Diplomacia flirtuese
Afrika e Jugut dhe mbarë bota mbajti frymën ditën e martë në nderim të Nelson Mandelas. Homazhet ndaj presidentit të parë me ngjyrë të vendit afrikan, u zhvilluan në stadiumin e qytetit të Johanesburgut…por ceremonia nuk shërbeu vetëm për të përkujtuar “Madiban”.
Mes dhjetra udhëheqësve botërore, në shkallët e stadiumit ndodhej edhe kryeministrja daneze, Helle Thorning-Schmidt, vendi i së cilës ishte përcaktuar pranë cifit presidencial amerikan, Barack dhe Michelle Obama.
Michelle ‘gabimisht’ ndodhej mes dy udhëheqësve. Por shpejt ajo e kuptoi ‘gabimin’ dhe ndërroi ulësen me bashkëshortin e saj…dhe ja ku nis gjithcka.
Mes kryeministres daneze dhe presidentit amerikan nis një bisedë e ngrohtë dhe nga pamjet që qarkullojnë vështirë të besojë njeri se objekti i bisedës ishin cështje shtetërore.
Comments
A kan shkue aty per
<p>A kan shkue aty per jazen/vdekjen e Mandeles apo per gjana te tjera? Ha,ha,ha.</p><p>Aty afer presidentit amerikan Obama asht edhe presidenti i Serbise.</p><p>Po presidenti shqiptar a duket kund andej pari si "mik" i amerikanve ?</p>
Add new comment