Kush janë dhe çfarë kërkojnë (sa pak!) ortodoksët shqiptarë

Krishtlindja është dita që mban bashkuar të gjitha kohërat -Alexander Smith
Gëzuar Krishtlindjen! Ua uroj këtë ngjarje të madhe gjithë vëllezërve dhe motrave të mija që e festojnë ardhjen mes nesh të Zotit tonë, Jezu Krisht! Por sidomos të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë! Kudo që janë. Atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që punojnë dhe ndërtojnë, që edukojnë dhe mbjellin dashurinë, respektin, dhe lartësojnë dinjitetin e të gjithë shqiptarëve ortodoksë. Atyre njerëzve që trashëgojnë vlerat dhe kontributet më të drejtpërdrejta në formimin dhe krijimin e identitetit të të gjithë kombit shqiptar, atyre që vazhdojnë farën e patriotëve shqiptarë ortodoksë që shkrinë pasurinë dhe dhanë jetën për gjuhën dhe tokën shqiptare. Atyre që janë shembull i shkollimit, i organizmit, bashkëjetesës dhe guximit qytetar. Atyre që janë fara e dijes e që ndriçojnë fort në themelin e ekzistencës se shqiptarëve. Atyre qindra mijërave shqiptarëve ortodoksë që sot u bie të përballen me dhunimin e besimit të tyre fetar, siç e kemi të freskët në këtë vitin 2013 që po lëmë pas. Atyre që shpeshherë u bie të dëgjojnë dhe lexojnë që nuk janë patriotë sa duhet dhe nuk e kanë dashur apo nuk e duan Shqipërinë sa duhet. Ajo që nuk kuptoj deri në fund është, pse shoqëria shqiptare post-komuniste e absorbon si një normalitet dhunimin e objekteve të kultit të krishterë ortodoks? Pse sheh me indiferentizëm të plotë kur censusi i popullsisë shqiptarë kryen de jure genocid ndër radhët e ortodoksëve shqiptarë? Pse kur një individ që uzurpon Kishën e Elbasanit dhe e quan veten prift ortodoks, duke u tallur me gjithë trashëgiminë orthodokse dhe shenjtërinë e të bërit prift për t’u shërbyer njerëzve, qeveritë shqiptare heshtin dhe shoqëria e duartroket? Pse nuk i kthehen pronat Kishës Orthodokse? Pse kur segmente të caktuara sulmojnë Kryepeshkopin e Kishës sonë orthodokse, shoqëria shqiptare miraton në heshtje? Pse ai është grek? Mos ndoshta besimi fetar, njësoj si në kohën e luftërave ballkanike, ende nuk është çliruar nga ngatërrimi i tij me kombësinë, dhe vlerësimi për të udhëhiqet ende nga “patriotizmi” nacionalist? Se sa herë fqinji ynë jugor bie në zullume të induktuara nga Megali idea, patriotizmi i madh që karakterizon shqiptarët ndizet flakë. Deri këtu mirë, e ç’të keqe ka? Por një pjesë e shqiptarëve ndjehen papritmas e papandehur më patriotë sesa një pjesë tjetër e shqiptarëve; viktima e zakonshme në këtë flakëndezje të patriotizmit janë shqiptarët e krishterë ortodoksë. Çfarë dinë këta patriotë të thekur ndonjë gjë që i bën ata më të lartësuar në ekzistencën e tyre kundrejt shqiptarëve ortodoksë? Çfarë kanë bërë këta patriotë ndonjë gjë më shumë dhe më patriotike se ajo që kanë bërë shqiptarët e krishterë ortodoksë në historinë e Shqipërisë? Me ç’duket, klishetë e krijuara për shkak të formës së administrimit në shekujt e perandorisë otomane që qeveriste sipas parimit ‘një milet një fe’, bashkuar me kërcënimin e filozofisë greke të 1800-ës, sipas të cilës të gjithë myslimanët ishin turq dhe të gjithë ortodoksët ishin grekë, janë sot në vitin 2013 po njësoj të freskëta si atëherë kur rilindasit tanë, për të shpëtuar nga asimilimi i kombit donin të sheshonin dallimet fetare që po përdoreshin për t’i shkëputur copa Shqipërisë dhe dolën me sloganin ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’. A ishte kjo frazë ajo që ngriti nacionalizmin shqiptar andej nga fundit i viteve 1800 apo ndoshta ishte rreziku real, jo ai metaforik, i zhdukjes nga faqja e dheut të kombit shqiptar? A është e vlefshme kjo frazë sot, dhe si sillen shqiptarët e sotëm me shqiptarinë? A e dinë përdoruesit e atyre klisheve të ngjizura në Stamboll dhe Athinë se i vetmi komunitet fetar i cili mund të zgjidhte opsionin t’i bashkohej një shteti tashmë të formuar prej 100 vjetësh siç ishte Greqia, ishte ai i krishterë ortodoks? Ky opsion që do u garantonte rehatin atyre ekzistonte realisht. Nuk është ndonjë shpikje. Shqipëria siç e njohim ne sot, atëherë nuk ekzistonte; ishte thjesht Turqi. Këtë opsion nuk e kishin shqiptarët myslimanë dhe ata katolikë, por shqiptarë ortodoksë, po. Dhe ata zgjodhën. Zgjodhën të ishin shqiptarë, dhe të përballeshin me fqinjin që e kishin tek dera e shtëpisë dhe jo larg, si ca shqiptarë të tjerë që vetëm llapin për këtë fakt. Me atë fqinj që i digjte fshatin, i vriste priftin dhe mësuesin dhe me bajonetë në grykë u kërkonte të thoshin që ishin grekë. Zgjodhën të ishin shqiptarë, edhe pse të gjithë asokohe ishin shkolluar në Greqi. Zgjodhën të mbeteshin shqiptarë të krishterë ortodoksë në respekt të historisë dhe dinjitetit të të parëve të tyre, dhe jo pse ‘feja e tyre ishte shqiptaria’. Në fakt, feja e shqiptarit nuk është shqiptaria. Shqiptaria është kombësia e shtetasit shqiptar. Edhe një budalla