Mbi ndërtimin dhe shembjen e pallatit të Vlorës

Çështja e pallatit të ashtu quajtur të Vlorës nuk është bërë më kot temë e ditës. Te ngritja e atij pallati reflektohen thuajse të gjitha problemet që na kanë sjellë në gjendjen kritike ku ndodhemi dhe, njëherësh, te shembja e tij edhe shumë pikëpyetje mbi zgjidhjet e tyre, veçanërisht në këtë kapërcyell pushteti, kur maxhoranca e re ka dalë me sloganin ambicioz “rilindje”. Le të shtjelloj disa nga temat e atij pallati.
Grabitja e publikes
Deti përballë pallatit ka kohë që ulërin për kapjen e shtetit nga “ata” që kontrollojnë njëherësh politikën, ekonominë, mediat, Gjyqësorin – gjithçka në këtë vend e që, duke mos qenë në gjendje të zhvillojnë një ekonomi të shëndoshë, i shfrytëzojnë institucionet e kapura për t’u pasuruar në mënyrën më të shëmtuar: duke grabitur pronën publike. Në këtë rast grabitja ka shkuar deri te grabitja e vetë detit, për t’u përdorur si truall ndërtimi të pallatit. Mjeti më i paturpshëm i grabitjes së publikes është përdorimi i institucioneve të kapura për të hartuar ligje apo për të nxjerrë vendime që kthehen në ligj, për t’i bërë kësisoj pronat e grabitura të paprekshme nesër, gjoja në emër të ligjit.
Bashkëpunimi në grabitje
Po flitet shumë për pallatin si pronë e vjehrrit të Lulzim Bashës dhe po i faturohet ndërtimi i tij pushtetit të kohës së Sali Berishës. Por, një minutë, pallati është ndërtuar në Vlorë që qysh kur s’mbahet mend është bastioni i Partisë Socialiste. Leja e ndërtimit të tij është dhënë nga një bashki socialiste. Jo thjesht kryetari, por edhe një numër njerëzish janë përgjegjës për legjitimimin e një akti të tillë grabitjeje: gjykatësit që kanë njohur prona inekzistente, juristët e Bashkisë që duhet të kontrollonin dokumentet, punonjësit e hipotekave që kanë regjistruar pronat, ndërtuesit që kanë bërë projekte mbi prona publike, noterët që kanë bërë shitjet. Por ka edhe më në këtë aspekt. Me sa jam i informuar, një pjesë nga ata që njihen sot si pronarë të ligjshëm të apartamenteve të atij pallati janë njerëz të pasur të Vlorës, që i kanë marrë apartamentet me klering, pasi kanë marrë pjesë në ndërtimin e tij duke kontribuar me betonin, pllakat, pajisjet sanitare e më the të thashë. Dhe po ta vësh re, si kategori, janë pjesa kryesore e atyre që sot quhen “të pasur” në Shqipëri. Sigurisht që ata nuk janë vetëm demokratët e Vlorës, por ta do mendja, shumica janë bashkëpunëtorë të afërt me Bashkinë e Vlorës dhe kryetarin e saj. Pra pallati, ose më mirë të them ndërtimi i tij, është edhe simbol i faktit se në të vërtetë këta të fortë dhe këta abuzues nuk janë të ndarë në parti politike kur vjen puna për të grabitur pronën publike.
Shembja – fasadë apo fillim i pastrimit
Që të rrimë shtrembër dhe të flasin drejt, ky pallat superskandaloz është sivëlla edhe i shumë e shumë pallateve skandaloze të ndërtuara edhe në Tiranë, edhe në Durrës, edhe gjetkë. Pallate në breg të detit, pallate që rrënuan qendrat historike, pallate në oborre shkollash, pallate mbi fusha sporti, pallate mbi lulishte – me lejet e kryetarëve socialistë të bashkive, demokratë, lsi-stë. Pikëpyetja që ngrihet është: do të vazhdojë e keqja edhe pas shembjes së këtij pallati; a do të vazhdojë i njëjti sistem i grabitjes së publikes, ndoshta në forma të tjera, – dhe sipas meje ka kohë që grabitja e pronës publike nuk është më e përqendruar te industria e ndërtimit – apo vërtet jemi në hedhjen e një hapi pozitiv? Pati edhe një artikull në “Corriere della Sera”, që pasi përshkruante se çfarë ka ndodhur në Shqipëri këta njëzet vjet, fliste për një erë ndryshimi, por edhe ngrinte pikëpyetjen nëse kemi të bëjmë me flakë kashte.
