin tradhetar.
gjej ndonje shoqate aty ku banon aktualisht  qe i kerkon me para te mire keto shkrimet e tua.nuk e di se sa para  ben duke punuar  por keto shoqata kerkojne njerez si puna jote ne se ti nuk je i autorizuar apo i certifikuar  te besh nga keto shkrime dhe atje do te  kuptosh se cili je ne te vertete,cilet jane qente cilet jane qente e terbuar  dhe cili eshte i zoti i qenerve.
ti me te zotin e qenerve je dhe bashke qytetar more qyqar.
pse sipas teje qeverite e gjithe botes nuk jane te ndertuara me te njejtat baza si dhe qeverite e vendit tone?
me vjen keq per ty por te gjithe ne komente i ke kunder.
mos u mundo te ngresh pesha te renda se do te keputesh mish e duhet te matesh disa here ne dite te dera e halese te  te shkoje>........................... mishi i keputur.
Submitted by Anonim (not verified) on
Lexoji ato librat e xhaxhait more cthone besnikeria eshte virtyt praktik sic e cileson ti apo pjese e personalitetit dhe e integritetit te njeriut qe sic thua ti pa te keq eshte qen.
Ta kane bere mire pyetjen c'eshte besnikeria? Por une po shtoj kur maredheniet midis njerezve rregullohen me ligje pse duhet te perdorim edhe ate virtytin praktik sipas teje qe quhet besnikeri?
Submitted by besnikeria e nj... (not verified) on
=== besnikëria e tyre ndaj ORGANIZATES  është rrethanore, labile, subjektive dhe nesër mund t’i kalojë një entiteti tjetër. Me një fjalë, drejtuesit përfaqësojnë rrezikun maksimal për organizatën, sepse ata mund ta tradhtojnë;====
meqe njerezit nuk e kane te njejte procesin e njohjes se botes kuptohet qe kultivimin e besnikerise do ta kene te ndryshem,por ne rastet kur njerezit e njohin boten ne te njejten shkalle  presupozohet se kultivimi i besnikerise behet pa shume diferenca  midis tyre.njohja e botes ,po ai procesi i njohjes ai eshte shkaku kryesor qe kultivon besnikerine
sepse njerezit dijne te bejne zgjedhjen.kurse kete rastin kur drejtuesit mund ta tradhetojne organizaten une nuk e marr vesh fare sipas teje drejtuesit tradhetojne dhe  anetaret mbeten besnike.te shkretet kane frike nga sindroma e kontrollit te perjetshem te besnikerise sepse kreret nuk kane loyalty mod dhe anetaret kane dhe si rrjedhim anetaret duan te komplotojne kunder krereve te organizates.nqs sindromi i kontrollit te perjetshem te besnikerise ekziston shkak eshte
niveli i ndryshem qe kane njerezit ne procesin e njohjes se botes qe ka mijera vite qe i ka skllaveruar e roberuar jo vetem ate nickun tend por miliona te tjere.
Submitted by anticensurë (not verified) on
njeriu në natyrën e tij ndahet në shumë e shumë grupe,aq sa dhe njerëz egzistojnë!!po ti ndajmë trash e trashë, kemi puritanët dhe jo puritanët!!
të pastërtit,puritanët janë dhe besnikët ndaj njëlloj mënyre jetese,ideollogjije,lideri etj,etj!
jo të pastërit,jo puritanët dhe jo besnikët nuk kanë asnjë lloj "gozhde" me të cilën janë të fiksuar dikund!nuk është plotësisht e vërtetë se nuk janë të fiksuar,janë tëfiksuar tek vetvetja tek mbijetesa!!
po ashtu dhe të pastërit,besnikët nuk është e thënë që gjithë jetën të mbeten besnik të të  njëjtës bindje.besnikëria mund të ndryshojë  me kalimin e kohës!
këtë e shpjegon mirë vehbiu!!si e thotë dhe ai vetë besnikëria ndryshon në bazë të rrethanave ose ndryshimit të bazës ndaj të cilës ka qënë shprehur besnikëria!!për rastin shqiptar të pas L II B kërkohej besnikëri ndaj komunizmit të bazuar në nacionalizmin shqiptar,besnikëri në altruizmin dhe rritjen e fuqis së shtetit shqiptar!!kur kjo bazë besnikërie ndryshoi,me kalimin e kohës,patëm dhe humbje/ndryshim besnikërie!deri tek e fundit ku besnikëria duhet të ishte në lidhje me një familje!!duhet të ishe besnik i familjes hoxha dhe i askujt tjetër!!vëndi dhe kombi nuk vlenin më!ideollogjia ishte vetëm një makiazh!!
