Një shfaqje açik e turbofetarizmit të Nishanit

Postuar në 07 Janar, 2014 05:03
Natasha Lako

Ky shkrim nuk e humb fillin dhe datën, për sa kohë që Presidentit Bujar Nishani do t’i jepet mundësia t’i dërgojë popullit të vet një përshendetje në çdo fundviti. Duke qënë se është një përshëndetje jashtëzakonisht ekskluzive, që, me përjashtime të vogla, nuk mund t’i dërgohet asnjë populli tjetër, vendosa të shkruaj gjerë e gjatë, që një vit më parë, në një shkrim që po stërgjatet deri sot.

Reagimi fillestar
Mendova në fillim se të gjithë pandehin që në të shkruar janë më të zotë se një president. Të reagosh vetëm për çështje stili me buzëqeshje, m’u duk më shqetësuese se sa fjalët që kisha para syve, ose skandalit që më dilte përpara. Dhe kuptova se askush nuk dëshirontë të merrte vesh diçka më tepër nga vizionet e njeriut të majave të pushtetit të jetës shqiptare apo koncepteve të tij mbi botën. Kjo përbëntë tabunë e parë.

Askush nuk më kuptoi atëhere - dhe ndoshta deri sot - se nuk e kisha fjalën për urimet e ekzaltuara, për fusha të mbushura plot autokombajna dhe qiell të mbushur me avionë, jo vetëm se ato përmbajnë një lloj naiviteti të mirë, por edhe se mësuam kohët e fundit për falimentimin e një kompanie ajrore, gjë që tregon se viti që kaloi eci në drejtim të kundërt me urimet e presidentit. Askush nuk donte të fliste madje, nën neglizhencat e natyrshme të çdo fundviti, as për përshendetjet e vitit 2014, deri sa dëgjova disa reagime, kësaj here më serioze. Por unë gjithashtu nuk dëshiroj t’i kthehem përshëndetjes, pasaktësive, debateve dhe përgjegjësive rreth kuptimit të festave dhe përdorimit të fjalës Ngjallje, për të cilën reagoi fort edhe Ngjela, pasi jam gati ta vështroj si një përpjekje për konsensus me fjalën Rilindje.

Nuk jam gjithashtu plotësisht e interesuar ndaj reagimeve për moskuptim dhe kakofoni, me të gjithë jetesën e përbashkët shqiptare të kulturave dhe besimeve nga më të ndryshme. Në sajë të lirisë së sotme fetare, ne gëzojmë të gjithë të drejtat për të frekuentuar institucionet fetare, ku këto diskutime janë hapur që në kohën e koncileve të para. Por, meqë edhe unë jam qytetare e këtij vendi, ajo që më ka shqetësuar dhe vazhdon të më shqetësojë, është se, megjithëse ky pasion nuk ka lidhje me detyrat kushtetuese, por me të drejta personale të një njeriu, vazhdon të shprehet me të njëjtën këmbëngulje, këtë vit në formën më precize dhe më të shkurtuar, madje pa asnjë gëzim, si ndonjë fenomen që ndoshta do t’i takonte shekullit XII, para lindjes së Dante Alighierit. Është fjala gjithsesi për turbofetarizmin e presidentit të sotëm, të cilën nuk ka pasur guxim as ta vagëllojë kaq açik çdo president tjetër shqiptar i këtyre 25 viteve të fundit.

Dhe përsëri asnjë reagim si për dje, si për sot, dhe ndoshta si për nesër. Dikush mund të thotë se sot kemi të bëjmë vetëm me një aneks presidencial. Ndoshta. Po të marrim parasysh fuqinë e dy partive kryesore, në alternimet e vështira të pushtetit. Madje, edhe po ta shohim në dritëhijet më pozitive të një pragmatizmi të domosdoshëm modern fuqizimin e rolit të çdo kryeministrit shqiptar. Me sa duket, në dorën e presidentit do të mbeten gjithnjë e më shumë çështje morale si çështje nderi, si i bie të bëhen edhe ato të drejtësisë shqiptare. Madje për këtë ndoshta, në shënjë respekti dhe mirënjohjeje, ka njerëz që do ta ndjejnë veten gjithnjë e më pranë çdo presidenti, si person apo si përfaqësues kushtetues dhe do të shkojnë ta përqafojnë edhe në ndonjë shfaqje të madhe televizive, si bënë, me rastin e një konkursi përmbyllës të këngës, për presidentin e sotëm. Fundja, askush nuk është përgjegjës direkt që presidenti i viteve që po marrim frymë dhe po flasim për kriza, i ka hyrë kësaj rruge të poshtme që të çon drejt Mesjetës, pasi sot për sot ajo duket si një zgjidhje individuale e një njeriu.

