Buxheti i 2014-ës përballë atij të 2012-ës

Plot 24 orë zgjati debati i detajuar rreth projekt-buxhetit të shtetit për vitin 2014, paraqitur në Kuvend nga qeveria aktuale. Të cilin opozita e quajti draft të shkatërrimit, ndërsa mazhoranca e quajti një draft që vë në lëvizje ekonominë shqiptare. Mbi 30 amendamente të atij drafti, të propozuara nga opozita, do të debatohen kur të bëhet diskutimi i buxhetit nen për nen në Kuvend në datën 28 dhjetor. Por, që të kemi një tablo të përmbledhur të kleçkave tw ndryshme buxhetore, le të krahasojmë zërat kryesorë të projekt-buxhetit të 2014-ës me atë që u votua në Kuvend për vitin 2012, kur opozita aktuale ishte në pushtet dhe mazhoranca aktuale ishte në opozitë (2013-ën nuk po e marrim në konsideratë sepse ishte një vit gjysmagjel nga pikpamja e pushtetit).
Që krahasimi mes dy viteve të ketë kuptim, duhet ta bëjmë në përqindje ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), i cili përfaqëson vlerën e re të krijuar nga aktiviteti ekonomik në vend gjtatë një viti (PBB-ja parashikohet të jetë rreth 14 miliard dollarë vitin që vjen).
Le të nisim me shpenzimet e buxhetit, të cilat parashikohen të shtohen me 4.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës. Më në hollësi, në projekt-buxhetin e 2014-ës parashikohet se:
Shpenzimet për personelin e administratës shtetërore do të shtohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Pagesat e interesave të borxhit të akumuluar deri më sot do të pakësohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtjes do të shtohen me 0.4% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Subvencionet do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Shpenzimet për Sigurimet Shoqerore do të shtohen me 0.8% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Shpenzimet për Sigurime Shendetesore do të shtohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Shpenzimet për Politika te Reja Pensionesh do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Shpenzimet per Kompensimin ne Vlere te Pronareve do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Shpenzimet per Buxhetin Vendor do të shtohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Pagesa e Papunesisë do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Ndihma Ekonomike do të shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Kompensimi për ish të përndjekurit politikë do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Kompensimi per energjine elektrike do të shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Fondi Rezerve dhe Kontigjenca do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Shpenzimet Kapitale (investimet publike) do të pakësohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Shlyerja e detyrimeve të prapambetura (tatimore, infrastrukturore etj.) do të shtohet me 2.5% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Duke përmbledhur, shtesa prej 4.1% e PBB-së në totalin e shpenzimeve, krahasuar me buxhetin e 2012-ës, vjen kryesisht nga shpenzimet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura tatimore, infrastrukturore, etj. (rreth 350 milion dollarë), që do t’u shkojnë bizneseve dhe që do të financohen nga FMN-ja e Banka Botërore. Një kontributor tjetër i rëndësishëm i shtesës së shpenzimeve është zëri “Shpenzimet për Sigurimet Shoqerore”, që do të shtohen me 0.8% të PBB-së ose rreth 110 milion dollarë dhe do të mbulohen pjesërisht me rritjen e kontributeve për Sigurimet Shoqërore në raport me PBB-në.
Në llogari të fundit, mund të thuhet se shpenzimet e parashikuara në buxhet ndjekin pak a shumë kurbën e PBB-së. Përjashtim bën vetëm shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve, që përbën një shpenzim të veçantë të këtij viti.
Le t’i hedhim tani një vështrim të ardhurave të parashikuara të 2014-ës. Së pari, të ardhurat jotatimore dhe ndihmat do të jenë në nivelin 2.1% të PBB-së, nga 2.2% të PBB-së që ishin në buxhetin e vitit 2012. Pra, do të mbeten praktikisht në të njëjtin nivel relativ.
Nga ana tjetër, barra tatimore në 2014-ën parashikohet të jetë 24% (të ardhurat tatimore pjestuar për Produktin e Brendshëm Bruto), ndërsa ishte 23.4% në buxhetin e 2012-ës. Pra, vjelja e pemës ekonomike nëpërmjet taksimit parashikohet të shtohet me 0.6%, krahasimisht me 2012-ën. Duke analizuar zërat një nga një, për të parë sesi kontribuon secili në këtë rritje 0.6%, konstatojmë:
Tatimi mbi Vleren e Shtuar pakësohet me 0.6% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Tatimi mbi Fitimin shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Akcizat shtohen me 0.4% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Tatimi mbi te Ardhurat Personale pakësohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Taksat Nacionale dhe të tjera (ku përfshihet edhe taksa e karburantit) shtohen me 1.0% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Taksat Doganore pakësohen me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Taksat Lokale pakësohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Tatimi mbi Pasurine (ndertesat) shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Tatimi mbi Biznesin e vogël pakësohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Taksat e Sigurimeve Shoqërore, Sigurimeve Shendetesore, etj. shtohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.
Siç tregojnë këto shifra, rritja e barrës tatimore prej 0.6% të PBB-së (rreth 84 milion dollarë), krahasimisht me buxhetin e 2012-ës, vjen kryesisht nga rritja e taksave nacionale të qarkullimit prej 1% të PBB-së (rreth 140 milion dollarë). Rritje kjo që balancohet me pakësimin agregat prej 0.4% të PBB-së në zërat e tatimeve dhe taksave të tjera (rreth 56 milion dollarë).
Comments
Perse e krahason buxhetin e

Perse e krahason buxhetin e 2014 me 2012 dhe jo me 2013? Se me kujton kohen e Enverit kur krahasohej bujqesia vetem me kohene Zogut.

(2013-ën nuk po e marrim në

(2013-ën nuk po e marrim në konsideratë sepse ishte një vit gjysmagjel nga pikpamja e pushtetit)

O Lipe, ja fute kot. Na hape

O Lipe,

ja fute kot. Na hape barkun. Ku qendron lidhja midis Enverit, Zogut edhe krahasimit te buxhetit bere nga analisti i mesiperm!? Po.....ani, Lipe e ke emrin dhe nen hijen e shtogut llafos.

Zaloshnja iku koha kur PD

Zaloshnja iku koha kur PD ishte ne pozite ku pervec krahasimeve te shifrave, qe e ke me shume qejf, jepje dhe ndonje koment apo mendim tendin ne lidhje me to.

Add new comment