e kupton këtë. Për shkak të rolit të madh që kishte feja në vitet e luftërave ballkanike dhe përdorimit që iu bë asaj për qëllime nacionaliste, ky koncept ishte kollaj të ngatërrohej. Asokohe institucionet fetare nuk është se i rezistuan shumë tundimit që të merreshin me punë të shtetit më shumë se me punët e shpirtit. Kultura administrative turke dhe interesat turke dhe ato greke e ngatërronin me dashje kombin me besimin fetar. Këtyre interesave u shërben çdo individ i sotëm modern i vitit 2013, tashmë falas – sepse dikur turqit dhe grekët e paguanin me flori në dorë dhe s’e kishin për gjë edhe të digjnin dhe vrisnin për ta arritur këtë gjë; çdokush që në injorancën e vet, ndoshta edhe të qëllimshme ndjen nevojën dhe lirinë intelektuale t’i asociojë apo shohë shqiptarët e krishterë ortodoksë si grekë, – në njërin prej kuptimeve që ka në shqip kjo fjalë, u bën thjesht një shërbim delireve turko-greke. Besimi fetar është diçka krejt tjetër. Është një nevojë shpirtërore personale, dhe jo një nevojë kombëtare. Unë besoj në Zotin tim, Jezu Krisht, miq të tjerë të mi besojnë një Zot tjetër. Mos ndoshta unë jam grek dhe ata turq apo arabë?! Unë mbetem shqiptar, siç kanë qenë dhe vendosën të mbeten të parët e mi: shqiptar i krishterë ortodoks. Shqiptari deri në vitin 1460 ka qenë tërësisht i krishterë, pastaj për nevoja personale shpirtërore u konvertua me shumicë në fenë myslimane, ai është sot në 2013 kryesisht mysliman suni dhe bektashi, por është edhe i krishterë ortodoks dhe i krishterë katolik. Atëherë cili është problemi? Pse Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale shqiptare është me kombësi greke? Dua të ndalem pak këtu. Fakti që ai është grek, duket sikur shqetëson më fort se ortodoksët shqiptarë disa segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare, të cilët nuk e di pse, por kam bindjen që në fakt kënaqen shumë me këtë fakt. Kënaqen ose për axhenda haxhiqamiliste të tipit “dum Babën”, ose për shkak se nuk arrijnë të kenë një arsyetim të ndryshëm për botën që na rrethon nga ai i 101 vjetëve më parë. Ndoshta se kjo është vjersha e vetme që dinë apo mundësia e vetme që i njohin vetes të luftojnë për nacionalizëm. Personalisht, por besoj se çdo ortodoksi shqiptar këto vrulle dhe litani nuk i shkakton asnjë dëm mendor, dhe asgjë më shumë se një buzëqeshje të krishterë, pak të hidhur, por shqiptare ama. Duhet të biem dakord që Lufta I dhe II botërore kanë mbaruar. Kufijtë janë vendosur, është e vërtetë që gjysma e Shqipërisë mbeti jashtë, por këta kufij nuk kanë ndërmend të lëvizin. Jemi anëtarë të OKB-së, dhe NATO-s, aty kemi edhe shtetet që na kanë pushtuar më parë apo që në delirin e ekzistencës së tyre vazhdojnë të pretendojnë territore shqiptare. Jemi rrugës drejt integrimit në Bashkimin Europian; këto shtete janë edhe aty. Në këto organizma dorëzohet sovraniteti dhe nacionalizma. Sepse dihet që asnjë nacionalizmë nuk është më e mirë se ndonjë nacionalizmë tjetër. Shikoni se çështjet e nacionalizmës në botën moderne dhe në formën e tyre moderne, i trajton Ministria e Jashtme, qeveria, dhe Parlamenti. Kush ka në shekullin e 21-të të tilla halle duhet t’u drejtohet këtyre institucioneve të vendit të vet. Edhe për të protestuar kur është nevoja. Kisha nuk merret as me kufirin në tokë e as në det. Dhe as me kush hyn e del nga kufiri, dhe a gërmon apo nuk gërmon ndokush në Shqipëri. Me këto çështje merren institucionet laike dhe jofetare. Dhe nëse ndonjë klerik ortodoks shkel ligjet e shtetit shqiptar, të ruajtura nga këto institucione, të paguajë sipas ligjit. Dhe ndonjërit që në primitivitetin e nacionalizmës së tij kërkon të numërojë grekët në Shqipëri e të shpallë autonomi, t’i tregojmë vendin. Në fakt, në këto 23 vjet, kur shumë liri, mes tyre ajo e besimit fetar, fjalës, lëvizjes së lirë janë rikthyer në tokën shqiptare, shumë bashkëkombës të mi, nga jugu dhe veriu, kanë marrë nënshtetësinë greke, amerikane, kanadeze, italiane, gjermane, franceze etj., etj. Pra janë njëherazi edhe shqiptarë edhe ashtu si ua ka dashur mendja, interesi, lehtësisht, pa i kërkuar shumë llogari patriotike vetes, dhe ma do mendja duke dhe harxhuar goxha para ik e hajde për të bërë dokumentet dhe betimet e duhura të kombësisë së tyre të re. Por mua nuk më shkon ndërmend t’i shoh si njerëz që e shitën patriotizmën, dhe shqiptarizmën e tyre, apo fenë e tyre sikur të besoja se feja e shqiptarit të ishte shqiptaria. Ata mbeten vëllezërit e mi, pa paragjykim. Persekutimi shqiptar i besimit fetar solli që kur na duhej një Kryepeshkop të merrte Kishën për dore dhe ta lartësonte atë, si e kërkon dinjiteti i çdo besimtari ne nuk kishim një shqiptar që të plotësonte këto kushte. Pra që të bëhej Kryepeshkop. Na duhej të gjenim një. Ai mund të ishte anglez, amerikan, kanadez, apo dhe kinez, por edhe bullgar, rumun, apo edhe grek. Perëndia solli në derën tonë Fortlumturinë