Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur

Postuar në 06 Janar, 2012 06:13
Naum Mara

Sot është 130 vjetori i shqiptarit më të talentuar, më inteligjent e më të çuditshëm të shekullit të XX-të, Hirësisë të tij, Fan Stilian Nolit.

Sipas shtypit shqiptar, një bust i tij (me siguri shtatore, se është 2.8 m e lartë) do vendoset në Ibrik Tepe të Turqisë ku u lind. Ibrik Tepeja numëron sot 1700 banorë e me siguri asnjë shqiptar.

Dua ta ndal vrullin e kritizerit, se nuk e di për ç'arsye Ministria jonë e Kulturës e ka bërë këtë zgjidhje. Me sa di, vetëm një bust i tij ngrihet pranë Akademisë të Shkencave në Tiranë, dhe kaq. Në Korçë i është vënë emri Universitetit, por nuk ka ndonjë shtatore apo bust të tij. Nuk besoj të ketë të tillë as në Boston. Dhe bëhet fjalë për më shqiptarin mes shqiptarëve, të përkushtruar ndaj shqiptarizmës edhe pse nuk kishte jetuar në Shqipëri dhe nuk kishte as prona, as familje apo të afërt.

Kryeministri i sotëm, ka deklaruar se do ngrejë në Tiranë, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, disa monumente të patriotëve shqiptarë, por Noli nuk bën pjesë mes tyre. Kryetari i Bashkisë së Korçës, ka sjellë dhjetra skulptura parku pa ndonjë vlerë artistike në qytet, por nuk kujtohet për 130 vjetorin e Nolit apo 110 vjetorin e Pavarësisë, nuk kujtohet të ngrejë monumentin për deputetin e Korçës dhe themeluesin e Kishës Ortodokse Autoqefale.

Në qarqet kishtare, edhe pse nuk sulmohet hapur, figura e Hirësisë së tij nuk është shumë e dëshiruar edhe pse ka sjellë Ungjillin në shqip dhe ka afruar besimtarët në fjalët dhe mesazhin e fesë.

Një shtatore e madhe ngrihet për atë që e dënoi me vdekje Nolin; ngrihet në  Burrel e jo në Burgajet, ku ka lindur; ndërsa shtatorja e bronxtë e Peshkopit dërgohet në Ibrik Tepe, ku do e shohin 1700 turq.

Fan Noli nuk ka nevojë për hosanara. Ka bërë aq shumë gjatë jetës së tij, sa do ia kishte zilinë çdo erudit në botë. Jemi ne shqiparët që kemi nevojë për Nolin. Për atë që donte të na nxirrte nga "syrgjyni" ku e kishim lënë veten e të na sillte në "tokën e premtuar" të lirisë.

Ndoshta edhe vetë Urata, që ishte njeri me shumë humor, nuk do e mbajë dot të qeshurën në bronx, kur ta zbulojnë para Ibriktepe-istave të Edrenesë.

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Kurre me nuk do te nxjerre kombi shqiptar nje njeri te permasave te Fan S. Nolit! I supertalentuar, me nje inteligjence superiore dhe nga te paktet njerez qe ka lene aq gjurme ne gjuhen e vendit te tij. Kjo e fundit si pasoje e perkthimeve te klasikeve ne gjuhen shqipe dhe e krijimeve origjinale ne nje gjuhe qe akoma nuk kishte marre forme dhe qe ishte shnderruar me teper nje aksent i turqishtes.

Kritikave te Nolit si politikan nuk mund tu jepet pergjigje e thjeshte. Sigurisht ai flirtoi me idete revolucionare, shume shkurt edhe me ato bolshevike, sido qe ishte njeri i fese. Por me siguri ka hyre ne panteonin (sic thote nje shkrimtar, ne panteonin e rralluar) te njerezve qe pati kurdohere idene vetmohuese te te vendosurit te kombit dhe popullit perpara vetvetes. Te njeriut qe ishte i gatshem te sakrifikohej (personalisht dhe emri i tij) mjaft qe kombi te hynte ne brazden e vendeve normale perendimore dhe si njeriu qe pranoi me mire ti dorezonte pa cak e pa bam pushtetin rivalit te tij te urryer sesa te shkaktonte gjakderdhje ne mase ("vrasja toptan ne mase e njerezve" sic e quajti edhe vete).

