Armir Taraj, mesazh falenderimi publik Gergj Metës

Postuar në 03 Janar, 2014 07:40

Duke qenë se para disa kohësh u bëra pjesëmarrës në një mini-debat me Dom Gjergj Metën ku unë dhe të tjerë ankoheshim për mungesën e zërave të moderuar në komunitetin katolik shqiptar në çështje të marrëdhënieve me komunitetin musliman, e ndjej si obligim ta falënderoj Gjergj Metën tani që ai ka shprehur qartësisht dhe pa ekuivok një nga mesazhet më të forta në mbështetje të bashkëjetesës fetare në Shqipëri. E kam fjalën për shkrimin e tij të para ca ditëve, “Europa e ‘krishterë’ dhe Shqipëria ‘myslimane’”. Në këtë shkrim Gjergj Meta u përgjigjet zërave të disa politikanëve, ndoshta Ilir Meta, por edhe kryeministri Edi Rama ditët e fundit, si dhe të tjerë miqve të tij, të cilët ia faturojnë mohimin e statusit kandidat nga BE-ja faktit se ne jemi vend me shumicë muslimane. Gjergj Meta i vë fre menjëherë këtij debati hutues duke e bërë fare të qartë se fajet për mos marrjen e statusit nuk i ka aspak përbërja jonë fetare e prezenca e Islamit mes nesh, por i ka plotësisht dhe pa asnjë dyshim kasta jonë e dështuar politike. Arsyeja pse e falënderoj Gjergj Metën dhe e konsideroj shkrimin e tij si një nga më të mirët të viteve të fundit është sepse ai jo vetëm tregon sinqeritetin dhe njerzillëkun e munguar tek shumica dërrmuese e  liderëve tanë fetarë e politikë, por ai me këtë shkrim arrin dy gjëra shumë të vyeshme e të domosdoshme për diskursin tonë publik. Së pari, nga pozita e një lideri fetar mjaft të respektuar katolik shqiptar, ai kundërshton me forcë diskursin anti-islam që nxjerr kokën herë pas here në mediat tona, si nga individë të komunitetit të krishterë, dhe atij laiko-ateist. Me këtë ai kryen një shërbim të paçmueshëm ndaj bashkëjetesës sonë fetare. Së dyti, ai ua bën të qartë politikanëve tanë se ne nuk mund të gënjehemi kaq kollaj dhe nuk pranojmë që ata të na shesin përralla të tilla me ngjyrime fetare për të maskuar dështimet e tyre katastrofike dhjetra vjeçare ndaj popullit shqiptar. Kjo është një thirrje syçelëse ndaj çdo qytetari shqiptar që të mos pranojë justifikime të tilla bajate nga ata që e kanë marrë përsipër të na përfaqësojnë por që vetëm se na zhgënjejnë, vazhdimisht e pandërprerë. Rëndësia e shkrimit të Gjergj Metës del në pah edhe më fort nga kontrasti me shkrimin e një lideri tjetër fetar katolik të vetëm disa ditëve më pas, atë të Dom Lush Gjergjit, kreut të Kishës Katolike në Kosovë, me titull “Krishtërimi historik dhe aktual në Kosovë”. Me fjalët e një kritike që i bëri këtij shkrimi forumi musliman E-zani: “Janë vetëm disa nga rastet e ndërhyrjes së Kishës katolike të Kosovës në sferën publike, identitare dhe politike, në shkelje të hapur të laicitetit, shtetit, bashkëjetesës ndërfetare, e cila duhet të bazohet mbi laicitetin, të trashëgimisë kombëtare që vjen nga themelet e shtetit shqiptar gjatë rilindjes, të konceptit të kombit të përpunuar nga rilindësit shqiptarë etj. Ajo shkel gjithashtu kompromisin fetar, që, megjithëse i pashkruar, nuk do të thotë se është fantazmë. Asnjë komuniteti fetar nuk mund t’i tolerohet monopolizimi i vlerave laike të shqiptarizmit, aq më tepër përjashtimi komuniteteve të tjera nga këto vlera të përbashkëta. Jemi shqiptarë përtej besimeve fetare dhe kemi disa simbole e karakteristika që i mbivendosen feve tradicionale. Përkundrazi, Kisha katolike e Kosovës pretendon haptazi superioritetin, autoktoninë, vjedhjen e identitetin shqiptar.”Prandaj edhe njëherë e falënderoj publikisht Dom Gjergj Metën për shkrimin e tij frymëzues i cili më bën të ndihem krenar që kam bashkëatdhetarë të tillë të krishterë dhe më bën të ndihem i qetë që bashkëjetesa jonë fetare ka mbrojtës kaq të mirë. P.S. Unë nuk jam përfaqësues i asnjë organizate apo shoqate muslimane dhe nuk marr përsipër të flas në emër të gjithë shqiptarëve muslimanë. Ky shkrim dhe ky falënderim është thjesht opinioni im personal si besimtar dhe aktivist musliman shqiptar.  Armir TarajNju Jork, Tiranë

Comments

Submitted by alidemsi (not verified) on

...........Në këtë shkrim Gjergj Meta u përgjigjet zërave të disa politikanëve, ndoshta Ilir Meta, por edhe kryeministri Edi Rama ditët e fundit, si dhe të tjerë miqve të tij, të cilët ia faturojnë mohimin e statusit kandidat nga BE-ja faktit se ne jemi vend me shumicë muslimane...........