e Tij, Anastasin. Fakti që Kryepeshkopi im është me kombësi greke nuk ka asnjë rëndësi në çështje të besimit fetar. Aq rëndësi sa ka për besimtarët e krishterë katolikë në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë fakti që Hirësia e tij, Imzot Angelo Massafra është italian dhe jo shqiptar. Nuk dua të hyj në hollësira të tjera. A po e merr tokën shqiptare Kryepeshkopi ta çojë në Greqi? Apo i merr kishat në krahë dhe t’i nxjerrë matanë kufirit në Greqi? Jo, përkundrazi, është i tëri në shërbimin tonë, të besimtarëve të krishterë ortodoksë. Ajo çka unë kërkoj është që Kryepeshkopi im të jetë i ndriçuar, të jetë i urtë, me përvojë dhe në gjendje të shtojë dhe prosperojë Kishën time Ortodokse Autoqefale Shqiptare, të dijë të drejtojë njeriun dhe t’i mësojë atij dashurinë, respektin, të drejtën, mëshirën dhe dhurimin për tjetrin. Fortlumturia e Tij është të gjitha këto, ai i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë të gjitha këto. Nuk besoj se i bën këto pse është grek, porse i shërben njerëzisë i dorëzuar në Krishtin. A thua se po të mos ishte grek Kryepeshkopi, Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare do ishte më shqiptare se sa është? Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare ka ekzistuar më parë dhe do të vazhdojë të ekzistojë edhe më pas. Kisha janë besimtarët shqiptarë ortodoksë. A thua ata patriotët e flaktë nuk do i stigmatizonin po njësoj shqiptarët ortodoksë? Fortlumturia e Tij, Anastasi e nxori Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë nga varri ku e kishin futur të copëtuar ca patriotë të mëdhenj shqiptarë që flakërinë nëpër Shqipëri nja 50 vjet. Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare sot ka Universitetin e vet, ku mësojnë priftërinjtë ortodoksë që u shërbejnë besimtarëve shqiptarë të krishterë ortodoksë. Me dorën e vet ka drejtuar rindërtimin e Kishave Ortodokse të rrënuara dhe ndërtuar kisha të reja në shërbim të qindra mijëra besimtarëve ortodoksë shqiptarë në Shqipëri. Për të mos thënë angazhimin e vet direkt në vepra humanitare dhe në promovimin e ortodoksisë shqiptare në mbarë botën përmes forumeve ndërkombëtare ku merr pjesë dhe ku është President nderi. Fortlumturia e Tij në këto 20 vjet na ka shërbyer, ai ka bërë shumë për qindra mijëra besimtarë ortodoksë anembanë Shqipërisë, u ka dhënë atyre dinjitet në besimin e tyre fetar dhe u ka mësuar të jenë qytetarë shqiptarë më të mirë, më të dashur. Për këtë kontribut të jashtëzakonshëm të shtrirë në 20 vjet, në shërbim të qindra mijëra shqiptarëve, jo vetëm të krishterë ortodoksë, i propozoj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Bujar Nishani, të na nderonte duke i dhënë nënshtetësinë shqiptare Fortlumturisë së Tij, Anastasit.
Gjithë sa thashë, a më bën mua grek? Agjent të grekut? Të Asfalisë? Të ‘Agimit të Artë’? Askush mos ta ëndërrojë këtë në varfërinë e shpirtit, të mendjes dhe idesë së vet dhe stampave të arsyetimit ofruar një shekull më parë. Unë, njësoj si qindra mijëra të tjerë besimtarë ortodoksë mbetemi shqiptarë. Kryelartë! Sepse në trashëgiminë tonë kemi shqiptarë orthodokse që i kanë dhënë Shqipërisë identitetin që ajo ka sot, që nga gjuha e shkruar e deri tek himni i flamurit. Që ndriçojnë shumë, po shumë fort në historinë e Shqipërisë. Si Thimi Mitko, Kristoforidhi apo Asdreni. Kemi njerëz veprimtarë të zjarrtë në procesin e ruajtjes së kulturës dhe themelimit të shtetit shqiptar nga Korça, Përmeti, Erseka, Gjirokastra etj, po edhe nga Bukureshti, Sofia, Kostandinopoja, Egjipti e Amerika. Si Qiriazët, çajupi, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri, Urani Rumbo, e shumë të tjerë që shkrinë pasurinë dhe jetën që shqiptari të quhej shqiptar. Askush nuk guxoi t’u thoshte atyre jeni grekë, edhe pse ishin shumica të shkolluar në Greqi, edhe pse shumica e priftërinjve të tyre ishin grekë, dhe në kishat e tyre lutja ishte greqisht. Pse ky guxim lodron në mendjen dhe gjuhën se ca shqiptarëve të sotëm? Nuk e di! Tashmë, as nuk dua t’ia di! Mendoj se asnjë shqiptar tjetër nuk mund të japë mend dhe të shitet më patriot e më nacionalist se tjetri. I bashkohem At Zef Pllumit në pyetjen e tij: “Si mund e duem Shqipninë kur secili shqiptar mendon se vetëm ai ka të drejtë mbi Shqipninë dhe intrigojmë e tiranizojmë njani-tjetrin?” I bashkohem dhe shpresës së tij se: “Shqiptarët kanë për të ba ma shumë për atdheun, në qoftë se kanë për t’u dashtë ma tepër ndërmjet vedit” Që të kthehem atje ku e fillova dhe ku më çoi dashuria për të gjithë ata që festojnë Krishtlindjen, fëmijë gra, vajza, burra e djem, familjarë, të fejuar e të dashuruar, nxënës e studentë, klerikë orthodokse dhe jo vetëm, që na shërbejnë për të qenë më të mirë dhe më të dashur me njëri- tjetrin, kudo qofshin, edhe njëherë: Gëzuar festën e paqes dhe dashurisë – Krishtlindjen!
Nga Gazeta "Mapo"
Comments
Ore se nuk po e gjej emrin e