Kritika më serioze që i bëhet shembjes së pallatit, sipas mendimit tim, janë dy. E para, se shembja po bëhet në mënyrë të paligjshme arbitrare, pa përfillur vendime gjykatash, e kjo, nëse në këtë rast mund të duket e drejtë për shumicën e njerëzve, mund t’u hapë nesër rrugë arbitrariteteve të tjera të maxhorancës. Kritika e dytë është se kemi të bëjmë me një aksion thjesht populist, mediatik dhe selektiv: pra Edi Rama me një gur po vret dy zogj. Së pari, kështu ai bën shpaguesin për tërë ata që e identifikojnë këtë pallat me kundërshtarin; së dyti, me këto aksione Rama krijon, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit, imazhin se po lufton korrupsionin. E këtu kritika i thërret kujtesës së Ramës kryebashkiak. Faktit se ai bëri disa operacione spektakolare për të fituar kredibilitet dhe imazh mediatik kombëtar dhe ndërkombëtar, por prapa tyre Tirana pësoi masakrën më të madhe urbane, madje duke u bërë shembull edhe për masakrat urbane që pësuam në qytetet e tjera – pa harruar asnjëherë se kjo është bërë me sistemin e grabitjes që përmenda në fillim.
Në këtë pikë të ngjarjes, sipas meje, shtrohen disa hipoteza që kërkojnë përgjigje. E para: a kemi të bëjmë përsëri me të njëjtën lojë shkatërrimesh për imazh të maxhorancës së radhës? (Le të kujtojmë se para tetë vjetësh edhe maxhoranca e Berishës bëri nja dy-tri shembje spektakolare: të mbikalimit te Zogu i Zi, i cili ligjërisht dukej i pashembshëm, por që ishte një gjë skandaloze që shumica e quajti të drejtë, një ndërtesë te Rruga e Elbasanit, si dhe vënien e dhëmbëve të buldozerit në një pallat në qendër të Tiranës të ndërtuar mbi rrugë. Por, a kemi të bëjmë në këtë rast me një projekt fasadë të Ramës që shëtitoren e Vlorës ta paraqesë si kartëvizitën e tij të suksesit, ashtu si bëri me Lanën dhe pastrimin e parkut “Rinia” e ndërkohë të tijtë do të vazhdojnë të grabisin ku të mundin, siç bënë asokohe me hapësirat publike të Tiranës? E dyta: mos vallë edhe sikur Kryeministri të ketë vullnet serioz ai nuk mund ta kryejë dot operacionin e pastrimit të Shqipërisë kështu siç është katandisur vendi, prandaj duke e ditur edhe këtë, ai bën këtë aksion imazhi? E treta: mos vallë Kryeministri do ta pësojë edhe vetë nga sistemi për të cilin fola më sipër po vazhdoi me këtë formë duke krijuar bindjen se e ka seriozisht?
Sipas meje, duke pasur parasysh se Edi Rama mbështetet mbi përvojën e tij me Tiranën – që e ka quajtur gjithmonë “histori suksesi” – më e besueshme është hipoteza e parë: fasada që tenton të “ngopë” psikologjikisht mbështetësit e të krijojë imazh pozitiv, veçanërisht te të huajt, për të legjitimuar pushtetin. Gjithsesi, unë mendoj se fasada ka rëndësinë e vet, se ajo vendos disa limite që nuk duhen kaluar më. E keqja është se duke fshehur problematikën e vërtetë strukturore të së keqes, ajo e lë atë të përparojë.
Opozita dhe konflikti permanent
Ky pallat do të duhej të shërbente si një moment reflektimi ndryshimi përgjegjshmërie ndaj publikut dhe interesit publik, por duket se kjo nuk po ndodh. Opozita po i bën një luftë shkatërrimit të pallatit, ku gati-gati ka humbur vija ndarëse midis interesit privat të kryetarit të saj dhe interesit publik që duhet të përfaqësojë një parti. Ajo po i mëshon vetëm paligjshmërisë së aksionit kundër pallatit, por në diskursin e saj nuk ka asnjë refleksion mbi vetë fenomenin që përfaqëson dukshëm ky pallat, që duhet të dënohet e korrigjohet. Nga ana tjetër, mënyra se si po e interpreton Edi Rama: si një aksion të maxhorancës që përfaqëson të mirën kundër së keqes, pa thënë asnjë gjysmë fjale për faktin se një pallat i tillë është ndërtuar në një bastion socialist, për faktin se pallate të tilla janë ndërtuar edhe në Durrës, edhe në Tiranën e tij sipas sistemit të grabitjes që përmenda më sipër, tregon se me shumë gjasa po vazhdon i njëjti teatër: ai i konfliktit permanent të dy llogoreve, i gjysmë të vërtetave, i delegjitimimit reciprok të palëve, që ka si anë tjetër të medaljes legjitimimin reciprok.
Nga Gazeta "Panorama"
Comments
Fatos, ty te lumte, shkrimi

