Çanit i marrin patentën për shkelje rrugore, por vazhdon të ngasë makinën, thotë A1 Report

Postuar në 06 Janar, 2014 11:52

A1 Report bën me dije se sipas burimeve në policinë rrugore, prezantuesi Arian Çani është përfshirë pak ditë më parë në një incident me policinë rrugore, duke humbur për 6 muaj të drejtën e të qenit shofer. Gjithçka ka nisur me një mosrespektim semafori nga Çani, duke përfunduar më pas në një përplasje mes tij dhe shefit të trafikut rrugor të kryeqytetit, Ervin Dervishi. Nga hetimet e kryera deri më tani ka rezultuar se Çani ka kaluar me shpejtësi të madhe semaforin me të kuqe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në krah të Galerisë Kombëtare të Arteve, duke mos u ndalur dhe duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve tek vijat e bardha. Çani është ndjekur për disa minuta me radhë në rrugët e kryeqytetit, pasi ai i ka rënë kryq e tërthor bulevardit, duke sjellë vërdallë policët që i ishin vënë në ndjekje, të cilët kanë mundur ta ndalin diku në afërsi të Pallatit të Kulturës. As telefonata me ministrin nuk e ka ndihmuar Çanin, që t’ia hedhë A1 thotë se Çani vazhdon të qarkullojë me automjetin e tij edhe pse nuk ka patentë dhe leje qarkullimi.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Te gjithe banditet si Çani ne Shqiperi kane livadhisur dhe do te vijojne te livadhisin ne kete vend te mallkuar. Eshte kjo "merita e vetme" qe ka Berisha ne demokracine shqiptare, por qorrat nuk e shohin ende.

Submitted by aldo (not verified) on

Po pse mor policia ka te drejte te heqe patenten apo gjykata !

Submitted by Anonim (not verified) on

Ehhhh, more shoke...! Saliu, ai i ben te gjitha, o shokeni.... Lufte shfaqjeve te huaja, shoke!

Submitted by lavdosh (not verified) on

Aldo,

mos u be si i zgjuar

Policia ta heq kur ke bere shkelje te caktuara ne ligj.

Nqs je kunder vendimit te policise duhet te shkosh ne gjykate dhe ta maresh patenten me vendim gjykate

Nqs ky cubi ose cuba te tjere si ai drejtojne makinen pa patente atehere policat dine ku ta gjejne dhe ta kapin. Me pas ta kallzojne per drejtim veture pa patente qe eshte veper e denueshme me burg

Keshtu zene mend cubat

Oh sa mire me kene shqiptar. Po vine era shtet shqiptar

Submitted by vlonjati (not verified) on

në BURG!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Submitted by P.A.B (not verified) on

Aldo, sigurisht Policia ka te drejte te pezulloje Lejen e Qarkullimit per nje afat te caktuar kohor [mase administrative] si dhe Gjykata [mase admin/ e penale] po ashtu per afat te caktuar, te heqe pike apo dhe te drejten e qarkullimit per vite a per gjithmone; ne varesi te gravitetit te vepres per te cilen paraqitesh para saj.

Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise, e shpjegon kete ne disa Nene, perkatesisht [per pyetjen tuaj] ne nenin 215 [pikat 1/2/3] ku Policia pas cdo veprimi qe ben [ka afate per marrje/ pezullim/ apel/ njoftime etc] duhet te lajmeroje Drejtorine e Pergjithshme te Sherbimeve te Trasportit Rrugor, me qellim qe te dhenat te hyjne ne sistem.

Kjo qe ben zoti Cani, ka reperkursione te ndryshme ne vende te ndryshme; une po flas per vendin ku jetoj, Britanine. Akti i Trafikut Rrugor in 1988, duke parashtruar qarte kushte dhe perkufizimin [1) po nget makine/mjet motorrik. 2) je ne rruge. 3) nuk ke patente] e percakton kete si nje Ofence shume strikte; dhe kur ti nuk e di se patenta te eshte pezulluar [ne disa raste te rralla]

- Denimi shkon nga nje Gjobe e nivelit te 3-te, dhe/ose 6 muaj burg. Disa here mund te jepet denim i kthyer ne ‘’Pune te dobishme per Komunitetit’’ ose 12 jave deri ne 6 muaj burgim, ne varesi te rrethanave apo vendimit te gjyqtarit.

Z. Cani, apo kushdo qe qarkullon ne rruge kundrejt ligjeve dhe rregullave te shprehura ne Kodin Ruggor po thyen ligjin me vetdije. Gjithashtu, studimet statistikore per Siguracionet, tregojne se keto persona [pa patente/ a dokumente te tjera] jane grupi me rrezikshmerine me te larte ne Rruge, me nje predispozicion per te shkaktuar aksidente apo thyerje te tjera te Ligjit.

Tashme qe ky eshte lajm publik, ligji Shqiptar e parashikon per Prokurorine tone te verifikoje dhe te veproje pavaresisht. Duke mbledhur provat dhe cuar per penalizim individin ne fjale, nese ai nuk i permbush detyrimet ligjore qe vjen nga pezullimi i Lejes se Qarkullimit.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ky kaposhi i Stalistanit se me qënse ka studjuar në Francë pak gjë duhet ta ketë mësuar se pa leje dhe pa dipllomë që të tregojë se është i aftë nuk mund të ngasi çdo mietë motorik dhe në qoftëse do bënte këtë punë në Francë do përfundonte tek 7 penxheret e Misirit këtë duhet ta kapin per zhele dhe ta fusin brënda siç k thënë ajo malokja nga Shkodra

Submitted by U.S.A (not verified) on

Edhe ne nje shtet te zgjebosur si Italia, ku denimet jane qesharake, ky horr kokebosh do te kishte ngrene te pakten 2 vjet heqje lirie pa kusht, pezullim te patentes perjete dhe sekuestrim te pakthyeshem te automjetit.

BE-ja kishte te drejta: S'JEMI ENDE GATI PER ANETARESIM! KUR CUBAT E HORRAT TE JENE TE GJITHE PAS HEKURAVE, VETEM ATEHERE DO TA MERITONIM EUROPEN.

KU E KE RILINDJEN EDVIN RAMA!?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.