Ore se nuk po e gjej emrin e artikullshkruesit ne faqe.Mos e ka shkruajtur Forthiresia e Tij Janullatos kete shkrim?

Di gje te me thote njeri,

Di gje te me thote njeri, perse Kisha e re ortodokse ne Tirane eshte ndertuar e veshur me ngjyra te bardha dhe blu, dhe ikonat dhe afresket brenda zbukurohen me fjale dhe shkronja greke, perse Kryepiskopi u shpreh kunder nderhyrjes se Natos ne Kosove ne vitin 1999, perse ai ka genjyer duke thene se do te qendronte ne krye te KOASH vetem perkohesisht dhe tani kane kaluar 20 vjet qe eshte aty, perse qendron ne krye te KOASH kur statusi kerkon qe kruepeshkopi te kete shtetesine shqiptare, perse ka 20 vjet ne kete vend dhe nuk flet shqip.

A te ben perkrahja ndaj tij grek, agjent te Asfalise etj? Vallaji kujt po i plas ... ? Kush je ti or taj?

Me kete pyetjen " Pse kur

Me kete pyetjen " Pse kur segmente të caktuara sulmojnë Kryepeshkopin e Kishës sonë orthodokse, shoqëria shqiptare miraton në heshtje?" ma kurseve leximin e shkrimit tend. Sipas jush shqiptaret ortodokse duhet te pranojne nje grek si udheheqes se klerit te tyre. Me kete i ke shpjeguar qarte se interesat e kujt perkrah me shkrimin tend. Une si ortodoks nga origjina familjare, por jo praktikant per shkak te udheheqjes politike grekofile te Kishes Ortodokse Shiptare distancohem nga ky besim nese me indokrinohet per qellime politike te shovinizmit grek te pranoj me ane te fese perfitime territoriale e politike ne favor te shteti grek. Ne e kemi historine tone te Ortodoksise Shqiptare te themeluar nga Fan S. Noli, e nuk kemi pse ndjekim psallmet e vrerosura te nje prifti grek. Dihet qe interesat e kesaj Kishe mbrojne interesat e Greqise dhe jane kundra Ortodoksise Shiqptare te vertetet. Per kete mund ti referohesh historise: Vrasja e priftit patriot shqiptar Kristo Negovani me urdher nga Mitropoliti grek i Korçes. Nese fati i ortodoksise shqiptare mbetet ne duart e nje greku e jo nje shqiptari, me mire te mos kemi fare orthodokse shqiptare po te nje feje tjeter, vetem te jete SHQIPTARE ne parime e ne udheheqje.