Fatos, ty te lumte, shkrimi eshte krejt realist. Problemi eshte qe ne kete vend te shker.dhyer me keta njerez qe kane pushtetin, shkrimet dhe analizat megjithese demaskojne, fatkeqesisht nuk mjaftojne......

Te shpallet Non-Grata

Te shpallet Non-Grata Ambasadori i USA-s ne Shqiperi,shkelqesia e tij A.Arvizu.I tille me duket edhe ky artikull.Lajthitje e plote origjinale qe vetem Lubonja di te thote.

Mor zoteri cfare ka te

Mor zoteri cfare ka te paligjshme prishja e nje pallati te paligjshem ? ?

Te gjithe po thone ja ujku, ti thua ku jane gjurmet. Mbete kontrapedal tere jeten.

Nga ana tjeter a nuk eshte Gjika, nje nga te vetet e Rames , qe po perballet me drejtesine.?

Cfare kerkon ti? Apo si gjithmone te kerkosh me qiri neper plehra te gjesh ndonje gabim te Rames.

Analist, cliro veten nga pasionet paranoiake ! Mjaft perbalte per te komfortuar veten.

cudi qe ka dhe lexues kaq

cudi qe ka dhe lexues kaq miop sa ty qe nuk arrijne te kuptojne frymen e artikullit si dhe problematiken qe ai mbart. Me qytetare si ty cifte Berisha-nano apo rama-berisha nuk do ti hiqen kurre qafe ketij vendi te perdhunuar politikisht.

Keto jane fjale zoteri, vetem

Keto jane fjale zoteri, vetem fjale boshe. Mbas 'teorive te medha' te problematikave fshihen vetem synime te vogla te nje njeriu qe nuk clirohet dot nga frustimi vetvetes.Ka dhjete vjet qe vetem 'Jo' ka per Ramen pavaresisht nga problemi. Dhe kush mohon gjithcka , pohon gjithcka. Ky i 'gjithedituri' Lubonja s'eshte vecse nje cope anarshisti medioker,qe kur eshte ndodhur para ngjarjave te medha eshte sjelle gjithmone si nje njeri i vogel dhe krejt i paafte : kujtoni vetem qendrimin ndaj 21 janarit.

Nese flasim per miop, ai jeni ju. Nese nuk jeni b..lepires sigurisht.

Po Martin, e kujtoj mire 21

Po Martin, e kujtoj mire 21 Janarin, po kujtoj dhe cili eshte kryetar Parlamenti. Ndoshta nuk jeni miop por thjesht sharlatan.

