Konçesioni i Rinasit dhe pesha e rëndë e biletave bien gjithnjë e më shumë në sy

Pasagjerët shqiptarë gjithmonë janë ankuar për çmimet e shtrenjta të biletave ajrore nga aeroporti i Rinasit. Gjithnjë e më tepër ka rënë në sy kjo, pasi pasagjerët bëjnë krahasimin me fluturimet nga vende të tjera. Arsyeja e mbajtjes së çmimeve të shtrenjta është se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” administrohet nga një kompani gjermane për një marrëveshje koncesionare prej 25 vjetësh, në bazë të cilës qëndron edhe kushti që Shqipëria të mos hapë tjetër aeroport civil ndërkombëtar gjatë kësaj kohe. Kështu, aeroporti mban taksa të larta aeroportuale për të gjithë kompanitë ajrore, të cilat çmimet ua mbartin më pas në bileta pasagjerëve, pasi nuk ka konkurrencë. Të përfshira në biletë, pasagjeri i Rinasit ka taksën aeroportuale 19 euro, taksën e ngritjes së avionit 12 euro dhe atë të uljes së avionit 9 euro, plus koston e shtuar të karburantit, i cili në Shqipëri është 25% më i shtrenjtë se në Europë. Këto janë disa prej arsyeve, thotë A 1 Report, se përse shtetasit shqiptarë kanë nisur gjithmonë e më shumë të prenotojnë fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, jo vetëm për destinacionet drejt Europës, por edhe drejt kontinenteve të tjera. Por ndërkaq, konçesioni i Rinasit, firmosur nga qeveria Nano, vazhdon të shtrydhë udhëtarët.
a.k
Comments
Ky eshte lajm qe duhet

Ky eshte lajm qe duhet kerkuar me shume. Nuk jane veten udhetaret qe po shtrydhen. Monopoli po ndikon ne turizmin shqipetar. Aeroporti i Korfuzit ka me shume levizje se Rinasi/Nene Tereza. Media duhet te juaj rolin e saj qe kjo situat te ndryshoj sa me shpejte.

Respekt

Lui

Bemat e Fatos Nanos se

Bemat e Fatos Nanos se alkolizuarit dhe psikopatit Berisha do te vazhdojne te na demtojne per me shume se nje shekull.

Me pak fjale........te

Me pak fjale........te dhjefsha gjermanet

Nga nje verifikim i shpejte

Nga nje verifikim i shpejte qe bera ne Expedia.ca, nuk me resulton te kete ndonje diference cmimi midis biletave Ottawa - Tirane, dhe Ottawa - Prishtine. Nuk e di po te blihet bileta ne agjencite e udhetimeve ne Tirane, ose ne sportelet e Rinasit mbase........... a nuk do te ishte mire qe shkrimi te shoqerohej me shembuj konkrete, per ta bere me te besueshem?

Ku e keni ate garipin qe i

Ku e keni ate garipin qe i shkon prapa historia ?

SI KA MUNDESI TE JETOJE NE VJENE ME XHOANEN?

Paguani tashti per te cuar rrushin e Nanos.

EH SA KENI PER RE PAGUAR ORE SHQIPTARE, AQ SA NUK DO JU COHET ME RRUSHI

Me ne fund veshgjatet po

Me ne fund veshgjatet po kuptojne demagogjine e lidereve per turizmin shqiptar te sabotuar edhe nga keto koncensione ku nje bilete avioni per Tirane eshte njesoj e shtrenjte sa nje jave ne Greqi, kroaci, Turqi etj. perfshi avionin.

Add new comment