Rama para grupit të PS, mbron projekt buxhetin sulmon "armikun" që ndjell apokalipsin

Rama po zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar të partisë për të diskutuar në lidhje me pr/buxhetin e 2014 dhe paketën e re fiskale. Pas fjalës për mediat e ka vazhduar bisedën me dyer të mbyllura.
Ndër të tjera, Rama tha (ose përsëriti):
Buxheti i ri:
Kemi trashëguar katrahurë financiare dhe një vend të gjunjëzuar financiarisht me një mori borxhesh.
Nafta:
Nëse në 8 vite çmimi i naftës u rrit nga 600 në 1800 lekë dhe asnjë apokalips nuk ndodhi, 10 lekë naftë taksë qarkullimi për gjithë këto qëllime të mira dhe në funksion të vlerave e parimeve jo vetëm që nuk do të cënojnë ekonominë por përkundrazi do të forcojnë shëndetin e shoqërisë...
Borxhi:
“Nuk po rrrisim borxhin publik por vetëm e legalizojmë"
Duhani, alkooli, pijet energjike:
“Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që kjo qeveri i ka hapur luftë me dashamirësit e duhanit. Ky është një nocion që na e dhanë këta që se kanë fare haberin dhe duke pasur një mjek në krye na paskan stimuluar pirjen e duhanit. Ne do rrisim akcizën, dhe njerëzit do marrin frymë më lirisht. Nëse do ta lërë duhanin do na e dijë për nder sepse është falë nesh. Edhe pijet alkoolike edhe pijet energjike do i vendosim nën akcizë”
k.c.
Comments
Ky eshte tralalala fare.
<p>Ky eshte tralalala fare. LExon ca shprehje te amerikaneve... dhe i perdor.... a thua ti se shqiptaret jane amerikane. Po u rrit nafta... ritten cmimet automatikisht... gjithshka bie mbi njeriun hallexhi... kjo eshte teori e njohur ne te gjitha vendet e botes... Cmimi i naftes kudo shoqerohet me ngritje galopante cmimesh...</p>
Kryeministri ne detyre nuk
Kryeministri ne detyre nuk eshte i sinqerte. Argumenton rritjen e taksave me shqetesimin e tij per shendetin dhe ambientin. Dihet fare mire qe ai kerkon rritjen e te ardhurave per buxhetin. Per shendetin e njerezve mjafton te zbatoje ligjet aktuale kundra duhanit apo per mbrojtjen e mjedisit. Vazhdon te mos na tregoje ca do beje qeveria per ekonomine dhe punesimin.
Add new comment