Ping-pongu CEZ – Posta Shqiptare

Postuar në 22 Gusht, 2011 03:58

Ka disa muaj që familjeve shqiptare u vijnë fatura elektrike të CEZ-Shpërndarjes, në të cilat ato figurojnë debitorë për pagesa të pakryera në muajt e mëparshëm, ndërkohë që, në fakt, i kanë kryer pagesat. Në qoftë se shkon në një nga qendrat e kujdesit ndaj klientit të kësaj kompanie, mund të konstatosh lehtë se kjo është ankesa numër një e njerëzve të revoltuar që u tregojnë librezën me pagesat e kryera punonjësve të CEZ-it. Dhe cila është përgjigjja standard që ata marrin? “Neve nuk na ka ardhur pagesa, shkoni ankohuni në njësinë e Postës Shqiptare, ku e keni kryer atë”. Dhe njerëzit shkojnë atje ku i adresojnë dhe marrin përgjigjen: “Ne ia kemi transferuar pagesën CEZ-it, shkoni gjejeni atje”. Pas disa ecejakesh, qytetarët e shkretë e zgjidhin problemin, për t’u përballur përsëri me të muajin e ardhshëm.

Kjo puna e ping-pongut CEZ – Posta Shqiptare është njësoj si të pish kafe në një lokal, t’ia paguash atë kamarierit, dhe pasi të jesh larguar, të të vijë pronari i lokalit e të thotë: “Hej, zotni/zonjë paguaj kafen!” “ “Ia pagova kamarierit që t’i vetë ke caktuar për këtë punë,” do t’i përgjigjesh ti, por ai do të ngulmojë që ta zgjidhësh këtë punë me kamarierin. Pra, të kthehesh në lokal dhe të bësh ballafaqimin kamarier-pronar...

E.Z. 

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

Me duket se CEZ po krijon probleme per te prishur kontraten me Posten Shqiptare,keshtu kam degjuar...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.