Sa bukur,sa thjesht,sa reale

Sa bukur,sa thjesht,sa reale etj.

Ky shkrim i takon shqiptareve te vertete.

Nuk eshte per joshqiptaret,vellezerit turq,arabe,sudaneze etj.

Nuk eshte per ata injorante qe falen ne rruge,qe kane perqafuar me shume dashuri islamin vrases.

Po po, ky eshte shkrim per
Po po, ky eshte shkrim per shqiptare te vertet si prof. Janullatosi dhe ti.
Gjthashtu Falemnderit per fyerjen qe i ben fese time, i dashur anonim. Une nuk do te te pergjigjem me te njejten monedhe, se duhet nje dallim mes barbarit dhe qytetarit. Po imituam barbaret, po iu pergjgjem atyre me te njejten gjuhe, do behemi si kembet e dhise pastaj.
Barbaret as 200 vjet shtet nuk kane, dhe i kane zhdukur me sukses xhamite dhe sinagogat ne vendin e tyre. Jeruzalemi 1300 vjet nen muslimanet arabe e turq bashke, dhe nuk i preku kishat e sinagogat. Aty jane akoma. Keshtu e ka kjo bote, pa barbaret si do kuptohej kush nuk jane barbare?
Cfare eshte ky Dritan

Cfare eshte ky Dritan Shano,

Eshte nje idiot, nje injorant, nje provokator, nje shkarrashkrues i porositur qe firmos borderote e Janulles, nje falsfikator i historise se ortodoksise shqiptare apo nje trushplare i verber ne jermin e zellit fetar?

Mund ti kete te gjitha keto te perzjera aq sa per te shkruar kete pacavure.

Per kete grekofil dhe gjithe zarbot qe notojne dhe letyren ne keto ujera, ka vetem nje pergjigje:

- Janullatos, ti je sorra e zeze e Megali Idea-s dhe e Kishes Greke, koloneli i zi i Asfalise dhe thika e helmatisur helene ne brinjet e Shqiperise.

- Janullatos, je uzurpatori i Fronit te Shenjte te Kishes Autoqefale Shqiptare te themeluar nga Hiresia e Tij Kryepeshkopi hyjnor i saj, Imzot Fan Noli.

- Janullatos, je mbjellesi i varreve fallco greke dhe ngulesi i gureve te stisur per te shenjuar kufinjte e Vorio Epirit ne tokat autoktone shqiptare.

- Janullatos, je gjarpri drejtues i pararojes se agresionit grek per helenizimin e ortodoksise patriote shqiptare dhe per te arritur helenizinmin e vete Shqiperise se Jugut.

Per te gjitha keto, te bashkuar rreth ortodoksise se vertete shqiptare, te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne, brenda dhe jashte vendit, gjemojne dhe urdherojne me nje ze te vetem:

- Janullatos, je i urryer dhe i padeshiruar ne Shqiperi.

-Janullatos, shporru nga Shqiperia sa me pare!

Ne kete bote moderne ky

Ne kete bote moderne ky artikull shkrues kujton se njerezit jane injorante dhe nuk e njohin si funksionojne kisha ortodokse ne Europe...........

Ik ore i ashtuquajtur Dritan se na hape barkun me kete konspiracine budallaqe qe ben ne favor te Janulaltosit

Janulla jote duhet te largohet sepse qenia e tij ne krye te Kishes thyen ligjet e vete kishes se pavarur shqiptare, por edhe regullin e te gjitha kishave ortodokse --te cilat i kane pritmatet e tyre te kombesise se tyre dhe nuk i marin hua nga komshiu , sic kemi bere ne

Kishat ortodokse kane specifiken qe jane te pavarura dhe vet qeverisen _-Kehstu psh Kisha serbe e ka krye-priftin serb, maqedonsja e ka maqedonas, Rumunia e ka rumun, Kisha ruse e ka rus etj etj ....