I nderuar Armir...! Dom Gjergji, nuk e ka shkruar kete shkrim, per tju kundervene Metes, Rames, apo dikujt qe ka shenjuar, ekstramismin evropian per mosmarrjen e statusit.....jo, jo, jo.... nuk i paske kuptuar fare... Edhe Rama po ne te njejten vale me te ka qene, kur ka thene se bashkejetesa fetare ketu tek ne eshte nje pasuri kombetare dhe nje shembull per tere Evropen, dhe sikur vetem per kete te na prannonin, doo te ishte fitore per Evropen dhe jo per ne....

vete mospranimi i Turqise, per afro 20 vjet, eshte nje deshmi e qarte per kete ekstremizem fetar qe ka kapluar Evropen.... Po ta shikosh me vemendje... vendet qe kane mbetur jashte saj jane Shqiperia, Kosova, Bosnja, dhe Maqedonia..... shtete ku ka nje perqindje te madhe muslimanesh.... dhe me vrap, pranuan sllavo-ortodokset, qe ishin ku e ku me ne.... dhe me e bukura hapen bisedimet e pranimit me Serbine, diten kur u zbulua varri masiv me Shqiptare ne Rashke... Besoj se komentet e tjera jane te teperta... Le ti bienlegenit ata evropianet se ne akoma nuk i kemi plotesuar kushtet... ne prape bisht qeni do te mbesim... ja erdhi Greqia ne krye te BE dhe ne kundershtim me ate qe kiishte thene me pare, ne deklaraten e pare Samaras tha qe ne nuk e kemi proiritet zgjerimin.... e atehere, ç'na torolisni kot me te tilla pallavra...????

Submitted by alidemsi (not verified) on

Submitted by Epiroti (not verified) on

Ky fare ''aktivisti musliman'' eshte nga ata qe rekrutojne jihadist per ne Siri sebashku me koleget e tij te tjere ne Tirane me ALia Nohen dhe Ilir Hoxhollin. Une jetoj ketu ne NY te SHBA-se dhe aktivitetit i ketij nuk lidhet aspak me islamin shqiptar apo me besimet e tjera shqiptare. Thjesht ky eshte kobure qorre qe e perdorin si karrem apo per te mbuluar pislliqet e padroneve te tij. Gjergj Meta nuk ka nevoj per qurrashe sepse eshte burre qe di te flas dhe shkruaj me maturi e jo me ''lajka'' sikur femijet e klasave te ciklit te ulet ''leter urimi'' per mesuesen e tyre ne diten e 7 marsit.

Kjo leter eshte ''plumb qorr'' mbas deklarates ne gazeten Illyria (ku edhe Armiri shkruan) se DOn Lush Gjergjit mbi sundimin e kishes katolike mbi te gjitha besimet fetare ne Kosove pra, kur ''aktivisti'' (apo veprimtari ne shqi) nuk qellon dot mbi Lushin kerkon te ''mashtroje'' Gjergjin me karamele. Jetojme ne nje Bote ku ka pjese per te gjithe edhe per Intelegjentin edhe per debilin.

Submitted by Anton N (not verified) on

Pershndetje zotni Cukali dhe z Nano. Dua te falenderoj Koloreton per punen e madhnishme qe ban ketu si moderator.

Persa i perket ktij far shkrimi une mendoj se nuk e ka nevojen me u ba publike ke Respublika per arsye se vete personi qe e ka shkrujt ka mansi mendore e her i mshon potkoit e her kundres por kurre nuk e godet gozhden. Ky far studenti qe si zevzek grindej si kuder me rektorin dhe meshtarin e ndritun A Ndreca dikur, para nji muji i shkrunte Redaksise se gazetes Illyria ne facebook per mos me publiku deklaraten e Kryetarit t'muslimanve ne Kosove kundra rekrutimeve per me luftu ne Siri dhe i bante avokati grumullimit te tyne per me luftu atje. Ky asht njeri me dy ftyra. Sot po ashtu ju publikoni denimet qe Maqedonia ka me ja dhan ktyre rrebelve qe shkojne ne Siri. Un them se ky asht ma i rrezikshem dhe meriton dyfishin e tyne madje me ja hjek edhe pashaporten shqiptare.

Sdi qka me shkrujt ma po du me ja kujtu ktij far Armiri fjalen e Dr A Ndreces, O gdha.