Aq e vërtetë është kjo, sa gazetarëve dhe gazetareve të mediave të sotme, as u bie ndërmend të diskujojnë se çfarë bën dhe çfarë u thotë presidenti i tyre, por vazhdojnë të ngrenë pyetje dhe supozime edhe në këtë fund viti mbi mundësinë e një mandati të dytë. Dhe të gjitha këto në sfondin presidencial të një mekanizmi përshëndetës që do t’i takonte ndonjë institucioni fetar.
Provonit po të donit të hapnit në ditët e fundit të vitit faqen presidenciale dhe të mos mendonit për disa çaste se ku do të gjenit gjelin e detit, cili këngëtar do të fitonte çmimin e festivalit të këngës, apo si do të reagonte Konfindustria për taksën progresive.

Do të gjenit përsëri një kundërpërgjigje të butë dhe të heshtur, plot këmbëngulje dhe zëmërgjërësi ndaj reagimeve për gafat, le t’i quajmë quasi kulturore dhe moskuptimi me popullin e tij, që vazhdon të jetojë mes botës së quajtur në shekuj Adriatike, të lindur mes kulturës së Iliadës së Homerit dhe të Eneidës së Virgjilit. Dhe mund të gjendeshe përsëri dhe përsëri edhe në faqen presidenciale te komunikimit, si askund tjetër, pa folur për përjashtime edhe më ekstreme, në citimin e disa pasazheve edhe më të ndërlikuara biblike, me të cilat më mirë se kushdo mund të merrej shenjti Hieronim, i cili prapë se prapë e pranonte edhe shkollën e Virgjilit si krijues. Por këtë nuk mund ta pranojë Bujar Nishani.

Vini re se si i uron ai krijuesit shqiptarë një vit më parë. “Uroj veçanërisht artistët dhe i lus të mos thonë më: ‘ne krijuesit…’ se krijues nuk ka shumë, Krijues ka vetëm një”.
Ato ditë, që tani i bie të jetë parvjet, në një fundviti, isha në Jug të vendit, duke kërkuar një bashkëpunim për një memorial për De Radën, një nga shkrimtarët e parë laikë shqiptare që pregatiti këtë Shqipëri të laicizmit të sotëm shtetëror. Kisha në mendje madje edhe përkushtimin që do t’i bëja. Jo me vargjet e mija, por të vetë Dantes për Virgjilin.

Pak a shumë në përkthim të lirë ishin vargjet:
Mjeshtri im ti je, paraardhësi im,
dhe për atë trashëgim që le për mua dhe për atë stil të bukur,
me atë që tënden kam, do të të falenderoj.

Merret vesh se përshendetja e presidentit tim po konkuronte edhe me këto vargje. Niçen po e po, aq të rinjohur dhe aq të lexuar në dhjetëvjeçarin e parë të demokracisë, e kishtë vënë fare përfundi. Domosdo që po hynim në një dhjetëvjeçar edhe më të çuditshëm, përderisa kishin Bujar Nishanin president!
Atëhere nuk bëra gjë tjetër, por vura kokën në duar.

E ku nuk më ka shkuar mendja që atë ditë e deri më sot. Jam gati t’i lutem madje edhe Ridvan Bodes dhe Shkëlqim Canit, që, përveç punës së financave, të shkruajnë raporte për sukseset artistike .....krijuese ...sikunder bëri paraardhësi i tyre Gurakuqi, që u detyrua të përpilonte listën e veprave të para letrare, gjithsej nja një dyzinë biblike, që t’i mbushte mendjen ndonjë Chamberleni fjala vjen a ndonje Puankareje, se Shqipëria ekzistonte në të vërtetë.

Dhe ku e ku, me financat e këtij shteti t’i paraqesësh sot Obamës dhe Cameron bëmat tona artistike, që t’ua mbushësh mendjen se ekzistojmë të përfshirë në komunitetin kontinental. Pasi shpejtësia artistike është diçka tjetër, paçka se ne mendjen e kemi për të mbushur skenat dhe ekranet tona vetëm me vepra të të tjerëve, pa dashur ta dokumentojmë më veten. Se, si mund ta dokumentosh veten po të mos jesh krijues i vërtetë! Por ja që kjo hierarki demokratike nuk na kërkon më listat krijuese, se i kemi tashmë, por ligjet që nuk i kemi ende. Dhe presidenti nuk dëshiron të ngatërrohet në gjëra që nuk i bëjmë.