shkrimi i vebiut si dhe shumë shkrime të tij është i mirë por gjithnjë me një anë të kubit të pa treguar të pa eksploruar ose të pa kapur prej tij!!ana që na intereson ne si njerëz të thjeshtë nuk është besnikëria ndaj të majtëve,të djathtëve,ndaj emrave të përvetshëm,ndaj të fortit a të mënçurit të momentit,por besnikëria ndaj të VËRTETËS/MIRQËNJES SOCIALE!ka shumë njerëz që nuk kanë besnikërinë e parë,besnikërinë ndaj liderit të rradhës,ndaj superfuqisë së radhës e kështu me rradhë!vehbiut o nuk i pëlqen o nuk ja ka ndjerë zërin thënjes së theçerit se"nuk ka miqësi të përjetëshme,por interesa të përjetëshme",ajo ka folur për shtetin,por një thënje e tillë mund të thuhet dhe për njeriun e thjeshtë!!"nuk ka besnikëri të përjetëshme por interesa të përjetëshme"!kjo e këthyer në një fjalë është mirqënja e njeriut,përparimi i tij!!çdo njeri duhet të jetë besnik i së vërtetës mirqënjes shoqërore!mirqënje ku përfshihet dhe mirqënja e tij!!po nuk u arrit një gjë e tillë "besnikëritë" e vebiut,nuk vlejnë asnjë lek!!
sa për atë që kanë goditur tërë kohën,të paktën në këtë artikull,vehbiun,ZGJEDHJEN E BESNIKËVE TË TTIJ,rrethin e tij,kanë të drejtë!pavarsisht se nuk jam një simpatizant i tij,përkundrazi më është antipatik,rastësisht fillova të shkruaj në blogun e tij për një artikull!shkruajta si e akm zakon!mu këthye me shumë "mirsjellje"(i dashur/i nderuar"duke më këshilluar që të ndërroja tonin e diskutimit!nuk duhet të isha agrasiv me bashkpuntorët o komentuesit e rregull të blogut të tij!ju përmbajta kësaj këshille por shpejt e theva,duke ju drejtuar direkt atij/personalisht!shkaku ishte se një nga bashkpuntorët e tij dhe komentuesit e rregullt shkruante me një gjuhë dhe më agresive se timja!!atij i lejohej por jo mua!!vebiu personalisht nxorri kthetrat e tij duke më paraqitur si të paedukuar,pavarsisht se vetë ai kundër çdo të drejte të autorit kishte ndërhyrë në shkrimin tim!kishte shkruar përgjigjen!pas një debati të shpejt dhe të shkurtër u mbyll "bashkpunimi"ynë!ky debat i shkurtër dhe i shpejt nuk u botua!!ndoshta e ka bërë për të mos më "dëmtar" mua!
blogjet e ramës, salës, vehbiut,sh ramës janë blogje duartrokitjesh!janë blogje për BESNIKËT,gjithë të tjerët janë thjeshtë me mendime të vjetëruara komuniste,janë njëlloj si njëherë e një kohë me mendime mikroborgjeze!!thjesht santazhimme mbi bazat e thënjes së bukur dhe proverbiale të filmit "mëngjeze lufte","penalltinë do ta gjuaj unë,topi është timi"!!shkruaj si të them unë se blogu është timi!!shkruaj si shkruaj unë,më duartrokit mua dhe do të jesh nga BESNIKËT E MI!do të kesh të drejtë të shkruash!!
për mua është një kafshatë që s'kapërdihet!mirë a keq është mendimi tim!mendim që më ngrë a më ul!mendim për të cilin unë mbaj përgjegjësi!mendim për të cilin këmbngul përsa kohë mendoj se kam të drejtë,por falenderoj debatuesin nëse më bind se e kam gabim!
vehbiu nuk është i detyruar të përgjigjet për të gjithë komentet,si e përmënd dikush,ai duhet/mund të debatojë me persona që janë në kundërshtim me mendimin e tij ose të zhvillojë/shtjellojë mendimin e tij me persona që e mbështesin!!nuk është detyra e tij si "mikpritës"tu këthejë përgjigje të gjithve!!
pavarsisht se në disa raste e kam mbështetur në shkrimet e tij ai për mua është gjithnjë një person me karrakter të dyzuar,me një edukatë të shtirë!njëlloj si rama dhe ai po u kap në gabim,nuk ka aftësinë të kërkojë falje,por përdor çdo metodë për të fituar!!