Parlamenti shqitpare duhet ta ndjeki kete prift grek, bashke me ata prifterinjte greke te tjere qe gelojne aty, dhe ti ktheje pavarsine Kishes sone Autoqefale ...........sepse prandaj edhe quhet ...Autoqefale ...Nuk quhet Gjitone-qefale

Nuk i jepet nenshtetesia
Nuk i jepet nenshtetesia Anastasit.
Nenshtetesia i jepet vetem agjenteve te Iranit ose vellezerve tane arabe.
Atyr e edhe ua japim

Atyr e edhe ua japim neshtetesine , sepse shteti i tyre nuk ka ndonje ligj lufte kunder Shqiperise , dhe po ashtu nuk sponsorizon organizata politke ne Shqiperi qe te kene si qellim copetimin e Integritetit teritorial te Shqiperise

Ti mund te jesh cfar te doj

Ti mund te jesh cfar te doj kokra e qejfit,por nuk mundesh te na predikosh neve dokra per te na mbushur mendjen se kryepeshkopi eshte me shqiptar se shqiptaret.Paturpesija juaj qendron se permend shume emra te nderuar patriotesh,por per themeluesin e kishes autoqefale shqiptare Fan.S.Nolin nuk thua asnje fjale.Un jam ortodoks,por ju neverise ju me gjithe kete shkrim.

Me se fundi edhe Respublica e

Me se fundi edhe Respublica e hapi porten per shkrime te tilla realiste. Duk dua te ul vlerat e saj, por gjithmone hiresia e tij Anastasios eshte bere objet sulmi edhe ne kete gazete nga segmente te ndryshme, pergjithesisht jo te krishtere, eshte reklamuar gjithmone i ashtuquajturi prifti Nikoll Marku, i eshte meshuar gjithmon idese se Janullatos nuk duhet te drejtoje kishen shqiptare. Por pak eshte reklamuar ndonjehere vepra e tij, eshte harruar apo neglizhuar, sic e shpjegon autori i ketij shkrimi. Sa vjet duhet te kete nje njeri i zakonshem qendrim permanent qe te marre shtesine shqiptare. Fakte te shumta tregojne se ate e kane marr deri fondamentaliste terroriste, kurse perfaqesuesi i kishes shqiptare qellimisht i refuzohet kjo e drejte elementare. Pse, sepse keshtu Hiresia e tij Anastasios do te ishte ashtu si mijera shtetas te shqiperise te minoritetit grek.

Disa kujtojne se krypeshkopi mund te zgjidhet ashtu si presidenti njehere ne kater vjet, por kjo nuk ndodh ne rregullat e kishes ordhodhokse. Mund thuhet dhe shume me teper rreth problemeve te ngrituara ne artikull nga autori

Po me statutin e kishes

Po me statutin e kishes orthodokse te 1922 eshte e percaktuar qe duhet te jete shtetas shqiptar madje edhe me kombesi shqiptare. Pse kete nuk e permend as autori e as ti?

Ndersa Nikolla Markut i ngrejne si pretekst se ka dale prift ne nje kishe Ortodokse ne Shkup, doemos nga nje prift Maqedonas (apo Sllavo-Maqedonas). Dhe meqe Greqia nuk e njeh FYROM-in pervecse me kete emer, kishe Kostandinopojes nuke e njeh kishen e Maqedonise, dhe i bie qe te gjithe prifterinjte ne FYROM nuk qenkan prifterinj, pastaj rrjedhimisht kuptohet eshe Marku nuk quhet.

E cuditshme si mundoheni ta justifikoni prezencen e Janullatosit me cdo kusht, ne fund te fundit platformat greke per te kontrolluar Ortodoksine ne Shqiperi, rrjedhimisht dhe popullsine ordokse, pronat, etj jane te mocme. Nuk eshte ndonje skenar i ri qe nuk i dihen qellimet. I kemi kaluar me shekuj keto. Aq sa arriten binden dhe sulltanin te ndalonte perdorimin e gjuhes shqipe ne kisha apo institucione apo shkrimin e saj.

Autori me siper me paturpesi ze ne goje dhe Kristo Negovanin, Petro Ninin, familjen Qiriazi etj. Po nuk na thote kush e vrau Petro Ninin, Todrin, Negovanin, Stath Melanin, etj.

Ortodokset shqiptare nuk kane ndonje shenje dalluese nga te tjeret. Mos u mundoni te pergjithsoni nje komunitet te tere, qe me pas ta personifikoni nen sibolin e kryqit apo Janullatosit si te "pervuajtur" qe "duhet shpetuar" nga patria Greke. Per me teper autori mos flase sikur perfaqson tere ortodoksit shqiptare sado qofshin.

1-Autori pohon: "...... Aq

1-Autori pohon: "...... Aq rëndësi sa ka për besimtarët e krishterë katolikë në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë fakti që Hirësia e tij, Imzot Angelo Massafra është italian dhe jo shqiptar...."

Sqarim: Imzot Angelo Massafra asht i lindun ne Itali dhe asht shtetas italian, por asht arbresh dmth i lindun ne nji familjes shqiptaresh te ikun ne Itali per shkak te pushtimit turk-osman.

Atewhere linde pyetja: Po Imzot Noli qe lindi ne Turqi, mos asht turk? Ai lindi ne Turqi ne nji familje emigrantesh shqiptar. Ketu autori bjen ne kundershtim me vedi, sepse ai nuk shkuren per te vertetat objektive, por per qellime te paracaktueme. Pra ka mungese objektiviteti.