Reagimi i dytë, ai kundër vetes
Por unë e kisha mendjen përsëri dhe përsëri në heshtjen e artistëve shqiptarë.
I pari krijues i madh shqiptaro-europian i ditëve të mia që më binte ndërmend ishte koreografi Preljocaj, i cili ka krijuar në Lion një trupë baleti dhe njësoj si Magelani nuk i pushon turnetë e tij rreth botës.

Jam nisur të shoh gjysëm me skepticizëm nga trupa e tij baletin “Borëbardha” që jepej në Qendrën Kenedi të Uashingtonin, pasi e parashikoja si një forme ilustrirmi të një prej përrallave më të njohura të botës. Dhe kam dalë nga shfaqja, jo vetëm me përshtypje të jashtëzakonshme, por edhe me dyshimin se çfarë mund t’i bënin më Borëbardhës në të ardhmen koreografë të tjerë. Dhe kjo, për arsye të forcës së tij krijuese, që prapa ka jo vetëm Francën, por edhe një burim të pashtershëm shqiptar. Mjafton të shihje skenën e parë të lindjes së Borëbardhës mes borës, që të të krijohej përshtypja se po flitej për ndonjë nënë shqiptare që po lindte foshnjën e vet në Alpet tona, në mes të kufijve. Dhe kjo përshtypje ndihmohej nga i famshmi Gautje, që kishte shfrytëzuar motivet e kostumeve popullore shqiptare, sigurisht me frymëzimin e autorit të madh. T’i heqësh Preljocajt shpirtin e tij të madh krijues, është njësoj si ta vesh sot në turrën e druve dhe të kufizosh energjitë e tij.

Sigurisht që unë mund të flas për dhjetra dhe dhjetra krijues shqiptarë, deri për një nga shfaqjet e fundit te teatrit kombëtar, një komedi e vënë me finesë në skenë sipas kredos regjisori është zoti, aktorët janë ateistë. Shyqyr që dramaturgu i kësaj pjese nuk është shqiptari nën tundimin e telenovelave, pothuaj mekanike. Dhe sigurisht që të gjithë aktorët e sotem të këtij 25-vjeçari, që po krijojnë epokën e tyre, do të ishin vetëm një kopje e aktorëve dhe mjeshtrave të tyre të mëdhenj pararendës, po të mos kishin shpirtin krijues të tyre. Dhe këtë nuk e them për njerëzit që e dinë, por për presidentin që kemi. Dhe, sipas kredos së tij, aftësitë dhe kapacitetet njerëzore, jo vetëm artistike, do të zbrisnin gjithnjë e më tepër drejt hiçit, kësaj fjalëze ballkanike.

Pavarësisht se e mendova gjithë komunitetin artistik të kërcënuar, nuk dëgjova asnjë reagim të vetëm për atë urim mesjetar lidhur me ata që presidenti i quan vetëm artistë, pa bërë fjalë, po e po, për grupin më krijues të mirëfilltë, që përfshin në radhë të parë shkrimtarët, regjisorët e filmit, kompozitorët apo artistët e arteve pamore, të cilët, pse të mos themi, do të ndjehen gjithnjë të kërcënuar, jo vetëm nga inondimi mendor dhe krijues që vjen nga jashtë vendit, por edhe prej një politike kaq injoruese, që e shndron artistin deri në një lolo zbavitës, ose në një krah të lirë pune, vetëm si interpretues të thjeshtë në skena të tjera më të mëdha të botës.

