Kryeministri kalon Krishtlindjet në familjen e Aleks Nikës

Kryeministri Edi Rama, bashkë me bashkëshorten, Linda Rama ka zgjedhur për të kaluar festën e Krishtlindjeve familjen e Aleks Nikës, njërit prej katër viktimave të 21 janarit 2011. Ka qenë vetë kryeministri që ka bërë publike prezencën e tij në familjen Nika përmes një mesazhi në Facebook. “Në shtëpinë e Aleks Nikës për të uruar Krishtlindjet në pragun e një Viti të Ri që të gjithë bashkë, do ta kthejmë në vitin e shpresave të rilindura për një Shqipëri më të drejtë dhe me të mbrojtur në trupin, zemrën e mendjen e vet”, shkruan Rama.
s.z
Comments
Edi Rama ne shtepine e Aleks
<p>Edi Rama ne shtepine e Aleks Nikes duke folur per shpresat e rilindura nepermjet bashkeqeverisjes se tij me Ilir Meten! Dyfetyresia dhe mungesa e boshtit kurrizor te Rames nuk mund te mbulohen as nga mungesa e kritikes e shtypit praneqeveritar si Respublica e as nga fotot propagandistike te fotografes se tij. </p>
Zoti Edi, jeni shumë pranë
<p>Zoti Edi, jeni shumë pranë asaj që quhet ideale; i mënçur, i ditur, punëtor, me shpirt, atdhetar, i sinqertë, i lirë, i talentuar. Ju kam zili Ju dhe Prindin Tuaj. Besoj te roli i individit në histori; kemi pasur përvojë të keqe të rolit të individit në histori. Tani është momenti i rolit të Edi Ramës në rilindjen e Shqipërrisë sikurse luajti rol Ataturku në historinë e Turqisë.</p>
Add new comment