2- Kur flet per kristjant èatriot shqiptar autori perqendrohet ekskluzivisht ne ortodokst shqiptar. Ky fakt asht nji tendence tjeter e para menueme e ketij shkrimi. Nuk ka aspak nevoje te flitet per shqiptart katolik, sepse ato ia kan ba vendin vedit ne historine e shqiptarve qofte kundra pushrtuesve turq-osman qofte edhe kundra sllavo/ortodoksve te komunizmit.

Shkurt shkrimi asht ma shume dis-infornues se informues.

U hodhen hienat ne sulm qe te

U hodhen hienat ne sulm qe te vertetojne se mllefi i tyre eshte i justifikuar dhe jo si pasoje e shpirtit te tyre te vrerosur dhe mizerje.Po ky shkrim nuk hidhet poshte me teori konspiracioni sepse eshte gjithcka e vertete edhe pse disave nuk u pelqen.Keto fjale duhet ti thone edhe ata qe mbushin cdo dite gazetat me shkrime nga me te pavlerat dhe nuk shikojne se po stigmatizohet nje komunitet i tere,ata duhet ta hapin gojen dhe ti thone stop kesaj loje me zjarrin.

Bravo artikullshkruesit.

"kur një individ që uzurpon

"kur një individ që uzurpon Kishën e Elbasanit dhe e quan veten prift" - edhe per Nolin keshtu thate atehere.

"pronat e Kishe Ortodokse" - sa te varfer jeni, po vuani per buke ndaj doni prona te tjera. Po ju do merrni pasurite e qiellit dhe te tokes ne boten tjeter. Mos kini merak.

"kontribut të jashtëzakonshëm të shtrirë në 20 vjet, në shërbim të qindra mijëra shqiptarëve" - kontribut ne ngritje kishash edhe aty ky nuk ka besimtare, kontribut te vecante ne ngritjen e varrezave te "ushatareve" greke qe neser te sherbejne si piramida kufiri.

"Fortlumturisë së Tij, Anastasit." - Fortlumturi mund te jete per ty zotni, dhe thuaja emrin sic e ka Anastasios.

Perbledhja: E kishte mire Xhaxi, ju erdhi hakut.

Me Janullatos pa Janullatos

Me Janullatos pa Janullatos Ne ortodokset e vertete nuk duam as per komshi nje mysliman e jo me te jemi vellezer e te bejme krushqi,kjo eshte e verteta qe kemi brenda vetes pavarsisht se shume i kane shkel keto rregulla dhe jane bere pishman,shikoni krimet me vrasje qe behen ne shqiperi 95% kryhen nga vllazeria mysylmane dhe kjo do te thote shume sepse geni turkomongol do vetem gjak ,barbaria eshte ne gen ne fe dhe ne kulture.Ne nuk na kercet fare e doni ju korraket Janullatosin apo jo, edhe ne mbase se duam por do e mbajme vetem per inatin tuaj dhe aty do jete deri sa te vdese qe ju te pelcisni nga zorri,janullatosin e shani, por ata callmaxhinjte kafshe qe pellasin 5 here ne dite me keq se gomaret dhe te zgjojne nga gjumi nuk thoni gje ,ne ortodokset ketu kemi qene, ketu jemi, dhe ketu do te jemi per jet e mot, me Janullatos pa Janullatos, ne kurre nuk do behemi turq dhe tu vijme turqve mbas avazit kete ta dini mire.

Ne themel cdo besim

Ne themel cdo besim perjashton tjetrin. Ndryshe nuk do flitej per tolerance.

TOLERANCE...fjale e madhe.

Besimi fetar na ben shqiptare me te mire thote autori. Ku e sheh nuk e thote. Ne shtetin e cunguar Shqiptar, pavaresisht besimit u "kullandrisem" disi. Por cndodhi jashte ketij shteti. Shqiptaret cliruan Greqine dhe pranuan te behen pjese e shtetit te ri Grek. Ju duk me mire se nuk shihnin dicka te perbashket me vellezerit me ne veri te vetquajtur ne pjesen me te madhe turq. Sundimi turk e ai i Ali Tepelenes ja u lehtesoi kete vendim. Historia jone shkruan shume per tragjedine came te shkaktuar nga "greket". Ne kujtimet e cameve te mbijetuar ndesh shpesh ne masakra te bera nga gjitonet e tyre shqiptare ortodokse. Si duket u hakmorren per kohen e sundimit turk e sidomos te Aliut. Ne Maqedoni flitet shume per problemet e shqiptareve me "maqedonasit". Per ata qe e njohin realitetin keta "maqedonas" nuk jane gje tjeter vecse shqiptare ortodoks. Ne Kosove flitet shume pak ose aspak per shqiptaret ortodoks, flitet vetem per shkije. Jane asimiluar pothuajse plotesisht. Ne Mal te Zi po e njejta pasqyre si ne Kosove. Ne nje diskutim per problemet e shqiptareve me njeri-tjetrin ne keto vise dikush thase kuptoj perse, nje gjak jemi. Pergjigjja nuk vonoi, nje gjak por shqipo katolik, mysliman, ortodoks me mire e vret djalin ose vajzen se ta lejoje te martohet me shqipon e fese tjeter. Per vete rrethanat gjeografike vetem popullsia katolike e Kosoves i shpetoi asimilimit. Asimilimi i ortodokseve rrodhi natyrshem. Shqipo mysliman e katolik as nuk llogaritet por serbi, bullgari, etj. ortodoks po, mundet.

