Skenari fantashkencë i Berishës: tritolin ia ka vënë vetes... Rama, bipolari

Postuar në 05 Janar, 2014 06:03

Ish-Kryeministri Berisha me një postim në FB (i përshtatur për masat popullore me fjalë si “të ndenjurat e X e Y”) ka shpallur publikisht kush po vë tritol në Shqipëri: qeveria!

“Sihariqin për hyrjen e tyre në fuqi [paketës fiskale], qeveria e njoftoi me pak C4, kësaj radhe të vendosur jo në të ndenjurat e Besnik Dervishit, madje as dhe në të ndenjurat e shtyllës të tensionit të lartë, por direkt në trupin e saj. Po çfarë e shtyu Edi Ramën të rrisë borxhin e vendit në një vit 3.2 herë më shumë se sa u rrit në tete vite dhe të rrisë taksat për 100% të shqiptarëve e të shtyjë drejt krizës ekonominë e vendit?” shkruan Berisha, i cili më tej citon ekonomistë të shquar të huaj (pa emër) të cilët “kanë deklaruar publikisht se shkaku qëndron në injorancën e plotë të tij [Ramës] në ekonomi, të tjerë besojnë se këto anti-reforma lidhen me psikozën e tij për shkak të së cilës ai ka krijuar në mendjen e tij dhe lufton kundër një realiteti ekonomik që në të vërtetë nuk ekziston dhe po me psikozën bipolare lidhet dhe besimi i tij se në Shqipëri nuk ka ekonomist tjetër përveç atij...” shkruan lideri historik i PD-së në FB.

k.c.

Comments

Submitted by lavdosh (not verified) on

Turp per ne qe per kete qe na ka qeverisur per me shume se 18 vjet

Turp edhe per medien qe bejne lajme me postimet e facebook-ut

Ky duhet te futet ne nje spital psiatrik

Submitted by Astrit (not verified) on

Z ish-Kryeminister po ben nje loje qe eshte e vjeterdhe e njohur ne bote, por qe sot nuk e perdor me njeri. Ai po ngaterron qellimisht borxhin e jashtem me borxhin total. Sic e kuptoj une vendimin e qeverise per te rritur borxhin, kjo behet me qellim qe te laje borxhin e brendshem dhe te ule krizen ne sektoret prodhues te vendit dhe me synim te rrise produktin e brendeshem. Nese kjo eshte keshtu sic thuhe atehere ka plotesisht kuptim.

Submitted by dritan (not verified) on

Cfare eshte e pabesueshme qe Rama eshte bipolar ???

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.