Thellë-thellë dhe deri sot nuk e fala presidentin tim, qoftë për një frazë që e tradhëton kaq thellë. Rrokullisja drejt icit shkonte në drejtim të kundërt me synimet dhe sukseset e krijuesve shqiptarë. Pra, ndonëse nuk reagonin, presidenti dhe krijuesit shqiptarë kishin filluar t’i kishin kahjet krejt të kundërta.
Fjala krijues duhej të hiqej nga qarkullimi për të gjithë njerëzit e kësaj bote, larg qoftë edhe sikur një këpucar të ....krijonte ....ndonjë palë këpucë të bukura.
Kuptova se presidentit të sotëm, ndoshta pa e ditur as vetë, i pëlqen një kozmologji tjetër, që nuk pranon as shtysën që mund të të japë vetë zoti, por që synon lëvizjen mekanike, ku të gjithë bëhemi të vegjël dhe hiç për arsye të përjetësisë. Atëhere gjërat do të krijoheshin vetëm nga vullneti i atij që na ka krijuar. Madje edhe politika.
Kur vura re se askush nuk shqetesohej nga një frazë ku, në çdo vënd tjetër të kulturës demokratike do t’u ngriheshin të gjithëve flokët përpjetë dhe, kur kuptova se të paktën shqiptarët jashtë atdheut po nanurisnin nën këtë përshendetje, hoqa dorë nga ky shkrim.

Fundja-fundja, mendova me vete se edhe ky konceptim kaq mekanik, që ndoshta vjen si influencë e teknologjisë së sotme të lartë, do të ndihmojë në funksionimin dhe zbatimin e plotë burokratik të ligjeve. Se ç’është vetë ligji? Një zbatim mekanik brenda kozmologjisë së sotme, të cilën ne shqiptarët nuk e kemi mesuar dhe respektuar ende. O burra të arrijmë për t’u futur në rotativën e historisë së ditëve tona me ligjin, për të cilin presidenti nuk flet në asnjë përshendetje. Dhe heshta për gjithçka tjetër. Nuk mbrojta as veten time.
Por mendova, ama, se një president nuk mund të zgjidhet rastësisht.

Reagimi i trete dhe më i vërtetë
Nuk është faji im që po futem në një botë mistike, por i presidentit shqiptar që kërkon të na drejtojë të gjithëve drejt meditimeve të tij më të thella. Ndoshta këshilltarët e tij i thonë të gjejë një rrugë uniteti, të coptuar prej luftës politike. Ndoshta-ndoshta dëshëron të shpallë një konsensus tjetër në debatin e taksave, duke folur me të madhe në këtë fundviti për bamirësi. Duket që unë jetoj në një vend ku institucioni presidencial u jep prioritet lëmoshave dhe sakrifikimit të pafund. Le ta zëmë se presidenti ka dobësi, sikundër edhe unë, për ciklin e përrallave të njëmijë e një netëve, por kjo nuk është ndonjë arsye për ta çuar drejt posteve më të larta të këtij vendi.

Le të navigojmë sa të duam nga zanafillat e pragmatizmit të Ismail Qemalit, te shkëlqimi dhe falimentimi i pragmatizmit të mbretit Zogu i Parë, madje le të kapërcejmë edhe pragmatizmin e pritjes dhe durimit për pushtet dhe të mbijetesës së Ramiz Alisë, i cili, përveç konceptit të tufëzave, nuk arriti të krijojë ndonjë ideologji të vetën. Le të navigojmë qoftë në krahun kur ideologjia politike ishte zoti vetë, si në rastin e Enverit, qoftë edhe të Sali Berishës, që mbështet neoliberalizmin eksperimental, të frenuar dhe të ekuilibruar, sipas tij, vetëm nga betejat kundër albanofobisë. Le të përfshijmë brënda botës ideore, sado në kahje krejt të kundërt me të tjerët, qoftë të gjithë Fan Nolin, i cili e kërkoi dhe ndonjëherë e zgjidhi shpëtimin e një populli pothuaj analfabet nëpërmjet zgjimit kulturor.

Le të presim madje të kuptojmë çfarë ekuilibra të reja do t’i sjellin njëra-tjetrës motoja e lëvizjes pragmatiste për ta bëre Shqipërinë si Tiranën dhe motoja e lëvizjes për Rilindje, të dyja kryqëzime të votuara nga shqiptarët. Le ta quajmë Bujar Nishanin një nxënës të kujtdo, edhe si pasues të pragmatizmit pritës dhe të heshtur që nuk prodhon dot ideologji të sotme, edhe si të shplarë prej një bote idesh, i molisur nga sëmundjet postkomuniste dhe frustrimet e postidealeve të kthyera mbrapsht.. Por askush nuk ka guxuar deri sot të luajë kaq fort me frazat e një turbofetarizmi pa cak, të shkaktuar nga një depresion i thellë, si një gjë molisëse.

