100 ditët e Ramës sipas Dashamir Shehit

Postuar në 05 Janar, 2014 12:48

Dashamir Shehi ka diskutuar me SHQIP 100 ditët e para të qeverisë. Sipas tij, “23 javë janë shumë pak për të gjykuar zotin Rama. Megjithatë, unë do të thosha, në kaq pak kohë shumë gjëra të tjera mund të bëheshin më mirë”, thotë Shehi.

“Shikoj një dëshirë për të pasur një kontroll mbi territorin, që të mos lejohen më ndërtime pa leje, të ndëshkohen ata që ndërtojnë pa leje dhe këtë absolutisht që e shikoj si një nga aspektet pozitive.”

Ekonomia

“Qeveria ka hyrë me një këmbë jo të mbarë apo ters siç i thonë, pasi duhet të merreshin me gjërat kryesore dhe, kryesore në radhë të parë është ekonomia, e cila fatkeqësisht me vendimet e fundit që u morën nuk është se u bë zgjidhja më e mirë, sepse u morën një tufë para borxh dhe nuk u lanë borxhet që i kishte shteti ndaj biznesit dhe ndaj kompanive të veta që ka shteti.”

Rendi e siguria

“…shikoj që dhuna e krimi nuk ka ndalur në rrugë. Fatkeqësisht kriminaliteti ka një hundë më të hollë se shteti dhe e kupton kur është shteti i dobët.”

Buxheti

“Unë nuk shikoj një entuziazëm që 2014-a do të bëjë ndonjë ndryshim të madh në ekonomi, sepse shikoj që në këta muaj shifrat po rrumbullakosen, sidoqoftë kemi një 2014 në një gjendje ‘të përmirësuar’, e cila kurrsesi nuk do të jetë e mjaftueshme për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.”

Administrata

“Fatkeqësisht vazhdojmë me mënyrën e vjetër, që zyrat e shtetit po zbrazen nga nëpunësit, të cilët shpeshherë janë dhe militantë, por po mbushen prapë me militantë të tjerë dhe kjo nuk tregon ndonjë avancim të madh. Kjo është të qëndrosh në vend.”

Fasada

“Kjo qeveri kërkon të bëjë propagandë dhe të krijojë efekte të bujshme, që janë gjëra të kota dhe të panevojshme, një lloj butaforie politike. Shikoj një mbivlerësim të aspektit të jashtëm, dekorativ të jetës së përgjithshme…”

Shëndeti

“…t’i rikthehemi me këmbë në tokë shërbimit shëndetësor, të heqim dorë nga fantazitë për shërbim gratis dhe të rregullohet dhe të sistemohen gjërat siç kanë bërë dhe vendet e tjera.”

k.c.

Comments

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

<p>Kur lexon keto mendime &quot;brilante &quot; &nbsp;thua me vete : ....Po si ka mundesi te quhet politkan nje njeri memdnime kaq sempliste dhe qe ben nje oponence kaq te varfer kundrejt qeverise ....?....</p>

Submitted by Tirana (not verified) on

Ne kete vend nuk kane me asnje sens fjalet dhe vepimet e politikaneve dhe mediave prane tyre.
Ne kemi vite qe jemi ne krize ekonomike. Te shohim si do t'i shkoje puna bankave per te percaktuar nese do shperbehet serish piramida shqiptare.

Submitted by tiranci vjeter (not verified) on

<p>futja pordhes kot o dash. ske dite me bo ndonjhere analiza e jo ma tani qe te kane rrjedhe trute.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.