Submitted by Selim (not verified) on
Vehbiu eshte mish teper i forte per dhembeshkulurit analfabete,  hordhite sharlatane e taborret anonime te blogosferes. Mjerisht ne alb-pazarin oriental duhet paguar nje haraç i dhimbshem per te qene mendimtar elitar: sharje, perbuzje, denigrim e shpifje te gjithefarellojshme.
Eppur si muove: nuk eshte kollaj te kuptohet stili i sofistikuar i Vehbiut, po pikerisht per kete eshte aristokratik. Meditoni pak me shume!
Submitted by Eduardo (not verified) on
Selim- e shihni as i pa end jeni? Si e dini ju që Vehbiu është i fortë për dhëmbëshkulurit? Jeni ju vetë dhëmbëshkulur analfabet? Na keni lodhur me këtë Vehbiun që tashmë në dekadën e tij të gjashte të jetës merret me gjëra që u mbrohin komplekset të rinjeve që sapo kane hyrë në pubertet. Nuk mbrohet Vehbiu duke sulmuar njerëzit që nuk e kuptokan, por duke u marre me produktin e Vehbiut dhe pse nuk po "shitet" ai produkt. Pyeteni ju dhe Vehbiu veten mos nodshta problemi është të ju dhe bullshiti juaj!
Submitted by anticensurë (not verified) on
dhe ti duhet të jesh aristokrat me sa duket!!
apo thjesht gjysëm aristokrat,vetëm e kupton!?
shko mor .....,shkruj ndonjë gjë që të kuptohet dhe jo kështu bardhë fare!!
Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on
Per Zotin, or ti Selim, une po te kisha pas dy by.the njeren do ta kisha care tani, por meqe kam vetem nje po e mbaj se me duhet........
PS. Jam i vetedijshem per permbajtjen jo fort te fisme te ketij komenti, por po i bej nje thirrje moderatorit (moderatoreve), qe ashtu sic fshijne komentet e tipit me siper, le te mos na hapin barkun edhe me kesisoj komentesh puthadoresh deri ne neveri......
Submitted by Gjon (not verified) on
ne alb-pazarin oriental duhet paguar nje haraç
Me fal, por kur lexova kete shprehje te shkruar nga dikush me nofken Selim ne mbrojtje te dikujt tjeter qe quhet Vehbiu,  me erdhi per te vene buzen ne gaz.
Kaq te pamundur e ke qe te artikulosh mendimin tend pa e kthyer ne nje perzierje fyerjesh te rendomta.  Te pakten beju origjinal zgjidh nje metode revolucioni kulturor pak me ndryshe nga ajo e stilit kinez.
Nese te servirin mishin e forte ne pjate dmth. qe guzhinieri nuk eshte i afte ne zanatin e tij e nuk eshte çeshtje dhembesh por gatimi.
Eppur si muove (por edhe  e pur si muove) nuk eshte thene nga ai qe kujton ti, por nga Giuseppe Baretti...aaah kjo kultura ne emrin e se ciles behen kaq mekate.
Submitted by Anonim (not verified) on
ky eshte  puritan i autorizuar
Submitted by Elv. Do. (not verified) on
ca puritani mer... ?
ky po do me tregue se te gjithe kane nje lojaliti mod, keshtu qe te ndihet i lire te deklaroi edhe vet kojalitetin e vet.... sikur nuk e kena kuptue ne....
Submitted by dhembeshkuluri (not verified) on
stili i sofistikuar i vehbiut eshte i vlefshem per ata qe i thone kembes dore me te cilet ne kemi te ndertuar nje republike te tere ne udheheqje te te cileve qendrojne qeverite me tatuazh dhe perreth tyre unaza e dyte me mish keputurit e bllokut qe jo vetem injektojne artificialisht urrejtjen por shikojne edhe se sa kundershtare u jane shtuar listave te vjetra pra sa te tjere kane tradhetuar.ne dhembeshkulurit nuk mund te kuptojme as prostitucionin e kadarese e as te mesuesve te M-L qe na kane bindur thelle se ndryshimet ne shqiperi jane aq siperfaqesore sa nuk eshte prekur fare thelbi rreth te cilit gjuan me gur ky aristokrat .