Ta ndash shoqërinë në një botë mes mëshironjësve (relativisht të kamur) nga një anë, duke inkluduar edhe zotin dhe të vuajturve (kryesisht të sëmurë nga vobektësia) nga ana tjetër, duke inkluduar edhe zotin, është shumë e shumë e tepërt për këtë vend, që meriton një përkushtim tjetër, gjithnjë më veprues dhe me praktik, që pragmatizmin nuk e kupton vetëm si lojë politike për pushtet dhe mbi pushtet, por si një veprim të përditshëm për të ndryshuar jetën....pse jo në mënyrë ...krijuese, si dëshërojnë të përpiqen shqiptarët çdo ditë.

Vras mendjen të gjej përse ka pranuar detyrën më të lartë të dinjitarit të shtetit dhe plot detyra të tjera të rëndësishme një idhtar i kësaj ngrice pandryshueshmërie njërëzore dhe cilat kanë qenë arsyet e forcës politike që e ka mbështetur. Pasi multikulturalizmi i një shoqërie është tjetër dhe turbofetarizmi është tjetër.
Ajo që mbetet fakt, është se presidenti shqiptar ka ngatërruar funksionet e tij keq e më keq, duke marrë kahje të kundërt me atë që ...kanë krijuar shqiptarët deri më sot. Le ta lexojmë edhe njëherë me kujdes porosinë turbofetare, që rrallë mund të ulet kaq këmbëkryq.

Për të gjitha këto, -e mbyll presidenti ynë përshëndetjen e vitit ‘13 për ‘14-tën- na duhet shumë punë, që patjetër duhet t’i kryejmë dhe shumë sakrifica, që patjetër duhet t’i vuajmë. Se vetëm ashtu do dëshmojmë para vetes dhe Krijuesit se jemi njerëz dhe mëshirën e Tij e meritojmë.
Të paktën të mos kishe përdorur fjalën patjetër për vuajte dhe sakrifica, o presidenti ynë, se po kompromentohesh shumë fort. Prano të paktën se po kërkon të ndryshosh detyrë dhe se je zgjedhur president aksidentalisht.
Për fatin që i japim vetes, po shkruaj.

Shqiptarja.com

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Mos valle presidenti eshte pjesetar i sektit "deshmitaret e Jehovait"? Ata respektojne vetem krijuesin dhe sakrifikojne vetem per te...

Submitted by GJINOJA (not verified) on

Une, per veten time, nga ky shkrim nuk kuptova asgje. Nuk di nese vete autorja e ka kuptuar ate qe ka dashur te shkruaj apo jo.

Submitted by Epiroti (not verified) on

Lesh me qime moj Naime...... Keshtu ishte edhe ky shkrim i gjat qe ze nje faqe te tere gazete.

Submitted by Bard (not verified) on

"Le të presim madje të kuptojmë çfarë ekuilibra të reja do t’i sjellin njëra-tjetrës motoja e lëvizjes pragmatiste për ta bëre Shqipërinë si Tiranën dhe motoja e lëvizjes për Rilindje, të dyja kryqëzime të votuara nga shqiptarët"--ej, seriozisht e ka autorja kete ore? Ta bejme Shqiperine si Tiranen?!! Mos, o Z

Submitted by Koço Gj. (not verified) on

Paska vajtur edhe Tasha. Shendosh vete o djema!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

I kujtoj autores ketu qe presidentet e SHBA cdo fjalim te tyre te rendesishem e mbyllin me "God bless America", dhe nuk kam degjuar a pare qe te kritikohen a shahen per TURBOFETARIZEM (cfare termi i llahtarshem, me siguri i krijuar nen influencen e ndonje soj avulli, a tymi), i denje per pseudoturboorigjinalitetin e kahershem te autores. Dhe le te mos harrojme nje fakt, presidentet amerikane jane pjese e rendesishme e egzekutivit, pra kane celsat reale te vendit, jo si ky presidenti yne i gjore qe edhe celsat e kashtes qe i kane varur ne qafe i ka te thyer.

Jo per te justifikuar presidentin, por edhe artisti me i madh shqiptar (nuk po ve ndonje emer ketu se 1. Nuk e di kush eshte artisti me i madh shqiptar, 2. Edhe sikur ta dija nuk do ta vija qe te mos filloja ndonje sherr-diskutim pa fund) sikur te qe president, edhe pse mund te mos qe aq TURBOFETAR, nuk do te kishte cfare te bente per artin e mjere shqiptar. Ngecja me presidentin per kete problem madhor eshte pak i pakuptueshem, kur Kryeministri i sotem i vendit na eshte (ose ka qene) PIKTOR.

