Biznesmeni që rri ngjitur me Erdoganin, Ramën e Thaçin, arrestohet në Stamboll

P { margin-bottom: 0.08in; }
Gazeta turke “Hurriyet” shkruan se mes dhjetra biznesmenëve të arrestuar së fundmi në Turqi, me akuza për korrupsion, është edhe drejtori i kompanisë “Limak&Calik”, Nihat Ozdemir. Ozdemir dhe disa biznesmenë të tjerë akuzohen për “krijimin e një organizate kriminale”, për mitmarrje, mashtrim, falsifikim të dokumenteve zyrtare, kërcënime dhe përvetësimin e aseteve të fituara me aktivitete kriminale, ndër ta edhe biznesmeni saudit Yasin al-Qadi, i akuzuar më parë për financimin e terrorizmit. Interesante është që Ozdemir (i cili sapo ka fituar tenderin për ndërtimin e aeroportit të tretë të Stambollit) para 3 muajsh, ishte në “pari” me kryeminstrat Erdogan, Thaçi dhe Rama ndërsa përuronin terminalin e ri të Aeroportit të Prishtinës, sipas TCH.
Sigurisht, Kryeministrat shqiptarë nuk mbajnë përgjegjësi se kë merr Erdogan nga pas. Fundja është “shoqnia” e vëllait të madh.
k.c.
Comments
Myyteee ky eshte fundi i
<p>Myyteee ky eshte fundi i Erdogan diktatorit</p>
Add new comment