ne shkojme drejt te shkuares  o vehbi pavaresisht se gazeta reSpublikata boton ty kete shkrim ne emer te lirise se shtypit
Submitted by Anonim (not verified) on
o selman-sali-selim
te behesh mendimtar elitar nuk varet nga cfare shkruajne bllogmenet por varet se si shkruan per bllokmenet qe ky zotnia nuk i ka me qejf.jane te ndara gjerat  ne gjithe boten shumica shtypin rrushin pakica pijne mushtin.kjo eshte e vertete dhe per alb pazarin tend.ne 1990 inisiativa per ndryshime erdhi nga njerez qe sot jane ne pushtet qe prej 23 vjeteve dhe nuk erdhi nga ky zotnija me siper apo dhe ti selim.te gjithe keta politikane vec nanos nuk kane lene gje pa thene por ky vehbiu ka hyre me thelle akoma.nqs situata eshte e njejte pas kaq shume vitesh pse nuk artikulon qarte ky akuzat e tija sepse historia ndoshta perseritet.ku e gjen ky gjithe kete trimeri te akuzoj  duke qene se dhe krahu kundershtar i kesaj organizate nuk eshte as me shume e as me pak i paperlyer pa ardhur ne pushtet fare.po qe shqiperia ka qene gjithe jeten nen influencen e koalicionit antifashist boteror dhe cdo vendim ka miratimin e ketij koalicioni dhe ti si i pafuqishem qe je atakon enver hoxhen por nuk atakon dot koalicionin antifashist.plus qe per gjithe ata antifashist
shqiptar ti i akuzon pothuajse si  terroriste.pse ata qe donin te pushtonin shqiperine dhe te trajtonin shqiptaret pa garanci nuk ishin terroriste.?
ti je aventurier mor djalosh bashke me selimet e nderhyrjes se shpejte ne internet.
une nuk jam ekstremist por shqiptaret sot jane ne nevoje te madhe per ndihme sepse ata qe  mohuan gjithshka nga hoxha salamandrat kane debuar jashte shqiperise 2 million shqiptare duke i lene ne meshire te fatit dhe duke tejkaluar te ashtuquajturin aktivitet kriminal te enver hoxhes sipas teje me mijera here saqe nuk ka as gjykate shqiptare e as nderkombetare ti marre ne dorezim per gjykim.duke mbajtur pjesen tjeter te shqiptareve te skllaveruar deri edhe pa buke.....
por po ta them hapur se koalicioni antifashist boteror nuk te pyet as ty vehbi as ty selim dhe as brithyeret qe shfaqen me komente tek tuk neper site per vendimet qe merr per shqiperine e per shqiptaret te cilet ti i konsideron si materie inorganike.koalicioni antifashist boteror eshte shpresa e vetme per shqiptaret e lene ne harrese.
Submitted by TA MBASH ME SHE... (not verified) on
komentuesit kane komentuar per tradhetaret e shqiperise qe prej kohes kur ata jane evidentuar si te tille.
komentuesit nuk u thirren neper gjykata te te shikonin vete akuzat qe rendonin mbi tradhetaret sepse nuk e kishin nje mundesi te tille qe sot te japin deshmi brezave se ata nuk kane qene tradhetar apo kane qene tradhetar,por ata komentojne me aq sa dijne.meqe ti di me shume komentuesit reagojne se edhe ti nuk ke qene aty tek ato grupet klandestine sic i cileson ti qe prej shfaqjes se tyre e deri ne zhdukjen e tyre dhe ti tani shfaqesh si zoterues i vertetes se pakundershtueshme qe historia ka qene ajo ashtu sic e paraqet ti.
efektivisht ti ja fut katundit i themi ne dhembshkulurit se ti nuk disponon fakte por vetem llafe pazari(alb pazari) e thashetheme duke u bere i pabesueshem dhe kjo pabesueshmeri te rendit ty me edi ramen me kocokokedhimen dhe
partine e biznesmeneve te paracaktuar,te autorizuar,te parazgjedhur per te vjelle duke dhene keshtu imazhin qe kategoria juaj do te krijoje, per aresye qe i dini ju. eshte e drejta jote te shkruash dhe e drejta e komentuesve te komentojne secili me huqet e tij.a e shikon se as enveri,as saliu as nano ,as edi asnjeri nuk i duron sharjet qe i dhembin shume selimit?po ti pse shan te tjeret me metoda te terthorta bile edhe i akuzon per ato qe sipas teje i takojne?
ke lexuar ndopak per historine e shteteve,per institucionet e shteteve per kushtetutat etj etj per shtetin?
cfare shteti do te kishin ndertuar me mire ballistet,zogistet se shteti i enver hoxhes?
po balli,legaliteti a nuk e nisen veprimtarine e tyre nga konspiracioni,a nuk kishin keto organizata qellim marrjen dhe perdorjen e pushtetit si pushtet i familjes si saliu sot?
ti je xheloz me zgjedhjen qe bene shqiptaret duke kerkuar me pak lumturi e me shume siguri,me shume paqe,me shume dinjitet.garancine qe dha enveri shqiptareve per jeten nuk  do tua siguronte asnje prijes tjeter.