Oj autore, mos valle po i bie deres qe te degjoje dritarja, apo ngaqe nuk ke c'i ben samarit po masakron gomarin?!? (Kjo e fundit thjesht si reference folklorike, pa aludim real).

Doni art, artiste, para me bollek per vepra mediokre, por ama shqiptare dhe vleresime me dekorata, LERENI rehat Presidentin e gjore se nuk ka gje ne dore. Versuljuni PIKTORIT KRYEMINISTER, ai ka para, ai ka talent (eh, per kete nuk jam shume i sigurte) atij i takon dhe eshte i detyruar ta shkelqeje komunitetin e artit post-socrealist Shqiptar.

Submitted by robocop (not verified) on

Shkrim medioker, president idiot. IQ e Tashes= IQ e Nishanit debil. Stili i shkrimit gjasme elokuent nuk ndihmon.

Submitted by P.A.B (not verified) on

I kemi rene ca ne qafe zonjes, nje shkrim i gjate mund te quhet komprehensiv e te permbaje disa tematika...te dukshme apo ne mes rreshtash. Ajo nuk eshte as gazetare e as shkencetare, pra pa trajnimin per tu fokusuar ne nje pike e ne menyre koncize. Kjo nuk ka asgje te keqe. Po ashtu, artistet dhe kushdo qe merret me art ne Shqiperi kane nje ''kunj'' te vjeter me Shtetin. [eh i ziu shtet] Zakonisht kjo merr trajte ankimi qe kalon ne denoncim; shpesh mbeshtetet tek subvencionimi dhe ndihma qe shtetit "duhet" ti jape artit. Ketu megjithe nje fare te drejte qe kane, 1) artistet u ndeshen ne nje fenomen te dhunshem ''puna ra e rroge nuk ka per te gjithe'' 2) arti eshte i nevojshem per shoqerine, prape jane pak konfuz! Ato - ngaqe jane fare prane problemit - nuk e kuptojne qarte se shteti nuk ka pergjegjesi te plote apo direkte per Artin. Sidomos nje shtet me fuqi teper te kufizuara si ky i yni. Per me teper nje shtet ne trazicion, i nje shoqerie qe akoma dhe sot si "investim primar" ka remitancat e emgranteve.  Sigurisht qe shteti pergjigjet per kulturen e monumentet ne teresi [te pakten ne leter, tek ne] duhet tu jape lehtesira ne taksim e ca favore ne trajnim, managjim etj, por artistet duhet ta kuptojne qe arti eshte dicka ''individuale'' e nuk behet me grupe dhe fushata. Nese piktura, poezia apo drama juaj blihet nga publiku eshte mire, nese jo...atehere gjej rruge te tjera ose beje ne kohe te lire pas nje pune me rroge.

Sido te jete, demokracite nuk jane dhe aq te pershtashme per art madhor. Ne kohen kur ishte Min. e Kultures znj A. Dade, kam bere nje artikull [botuar tek Shekulli rreth vitit 2000, qe sot se gjej dot me ne internet] me titull ''Art ka e Art Nuk Ka" me shembuj nga Shekspiri e Madrigalet e Orianes, [nje orgji falenderimesh per Elisabeten e I-re, nga Byrd & Tallis] tek Polonia e Rusia, Afrika e Jugut dhe Shqiperia, sesi ka shume pak vepra me vlere pas diktatures. Qe nga arti, letersia apo muzika qe nuk ja vlejne as kosten e letres ku printohen. Ky eshte me teper nje konkluzion sesa analize, aq me pak nje rekomandim ''ti lidhim e persekutojme artistet'' te prodhojne art te mire:) Dukuri qe eshte pranuar por nuk shpjegohet plotesisht. Liria jo gjithmone jep produktivitet substancial.