Submitted by Turi (not verified) on

Nga shkrimi i Dom Gjergj Metës dhe nga mbështetja që i jep Armir Taraj në këtë koment dhe nga disa komentues vihewt re se shumë pak e kuptojnë Evropën. Evropa ka problemet e veta, Evropa ka frikë nga ne, nga turqit, nga myslimanizmi. Këtë frikë e vërej edhe në Shqipëri. Asnjë gazetë shqiptare nuk guxon të botojë një shkrim ku kritikohen disa nga veset negative të myslimanëve në përgjithëse, ku hyjnë edhe myslimanët shqiptar. Për hir të tolerancës fetare ne lejojmë zhurma të përditshme mbi trojet shqiptare, të myzeinëve që piskasin në fenë e turkut, sikur kanë shpikur rrotën. Ner si shqiptarë e kemi pranuar tolera¨ncën në kurriz të vlerave kristiane e demokratike të një shoqërie. Askush nuk del hapur me iu kujtua myslimanëve shqiptarë hipokrizinë e tyre, që bërtasin me altoparlantet e kaurit (se myslimanët as edhe një gjilpërë, si ne shqiptarët, nukk janë në gjendje ta prodhojnë), në kohën kur edhe zoti vetë po t'i dëgjonte do ju thonte: boll më, mjaft më se më shurdhuat! Edhe në Egjipt e nxorrën jashtëw ligjit një parti islamike, Vëllazërinë myslimane, kurse në Shqipëri nuk guxojmë as t'u themi, bërtitni sa të doni, por mos na shurdhoni ne. Bërtitni brenda objektit fetar dhe jo jashtë tij, se po na ktheni prapa në kohë. Kështu që Dom Gjergj Meta apo Armir Taraj, të bërtasin e të çirren në Amerikë apo në vendet e Evropës, nëse i lejon kush me bërtitë, e jo në Shqipëri. Prandaj Evropa ka frikë, se edhe katolikët shqiptarë kanë mentalitet islamik, në emër gjoja të tolerancës. Kur diçka është keq, ne si shoqëri nuk duhet të frigohemi të ngremë zërin, dhe feja islame bën keq që bërtet se nuk të fut kush në Evropë po bërtite! Rama e Meta nuk ekzagjeruan gjë, përkundër Berishës që gënjente dhe na futi në Konferencën Islamike, nga ku duhet të dalim, ata teguan të vërtetën: Evropa nuk na do se jemi muslimë! Flitet se 90% e popullsisë holandeze janë shprehur kundër asocimit me Shqipërinë të BE-së. Dhe kjo është e frikshme. E ne nëse duam të integrohemi, duhet ta marrim këtë situatë seriozisht, të mos ua hedhim fajin atyrer Evropianëve, se fajin e kemi vetë. Kur holandezët dhe të tjerët shohin se për Bajram hahet havllë e ardhur nga Stambolli e bllokohen sheshe e rrugë ku myslimanët falen, ata mendojnë se ne jemi komb pa dinjitet, që përdhosim veten kështu në fenë e turkut, dhe ndjehen keq, nëse ne bëhemi pjesë e komunitetit të tyre. Ata mendojnë se ne me sjelljen tonë, nuk i përkasim Evriopës, prandaj edhe na refuzuan dhe ka gjasa se do na refuzojnë përsëri. Se edhe ne po sillemi si arabë, në vend që të reflektojmë e të ndalim zanin shurdhues të xhamive dhe t'ua mbushim mendjen holandezëve dhe të tjerëve se ne shqiptarët nuk jemi islamikë e fundamentalistë dhe nuk jemi të rrezikshëm për vendet e Unionit!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shqiptart mbajne dy luge, nji luge ne doren e djathte dhe nji luge ne doren e majte. Pra shqiptart done me hanger me dy luge. A kan per te ia dale?!?

Submitted by Titi (not verified) on

Ashtu mendoj edhe une si Turi. ne duhet te braktisim fene e turkut dhe te perqafojme fene e Papes. Por njekohesisht duhet te shikojme veten tone ne Pasqyre dhe te kuptojme se te gjithe si komb duhet te bejme nje operacion plastik, perfshi ketu edhe katoliket sepse edhe keta e kane surratin e zi dhe lekuren si sholl kepuce. Te lyejme floket me boje te verdhe ose te bejme transplantim te tyre, te nderojme gjithska sepse jemi 100% ndryshe nga ata. SHikoje surratin e Jozefina Topallit, kjo duket sikur te jete marokiene, shikoje surratin e Liri Berishes, kjo duket sikur eshte kineze. Shikoje surratin e Edvin Rames, duket si vella binjak i Erdoganit. Shikoje surratin e Ilir Metes, duket sikur te jete vellai i Ariel Sharonit ne Israel. Pra, si me islam edhe pa islam ne jemi ndryshe nga Evropa.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Me islam ne jemi ndryshe nga Evropa.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.