Me fal por, por askush nuk e

Me fal por, por askush nuk e ka quajtur "pallat te Vlores" ate pallatin e ashtuquajtur "te Bashes".

Jam dakort me Z. Lubonja

Jam dakort me Z. Lubonja rreth shqetesimit se i gjithe ky show i kryeministrit mund te jete vetem me arsyen e vetme per te krijuar besueshmeri ne arenen naive te politikes europiane dhe te SHBA-se te cilet nuk mund ti imagjinojne deri ku mund te arrije morali i politikaneve tane. Te mos harrohet se Z. Rama erdhi ne pushtet si e keqja me vogel e cila ne asnje menyre nuk duhet konsideruar si e mire por si nje e keqe pak me e menaxhueshme dhe per kete arsye mendoj se duhet punuar me fort ne opoziten civile.

Z. Rama si kryebashkiak vitet e fundit besoj per arsye qe me shume mund te lidhen me egot e veta nuk ka bere pune te mira ne Tirane. Tirana eshte nje qytet i shemtuar ne drejtim te arkitektures urbane, dendesise, pastertise etj. Jam i sigurt se kryebashkiaku i ri i Prishtines do te jete tallur kur ka thene se do te keshillohet me Z Rama. Gjithsesi uroj kete sens humori te kene dhe kryetaret e bashkive te qyteteve te tjera te Shqiperise e Kosoves.

Lubonja vazhdon te jete i

Lubonja vazhdon te jete i pandreqshem deri ne paturpesi... Sepse ceshtjen e nje abuzimi alarmant e tjerr dhe mbeshtjell me nje pyll aresyetimesh (packa se shkrimin e ka ndertuar te ndare ne pjese ) dhe marifetesh logjike, alogjike e juridike ... Per cudi eshte e njejta skeme qe po perdor Imami i paditur ne prokurori, perseri per nje fakt fare te thjeshte ... Edhe " ideologu" i PD Artan Hoxha nuk po arrin te mbroje qeverisjen e mbrapshte te saj, nderkohe Lubonja qe pretendon te jete filozof i gjithckaje sociale , e ka fare te qarte qe ne xhunglen e aresyetimeve te tij , duhet te dalloj dhe ndaj ceshjet kryesore nga ato jo te tilla ... Por duket se Lubonja ka vendosur te sillet e perdridhet si " liane " ... aime , te pakten nuk ben zvarranikun !

Eshte e ligjshme, s'eshte e

Eshte e ligjshme, s'eshte e ligjshme, ......, eshte, s'eshte? Po si o na qenka e ligjshme te ndertohet brenda ne uje. Po ç'faj kane banoret? Po si o nuk paskan faj, pse nuk e dinin ata se ndertimi kishte parregullsi. Po te shikosh kush ka blere atje jane te gjithe Bythelepiresit e sistemit.

u morr leje te behet

u morr leje te behet pallati.Por ndertuesi e ka zgjeruar perimetrin dhe ka shkelur me te dyja kembet mbi planimetrine fillestare.Nqs eshte keshtu si na thuhet,atehere fajin e ka ndertuesi,paguan ai demet dhe u kthen kaparin bleresve te apartamenteve.Fjalet e shumta jane fukarallek,jo ashtu,jo keshtu,jo po ishin bashke,jo po veç e veç.Nese ka miliona pallte keshtu,hajde ti prishim,ose hajde ti leme,por te paguajne shtrenjte nje gjobe te hatashme dhe me parate e gjobes te bejme nje Lungomare qe nga Velipoja deri ne Lukove.Me kujtohet klur Rama donte te prishte dy pallatet e arabit tek Komuna e Parisit dhe te gjithe u çuan e mbrojten hallexhinjte qe blene shtepite.Tani te me thote kush sesi jane katandisur ato dy pallate,duken sikur i ka ndertuar Zogu ne'36.

O Toso i " Sami

O Toso i " Sami Frasherit",

ti sa hap gojen , mban ere. Askush nuk thote pallati i Vlores.

Eshte pallati i LULZIM BASHES ne Vlore o Tooosooo !

Add new comment