Sa per presidentin Nishani...[Plaku e kane thene mire, 1 ''god bless'' nuk demton kerkend] s'mund te kapemi ne nje cast, disa, apo terma qe Presidenti perdor per ta konsideruar kete si tip blasfemie laiko-ateiste, sado oxymoronic  [sic] qe ky kombinim del. Ka probleme te tjera per te cilat Presidenti mund te kritikohet. E ne fakt jo ai por vete Sistemi. Sistemi qe e prodho atei. Sistemi mafizo-klientelisto-korruptiv i Sali Berishes. Autoren dhe ne duhet te na frikesonte lehtesia me te cilen nje individ, pasi ja vuri flaken vendit nje here, rikthehet ne Pushtet. E ve ne cdo post ate qe do ai. Se si Prokurori i Pergjithshem apo Presidenti i vendit komandohen, hiqen-e-vihen, nga nje ekstremist i tipit Berisha. Per me teper, te frikesohemi shume nga fenomeni social qe ai perfaqson e te debatojme se si ka mundesi qe ky person akoma votohet nga te pakten 20-30% e Shqiptarve te sotem. Ka nje kend delikat sadomasokizmi aty, a eshte normale per nje shoqeri qe provoi nje monark absolut e nje diktator komunist perseri adhuron nje Berishe per mbi 20 vjet? Per me teper disa e quajne...punetor, te ndershem dhe te dedikuar! Kjo po, e meriton nje studim me vete. Si rezultat patem nje Berishe qe vuri nen-zap, te gjitha pushtetet si nje mini-diktator modern e diten per diell.

Presidenti Shqiptar nuk ka dhe aq fuqi, e prape institucioni qe ai perfaqson hyn ne balancat delikate te pushteteve. Si drejtesia, miratimi i kabinetit e ambasadoreve, komandant i F.A. te Republikes, raporte me Kuvendin etj; nje nga garantet primar te ligjshmerise se shtetit. POR, dhe nje por e madhe...nga premisa te gabura nuk priten konkluzione normale. Ai ishte -dhe akoma eshte, ka zera qe thone- nje sherbetor i klanit Berishor, i Partise dhe ceshtjes te cilen ajo/ai perfaqsojne. Nje individ pa nje personalitet kushedi cfare as ne politike dhe as ne shoqerine civile. Nje ''ftyre anonime'' me nje shembelltyr standarte te te gjithe politikaneve Berishiste qe urdherohen nga kupola; pa kuraje qytetare, pa formim bazik moral apo karakter te forte; pra as mish-as-pesh, lehtesisht te urdherueshem, pergjithesisht te bindur, minimalisht te shantazhueshem e plotesisht te diskretituar. Nga nje Person i tille, gjithshka pritet. Une te pakten, as nuk mund t'ja qemtoj fjalen, as ta perqesh per shprehjet e formimin [qeshja ka rene tek ne, me kohe!] e as te kem pretendime qe Presidenti i sotem Shqiptar te jete dicka, qe ai njeri ''i vorfen e i shumevuejtun" qartesisht nuk eshte.

Nje paralelizem barbar do ishte keshtu: une nuk do shkoja tek berberi i lagjes por tek kirurgu per te me hequr apendisitin, kjo ne kushte normale. Por ne nje vend me shume pak normalitet, ku amoraliteti eshte Norme...cfare te kerkosh [?!] Te presesh nga njerezit e Saliut [z. Nishani apo z. Basha] te kene simbolike normale njerezore, ti permbahen ligjshmerise apo te tregojne pergjegjesi shteterore!? Nese per ''hir te Presidences'' ai do bente sa me pak gafa, ''faleminers'' prej tij. Kaq.

Znj Lako [me respekt] cfare thote e bluan Bujari, nisur nga orgjina e tij e sistemin qe e ka nxjerre ate ne krye, eshte gati-gati nje luks qe me shume kalon ne nivel ponderimi teorik. Ndoshta ma mban xhepi mua e ''bijve ne Amerike'' sepse ai nuk na ndikon ne aspak, por jo ju!! Ne Shqiperi. Aty ku keni 1001 probleme te tjera me kete Sistem! Keshtu ju ''iku'' Berisha permbi 20 vjet... hapini syte se ndoshta Meta-Rama do ju bejne te njejten gje....

KUJDES!

Submitted by Devolliu (not verified) on

Sa gjatë i ke rënë o Tasha; të gjithë tani e kanë të qartë se në Presidencë kemi një IDIOT.

