Dasma madhështore e Pherall Williams

Postuar në 14 Tetor, 2013 16:34

Ai është një ndër këngëtarët më të njohur të skenës muzikore por edhe më të preferuar gjithashtu.

Bashkëpunimi i tij i fundit ka qenë ai i cili arriti t`i rrëmbente në mënyrë të menjëhershme zemrat publikut, së bashku me këngëtaren e rrymës hip hop Nicki Minaj dhe jo vetëm me kolegun por edhe mikun e tij prej vitesh krijuesin e hitit ` Just A Dream `Nelly. Bëhet fjalë për tekstshkruajtësin Pharell Williams, i cili bëhet me dije se sapo është martuar me të dashurën e tij , që ndan një lidhje disavjeçare Helen. Dasma u zhvillua në Florida dhe ishte e jashtëzakonshme.

Ndryshe nga të sapomartuarit e tjerë të cilët janë gjithnjç të veshur me kostumin dhe fustanin tradicional, këngëtari dhe bashkëshortja e tij ishin të veshur ndryshe nga sa pritej. Pharell u shfaq me një kostum të kuq dhe këmishë të bardhë ndërsa Helen dukej mahnitëse me fustanin e saj të errët me mëngët e fryra, i përngjashëm me fustanet e femrave të shtresave të larta shoqërore, shumë shekuj më parë.

Comments

Submitted by grupi pucist (not verified) on

<p>oooo sa mire hajt me trashegime.........Daft punk nuk i paske ftu ama......the end will begining</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.