Shqiptarë që luftojnë në Siri? Pse jo, 5 vjet burg!

Nga Siria vijnë vazhdimisht lajme për shqiptarë të vrarë në luftën civile në atë vend, aq sa në Maqedoninë fqinje kanë nisur planet për të modifikuar kodin civil që të mund të dënohen me burg.
Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokrate në Maqedoni (LDM), Pavle Trajanov, ka kërkuar që përmes Kodit penal të aplikohen masa ndëshkimore për të gjithë pjesëmarrësit në luftërat e huaja. Sipas tij, një nismë e tillë është bërë në Bosnjë – Hercegovinë, Serbi dhe pritet të aplikohet edhe në Kosovë, njofton INA.
Autoritetet shtetërore sipas gazetës “Dnevnik” nuk kanë publikuar vlerësime dhe shifra se sa shtetas të Maqedonisë janë të përfshirë në luftën në Siri. Por, sipas informacioneve të deritanishme, deri tani kanë humbur jetën tre shtetas të Maqedonisë, duke luftuar në anën e kryengritësve. Masat e pritura ndëshkimore parashikojnë sanksione me burg prej 1 deri në 5 vjet.
Një masë e tillë do ishte mirë të shikohej edhe në Shqipëri, ku janë raportuar lajme “vullnetarësh” që marin rrugën deri në Siri për “luftë të shenjtë”.
k.c.
Comments
Ketyre duhet hequr edhe

Ketyre duhet hequr edhe shtetesia sic Arabia Saudite ia hoqi Bin Laden liderit shpirteror te vehabisteve. Shqiperia duhet te bej te njejten gje, t'i deboj nga atdheu yne i shtrenjte.

Gabim! Duhen inkurajuar te

Gabim! Duhen inkurajuar te ikin ne Siri ata qe e ndjejne veten islamiste te thekur e te hane koken atje. Keshtu i bejne nje te mire te madhe shqiptareve te tjere te vertete, duke pastruar imazhin tone si te njejte me fondamentalistet islamike arab.

Shqiptaret mercenare kane

Shqiptaret mercenare kane qene gjithnje, veshtire se do ndalohet me ligje te tilla. Pastaj me cfare te drejte i ndalon dikujt te shkoje ne lufte, une nuk shoh ndonje baze ligjore ketu.

na hapet barkun duke botuar
na hapet barkun duke botuar cdo kellire islamofobe qe ju del perpara.
Jeni bere po aq te neveritshem sa Mero Baze dhe Fahri Balliu.
Një ligj i përkryer dhe të

Një ligj i përkryer dhe të gjithë këta bizhdila të kombit tu hiqet nënshtetësia dhe të dëbohen për gjithmon nga Atëdheu ynë

1. Kush shkon vullnetarisht

1. Kush shkon vullnetarisht ne lufte, e ka marre parasysh edhe vdekjen. Cfare kercenimi perbejne per te 5 ose 500 vjet burg?

2. Si do vertetohet se dikush ka qene ne lufte? Apo do kthehet me koke poshte cdo parim i se drejtes, duke supozuar ekstra per disa persona fajesine a priori? A do duhet ta vertetojne "ata", qe s'kane luftuar ne Siri? Kush garanton qe me nje ligj te tille nuk do te abuzohet per te denoncuar dhe denuar arbitrarisht edhe persona te pafajshem ne sensin e vete ketij ligji?

3. Sa per Maqedonine e Serbine, ligje te tilla formulohen ekstra kunder shqiptareve dhe per te kenaqur publikun sllavoortodoks si nje lloj revanshi per luften e Kosoves dhe te Maqedonise. Po Respublica dhe k.c. me kete propozim cfare publiku kerkojne te kenaqin dhe per cfare lufte kerkojne te hakmerren?

Shume dakord! T'u hiqet

Shume dakord! T'u hiqet shtetesia shqiptare ketyre kellirave te shitura.

Add new comment