Submitted by luli ranaAnonim (not verified) on

Natasha,

Me vjen keq qe je shqetesuar per theniet e nje presidenti qe nuk ka as kulturen e nje studenti mesatar te nje shkolle te mesme. Nuk eshte faji i tij. Me beso: shumica e njerezve te artit dhe te kultures e dijne kete gje. Prandaj edhe nuk merakosen cfare ai lexon me raste festash. Problemi eshte se, si idiot qe eshte, ai ka mbledhur nje dore idiotesh si keshilltare. Ai do bente mire qe urimet per rastet kur duhen bere (sipas protokollit) t'ia besonte kunates se tij, Akademikes se nderuar, Znj. Floresha Dado-Haxhiaj. Kaq mjafton qe te vazhdoje livadhisjen ne kopshtin presidencial deri aty nga mesi i vitit 2017  Presidenti yne me halle.

luli

Submitted by Diferenca, pa M... (not verified) on

O Tasha...!

Te mbaj mend vetem si paqetuese...sidomos je e paharrueshme ne mbledhjen e keshillit Kombetar te Partise Demokratike, ate te mbajturin ne sallen e Muzeut Historik Kombetar.

Ka qene nje skene hamletiane, ose -meqe ti e ke dobesi Kadarene- nje skene si e luajtur ne Gjeorgjevskaja (per te

rrokur imazhin e te ciles e per ta perdorur per Dimrin e Vetmise se tyre, Ises -sipas Helenes, gjithnje- iu mundesua

te vizitonte Sallen respective te OKB-se). Ne fillim Ben Imami u grind me Sale Berishen, pastaj foli Prechi, dhe

po grindeshin te gjithe, por mbi te gjithe madheshtohej ai, Sali Berisha!

Tasha e mire, ngrihej nga mezi i salles dhe bente thirrje per paqe: Ne jemi te gjithe te njeri tjetrit, pse grindeni,

pse grindeni, ju lutem...!

Pastaj e mori fjalen Azem Hajdari, ai qe priu studentet ne permbysjen e dekretuar, dè!

Te kujtohen fjalet e tij, Tasha?!

Ja, per ato bejme mire te komentojme, jo pse Nishani ngaterroi nishanet e krijuesve me Krijuesin!

Submitted by AnonimArusha (not verified) on

Ne nji vend sekular dhe multifetar sikur Shqiperija, qfardo perzirje e fes me shtet mund te jet tragjike.  Perqamjet fetare fillojn keshtu, deklarata fetare nga kryetari i shtetit ANALIZOHEN DHE LEXOHEN POROSIT. Nuk do ti lexojm njisoj tegjithe ato porosi, fara e perqarjes ashtu mbillet, kurse lulzimi mund te paramendohet.

Submitted by kastriot (not verified) on

Gjithmone shkrime qe nuk i kupton njeri, por kjo jo se ne jemi apo une jam debile. Sa per shkolle mundet t'ja kaloj edhe tashas te grupit komunist te Korces.

Si duket kjo nuk i di dhe ngaterohet me detyrat qe ka nje president (ne Shqiperi) dhe detyrave dhe mundesive qe ka Kryeministri i vendit. Kthjelloju Tasha, kthjelloju dhe lexo ndonje gje mb8i kete problem.

Edhe ne se Presidenti eshte ngateruar ne dicka, nuk eshte se ne te gjitheve (perjashto ty ndoshta) nuk eshte se ne na prishet ndonje pune. Ai ishte thjesht nje ngaterse nje lapsus ne nje pershendetje. E RENDESISHME NE ATE PERSHENDETJE  ESHTE FAKTI SE PRESIDENTI QELLIMIN E KISHTE TE MIRE.

DHE JA TANI KUR TI ANKOHESH PER NJOHURITE E PRESIDENTIT NE DEJTIM TE FESE  M'U KUJTUA NJE FAKT:

"MISHI TRETET, KOCKA MBETET" E PERSERITUR SI LAJTMOTIV TEK "MESONJETORJA" . TE KUJTOHET SE KU? TEK FILMI PRA, TEK FILMI 'MESONJETORJA" PRA. E KE SHKRUAR TI SKENARIN E ATIJ FILMI ME NGJARJE SA IREALE AQ DHE  IDIOTESKE. THEM IDIOTESKE  SEPSE DUKET QARTE SE TANI QENDRIMI YT KUNDREJT FESE, CUDITERISHT  PASKERKA  NDRYSHUAR. DHE E DI PSE KA NDRYSHUAR, EDHE SEPSE KERKON NGA NJE PRESIDENT QE TE NJOHE FENE E KRISHTERE ME MIRE SE TY.

MISHI TRETET, KOCKA MBETET MOJ TASHA. MISHI TRETET KOCKA MBETET... MBETET. MBETET. MBETET. MBETET.......

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.