Eshte kollaj te besh gabime ne nje vend pa kurrefare tradite historike, lere pastaj demoktratike si Shqiperia e viteve '20. Por ishte e veshtire te krijoje tradite kulturore dhe te kishe aspirata perendimore ne nje vend te turqizuar. Ne kombin tone ku e shtrembera ka qene tradite, e drejta dhe e bukura eshte nje element aq i rralle sa qe duhet tu jemi mirenjohes pakices tone intelektuale per cfare kane bere per ne. Revizionuesit e historise, atyre qe njohin merita te ekzagjeruara per Monarkine etj. harrojne se gjashte muaj te qeverise revolucionare te Nolit sollen me shume ide oksidentalizuese ne historine shqiptare sesa nje dekade e tere monarki e korruptuar dhe komplet jashte kohes dhe e hapesires sic ishte rasti yne deri me 1938. (Te kujtojme reagimin perbuzes te qeverise turke kur Shqiperia u be monarki. Turqit, deri 20 vjet me pare opresuesit e shqiptareve ishine bere shume me te emancipuar politikisht sesa shqiptaret monarkike).

Shume burra ka patur kombi Shqiptar - pak prej tyre mund te kene patur kalibrin, pavaresisht deshtimeve te herepashereshme dhe te metave njerezore, qe ka patur FS Noli. Nje shqiptar i thjeshte si puna ime, pa pike rendesie e domethenieje, perfiton nga rasti dhe ti beje respektet ketij burri te madh te Shqiperise se vogel!

Submitted by Anonim (not verified) on

Pershendetje Nume,

Shkrimi me pelqeu shume.Por ne Shqiperi kane qeverisur maskarenjte keto 20 vitet e fundit.Noli i MADH i ka pershkruar si " kepusha" tek " Pese Anarkite e Kohes".Nume nuk mund te presesh asgje nga "kepushat" te cilet jane prezent ne skute te govermentit shqipetar.

Edhe nje here Pershendetje nga Eqka.

Canton, Michgan-USA

Submitted by Leonardo (not verified) on

Një shkrim i shkëlqyer faleminderit e çfarë mund të presësh nga politikanë pykash ne mundë ti bejmë ndere çdo tralltari kurse patriotëve që e shkrinë pasurinë e tyre për të mirën e Shqipërisë ne i përbaltim këto janë mëkatet tona dhe nuk bëjmë përpara

Submitted by Sokol (not verified) on

Faleminderit per shkrimin. Sikur paria e pares te mendonte keshtu punet do te shkonin per mbare ne atdhe
Noli nuk ka qene engjell, por ka qene nder me te miret njerez qe ka nxjerre kombi yne. Pikerisht per cfare ka bere Ai per Kombin, Shtetin, Gjuhen, shqiptaret e Amerikes e te tjere, ai meriton te shihet si krye-engjell. Ai eshte nje nder xhevahiret me te ndritshem ne kunoren kombetare. Ke

Submitted by GENTIAN (not verified) on

Noli i Madh nuk pret te nderohet nga njerez te vegjel si politikanet tane. Ndricimi i tij atyre u vret syte. E si mund te nderohet nje figure kur i ngrihet ne piedestal kundershtari satrap e kusar(Zogolli)? Tradhetari nderohet nga tradhetaret. Shume figura po zvetnohen jo nga koha se ne te kane lene gjurme te thella, por nga etja e ca letyrave me pushtet qe duan te hyjne ne histori. Kombi yne figurave si Noli u ka ngritur monument ne qenien e tij dhe madheshtine e tyre se ulin as maskarenjte  e se gerryen as koha.Noli i dha Kishes Orthodhokse Shqiptare Autoqefaline, lexuesit Shekspirin,gazetarise erudicionin, politikes oratorine e shkelqyer dhe Revolucionin. Nderimi i Shqiptareve per te do jete i perjetshem.

Submitted by loni (not verified) on

Jam shume dakort me te gjithe komentuesit e mesiperm dhe falenderoj autorin per shkrimin e tij. bashkohenm edhe une me te tjeret ne nderim te kesaj figure gjigante shqiptare. Qendrimi i qeverise se hajduteve dhe derdimeneve eshte nje arsye me shume per t'u cuar dhe per t'i shporrur nga skena. Shkrimet e poemat e Nolit kunder Zogut dhe injoranteve qe kishte perreth jane tmerresisht aktuale kunder talebanit sali berisha dhe qelbesirave qe ka perreth!

Submitted by adriatik (not verified) on

Historia e tij eshte edhe nje pergjigje ndaj fqinjeve qe e shikonin Shqiperine si nje shtojce te Turqise ne Ballkan.

Ne nje komb (jo shtet)  90% musliman, ke kryeminister nje Kryepishkop Ortodoks.

Nqs nuk jane Shqiptaret tolerante ndaj fese, nuk e di kush eshte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.