Çfarë fshihet pas suksesit të K/M maqedonas Gruevski (dhe krahasojeni me Ramën, nëse doni)

Postuar në 05 Janar, 2014 07:30

Gruevski, për të 7 vit radhazi konsiderohet si njeriu i vitit në Maqedoninë fqinje. Në një hulumtim të DW, analizohen cilësitë që e bëjnë të jetë i pëlqyer, pavarësisht se nuk ka karizmën e Lubço Georgievskit.

1. Linguistët thonë se një pjesë e suksesit qëndron në gjuhën që përdor kryeministri në fjalimet e përditëshme. Ajo është shumë e thjeshtë, e pangarkuar me fjalë të huaja, e pasur me fjalë popullore dhe kjo e bën të kuptueshëm për popullin.
2. Përveç rasteve të veçanta kur vishet me kostum, kryeministri preferon xhakavento dhe veshje sportive, ai fiton edhe imazhin stilistik të “djaloshit të lagjes” që e bën edhe më të afërt për qytetarët.
3. Gruevski është i veçantë dhe njeri i thjeshtë prandaj qytetarët e ndiejnë atë si njërin prej tyre
4. Ai është punëtor i paparë dhe i palodhshëm. Energjia e tij të mahnit. Ashtu si duket në mëngjes i freskët, ashtu duket edhe në mbrëmje pas seancave të mbledhjeve qeveritare që vazhdojnë deri pas mesnatës.
5. Është i pakrahasueshëm edhe në mënyrën e komunikimit. Deri tani askush nuk është ankuar se ai është arrogant apo i paarritshëm. Me të gjithë bashkëbiseduesit ai sillet sikur të jetë një nga pjesëtarët e ekipit dhe jo sikur ai është mbi ta.
6. Ai ka njohuri të pabesueshme për punën e të gjithë sektorëve . Mban mend në detaje se çfarë kanë paralajmëruar anëtarët e kabinetit të tij dhe vazhdimisht interesohet për rrjedhën e aktiviteteve.

Në komentet poshtë shkrimit në blogjet e tjera, megjithatë mund të lexohen edhe disa shpjegime alternative:

Ai kontrollon të gjitha mediet kryesore private dhe publike të cilat në mënyrë të vazhdueshme indoktrinojnë qytetarët se s’ka tjetër alternativë perveç  Nikolla Gruevskit

Nëpërmjet medieve të tij ai ka bindur shumicën e qytetarëve të varfër nga mendja dhe xhepi se Evropa dhe Amerika duan t’ia ndërrojnë emrin Maqedonisë dhe maqedonëve dhe për pasojë ai është shenjtori Nikolla që i mbron nga kjo e keqe

Gruevski ka së paku 45o mijë votues fiktiv në lista zgjedhore dhe në çdo cikël zgjedhor manipulon aq sa i duhet 50 mijë, 100 mijë dhe fiton...

k.c.

i plotë:

http://www.dw.de/fenomeni-gruevski-cili-%C3%ABsht%C3%AB-sekreti-i-popullaritetit-t%C3%AB-tij/a-17340542

Comments

Submitted by P.A.B (not verified) on

Pa e njohur figuren dhe te shkuaren e zoterise [idete, trajtimet, punen e perditshme] ky artikull portretizon nje person me komande ndaj detajeve dhe mjaft dinamik ne operim te perditshem.

Evidentohet keshtu nje nevoje jo vetem akute por dhe imperative per ne, pergjate nje vuajtje ne 23 vite tranzicion, qe akoma nuk plotesohet ne instancat vendimarrese. Sic jane: managjimi, organizmi dhe llogjistika operative ne nivelin politiko-shteteror. KM sillet si fjalim-shkrues ne nivel gazetaresko-akademik, ministrat jane mbi-emocional, deputetet sillen si irracional; e te gjithe se bashku jo vetem akozuhen por korrupsion, por nuk kane aftesite minimale te managjimit. Shqiperise -e djeguar majft nga- nuk i duhet ideologjia, por praktikaliteti, organizimi dhe pragmatizemi.

1) Politika nuk behet ne "thirrore" dhe me deklarata ne TV & F.Buk, as me ''bravo cuna'' ose ''call me Edi''

2) Nje perfaqesim popullor qe vjen nga votat e blera, tekat e liderit, korrupsioni dhe kontestimi absurd eshte gjithshka por i tille...

3) Media - si valvul informacioni por dhe si balancues pushteti, akoma ''se ka kapur'' se cfare eshte managjimi i shtetit. ''Meta, visite ne Gjermani'' nuk eshte lajm, {!!!} kjo do skuqte dhe Pravden e vite 80-te, por llogaridhenia per fondet, shpenzimet, tenderat, funksionimin shteteror duhet te jene!

4) Na duhen managjere te mire, sa shume na duhet ato. Brezi 1 [berisha/nano & co] e brezi 2 [rama/meta & co] nuk kane as ''KnowHow'' as predispozicionin e as mundesite [korrupsioni, allishverishet, nepotizmi, partia, personalja e me shume...] pra duhet pritur brezi 3, i.e Koha.

Deri atehere, jemi ne deshperim... por te pakten s'na ndalon njeri te veme gishtin ne plage e te identifikojme fenomenin.

Submitted by Eh... (not verified) on

'Linguistet'?! Jo po linguini me salce domatesh. Provo 'gjuhetaret'.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.