Submitted by Anonim (not verified) on
pse je ti dhe gazeta reSpublika te pabesueshem?
ti e more vesh per 29 nentor sec ndodhi ne varrezat e kombit u rishfaq PORTRETI I ENVER HOXHES
ti e di qe kryeminister eshte rama i cili ne 1991 shante me shume mllef enver hoxhen dhe ky ishte ne varreza.
keto dite shfaqesh edhe ti me keto shkrime ne kete gazete qe perkthehet republika nga nje gjuhe e huaj
dhe i rreshtohesh sales ballit legalitetit me akuza per majen e piramides para 1990 dhe gjithe bazes se kesaj piramide qe i ka ende familjaret e brezat e tyre gjalle.
ti e di qe xhaxhi saliu dhe pd si dhe gjithe xhaxhet e te majtes dhe ps po  bejne cte duan me shqiperine e me shqiptaret
dhe ne rrugen e tyre per permiresimin e buxheteve financiare familjare i kane tejkaluar ato krimet sipas teje te enverit
por ty te ka mbetur mendja tek enveri sepse ti ne nje kohe qe sala eshte ftohur ne tajare dhe ps qe kerkon ta shpetoje salen  nuk ta kane mbushur akoma mendjen si forca politike regresive abuzive antipopullore,ne kete kohe ti ben nje thirrje paralelisht me te gjithe te tjeret se besniket qe tradhetuan po rishfaqen ose tradhetaret e besnikeve po rishfaqen.
23 vjet ti dhe soji yt patet aq shume kohe tu tregonit gjithe shqiptareve e botes se enveri ishte shkaku kryesor i vuajtjeve tona.
ceshte bere 23 vjet?
pse te mundon kaq shume e kaluara qe per ty eshte mjaft e hidheruar kur njerezit e shqiperise(SHUMICA)
jane te helmuar nga helmi i demokracise 23 vjecare shqiptare dhe po durojne te vere nje njeri doren e ti nxjerri nga kjo gjendje.por nga ky krah nuk para degjon ti se per ty mileti injorant nuk duhet te merret fare ne konsiderate .
Submitted by Elv. Do. (not verified) on
o komunist,
Vehbiu me kete shkrim debilesk po ju ben juve komunisteve nje sherbim te madh... po lere... lere se spo e kuptoni... varja.
Submitted by Kall Drëmi (not verified) on
Vehbiu ka mendje te ndritur, per mendimin tim.
E lexoj me deshire dhe kuriozitet, sepse I vleresoj perzgjedhjen e gjuhes se perdorur dhe temat e prekura qe shpesh me provokojne te mendoj ne nje mënyrë apo tjeter.
Ne gjera te caktuara mendimi im ndryshon me te, sic ndryshon mendimi im nga mendimi i tim ati, tim vellai apo komshiut tim.
Kjo nuk e ben ate kriminel. E kunderta.
Kjo, per mua është vlera e tij.
Submitted by Dilan (not verified) on
Ardiani thote: "Mund të tingëllojë e tepruar, por unë kam përshtypjen se shumë prej nesh e kanë një loyalty mod të instaluar në tru, që në lindje, por të shkyçur (unlocked); dhe eksperienca jetësore vetëm sa ua përcakton se kujt ose cilit grup do t’ia kushtojnë besnikërinë e tyre totale."
Sakte Ardian, shume nga ju e kane te instaluar qe ne lindje loyalty mod, por jo te gjithe. Une nuk kam qene besnik dhe as do jem kurre i askujt. Per klasen politike te shkuar(komuniste) dhe kete te sotmen me vjen vetem peshtire. Per mua si person, Berisha, Rama, Meta, Basha and company nuk vlejne asgje, jane thjesht qenie te peshtira qe une rastesisht i kam pare ne tv, vlen shume shume me teper nje kalimtar i cfardoshem ne trotuaret e Tiranes. Mos i mendo te gjithe njerezit si veten tende Ardian.
Pages
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.