Keshtu jemi tkurrur e tkurremi ne shekuj. Rrofte toleranca.

P.S. Fan S. Noli si themelues i Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare, a ka ndonje monument ne keto kishat e sotme?

Autori perdor shpesh ortodokse por thote Kisha "Orthodokse" me konotacion grek. Lapsus apo cfare?

Duhet shume kohe per ta

Duhet shume kohe per ta lexuar te gjithe kete artikull,qe ne fund te fundit nje gje te mire e ka :

Ardhja e Krishtit ne mes nesh dhe ky eshte urimi ne keto dite.

Autori me vullnetin e tij te plote ka dale jasht ketij urimi dhe per pasoje artikulli i tij, si çdo artikull gazete si material me nje perdorim te gjithe e kane hedhur ne koshin e plehrave.

1) Per faktin se nuk flet per Krishtin,

2) Per faktin se flet per kishen pa e ditur çfare eshte ajo,

3) Per faktin se flet per nje institucion qe vepron ne Shqiperi dhe nuk eshte shqiptare,

4) Per faktin se flet per drejtuesin e nje institucioni qe nuk eshte shqiptare,

5) Per faktin qe ky institucion ne te kaluaren ka deshmuar se eshte antishqiptare,

6) Per faktin se sot vazhdon te deshmoje te njejten gje,

7) Per faktin se eshte produkt i nje kompromisi politik dhe jo pergjigje e nje Referendumi popullor,

8) Per faktin se eshte nje institucion jashte Kushtetutes,

9) Per faktin se nuk eshte nje institucion i meshires dhe i dashurise se Krishtit,

10) Per faktin se Krishti nuk eshte ne kete institucion sepse ky institucion eshte i kultit te Maries dhe Maria ka qene njeri dhe jo Perendi.

Feja ,besimi ne Perendi ka te beje me maredhenien me Perendine dhe eshte personal,dhe askush nuk mund te privohet nga kjo gje,por as edhe mund e detyrohet qe te besoje me dhune.

Besimi eshte i lire,por institucionet jane te uzurpuara.

E vetmja nenshtetesi qe te jep besimi eshte ajo qiellore,por ortodoksizmi,ashtu si gjithe izmat e tjera te jep nenshtetsine e shtetit nga i cili institucionalizohet,ne rastin konkret ate greke.

Dhe ne shqiptaret jemi komb i çuditshem,ashtu siç thote i madhi Fishta :

“Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin. "

Prandaj vuajme akoma edhe sot zgjedhjet qe ne shekuj kemi bere.

Zoti na falte dhe na hapte syte qe ta kuptojme dhe ti bindemi vullnetit te tij.

Shumica e komentuesve te

Shumica e komentuesve te ketij shkrimi jane myslimane, katolike e te pafe dhe diskutojne (me mire me thene grinden) se kush duhet ta drejtoje KOASH-in. Ortodokset Shqiptare e kane bere zgjedhjen e tyre, kane ringjallur Kishen e tyre, madje kane edhe Universitetin e tyre dhe jane gati ti bashkohen Europes me identitetin e tyre ortodoks shqiptar. Me keto komente grindavece qe beni ketu, jam i sigurte qe nuk na pranojne ne Europe. E kam vene re kete shfryrje anti-ortodokse ne disa gazeta me tendenca pro-myslimane. Keshilla ime eshte te hiqni dore nje ore e me pare dhe perpiquni cdo dite per nje fryme tolerante Europiane.

Nenshtetesia e Kryepeshkopit Anastas qe ka mbi 20 vjet qe jeton e punon ne Shqiperi nuk eshte çeshtje e politikes apo e medias, e sidomos e komentuesve. Kjo eshte nje procedure midis Tij dhe Organeve perkatese Shteterore. Neqoftese Organet Shteterore i thone JO, atehere kete pergjigje do te keni nga Europa. Besoj se eshte e qarte. Neqoftese nuk e kuptoni, vazhdoni te genjeni vehten edhe disa dekada derisa te kuptoni qe Shqiperia do te mbetet "delja e zeze" e Ballkanit.

Turp edhe sot mbas 23 vitesh

Turp edhe sot mbas 23 vitesh te mos jete shqiptar kryepeshkopi i shqiptarve. Nuk e kam asesi ne sensin e te nenshtruarve ndaj grekut. Janullatosi duhej te ishte larguar vete me kohe. Kjo nuk tregon asgje me shume sesa pa-aftesi.

Add new comment