Edhe DioGuardi kundër Nobelit të Paqes për çiftin Thaçi-Daçiç. A na duhet vërtet ky Nobel?

Joe DioGuardi, kryetar i Ligës Shqiptaro-Amerikane ka reaguar fort kundër nominimit të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç për çmimin Nobel të Paqes. “Absolutisht jo, një kandidim të tillë nuk e meritojnë, sepse dihet se kujt i ndahet Çmimi Nobel, atyre personaliteve, intelektualëve për paqe në botë, e fatkeqesisht këtë ende nuk e kemi në Veri të Kosovës e aq më tepër në Serbi (Luginën e Preshevës )..”, ka deklaruar DioGuardi për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.
Pak më herët, “NY Times”, pat pregatitur një profil për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të titulluar “Thaçi aspiron të bëhet burrë shteti, por e përndjek e kaluara e tij”.
Perceptimi për Thaçin nga shumë diplomatë të huaj është se ka qenë një udhëheqës i pamëshirshëm i UÇK-së, që urdhëronte arrestime, vrasje dhe përndiqte rivalët e tij”. Çudia është se pavarësisht problemeve të shumta në Kosovë dhe zhgënjimit të popullsisë shqiptare për zhvillimet në Veri të vendit dhe Luginën e Preshevës, në politikën e jashtme ai cilësohet cilësuar si «faktor stabiliteti», dhe kjo kryesisht për shkak se tregohet “i bindur” në negociatat me Serbinë.
Në rrethanat kur një çmim Nobel për Paqen do na bëntre të ndihemi krenarë, por marrësi/t i tij aspak, sa vlerë do të kishte ky çmim për shqiptarët?
k.c.
Comments
Ky Dioguardi eshte nje koqe
<p>Ky Dioguardi eshte nje koqe kandari qe s'e ka shokun </p><p> </p><p>Eshte gje shume e mire qe ta mari Nobelin ai serbi, se pastaj Europa ka nje arsye me shume per ta detyruar qe te njohi Kosoven...dhe te sillet si europian </p>
Add new comment