Fytyra e feve në Shqipëri, pronat dhe politika!

Postuar në 22 Gusht, 2013 15:46
Kristi Pinderi

Historia me ndërtesën në Përmet për të cilën ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri e që thotë se ajo nuk mund ti kalojë Kishës Ortodokse, është në fakt treguesi i rradhës që vërteton se shqetësimi kryesor i përfaqësuesve të fesë në Shqipëri nuk është marrëdhënia me Zotin por statusi i pronave e dhe pasurive të paluajtshme të tyre, fiks sic ndodhte në Mesjetë kur feja zotëronte gjithë botën, pikërisht përmes pasurisë së vet.
Historia në Përmet ka të bëjë me ortodoksët. Një histori disa javë më e hershme se ajo (në planin mediatik), ka të bëjë me muslimanët dhe xhaminë e re në Tiranë. Edhe kjo histori me muslimanët, nuk ka të bëjë direkt me të drejtën e besimtarëve shqiptarë për të patur më shumë të drejta dhe hapësirë për të aplikuar besimin e tyre, se me maninë për të rregjistruar një pronë tjetër të paluajtshme, e njëkohësisht me nevojën për të bërë PR publik të forcës… (planet e besimtarëve që fallen në të gjithë bulevardin e Tiranës, për mua janë tregues më i mirë i forcës që ky komunitet ka në Shqipëri, pork y është debat tjetër).
Eshtë thellësisht i rëndësishëm për studiuesit e feve në Shqipëri ky sezon vere 2013 (i ndryshimit të konjukturave politike) në lidhje me kuptimin për pozicionimet, apo përshfaqjen e qëndrimeve publike të të paktën dy prej feve kryesore në Shqipëri. Janë dy më të mëdhatë. Që të dyja po na demonstrojnë se mund të ngrejnë zërin e të bëjnë çështje kombëtare çdo problem që lidhet me pasuritë e paluajtshme të tyre, ama, mund të rrinë të heshtura në çdo ditë tjetër të vitit, kur bëhet fjalë për çështje të marrëdhënies së besimtarëve me krijuesin… apo për marrëdhëniet mes vetë besimtarëve (pra me shoqërinë në vetvete). Eshtë ndoshta rasti më fatlum për historianët, për të kuptuar se si feja në Shqipëri, ashtu si dhe kudo xhanëm,, nuk lidhje me hyjnoren, detyrimisht, sa ka lidhje të forta me betonin, me ndërtesën, me pasurinë, me token, me ndërtesat, me hapësirën gjeografike jo si investim për të adhuruar të Madhin Zot se sa si mundësi për të glorifikuar institucionet qëndrore të tipit shtet-brenda-shtetit që përfaqësohen nga organizime të ngjashme me ato të shoqërisë civile)!
Sa më shumë tokë të kesh, aq më i fuqishëm je para shtetit, jo detyrimisht para Zotit (në botëkuptimin e tij, populli i vet i zgjedhur nuk kishte fare tokë…), sa më shumë ndërtesa apo pasuri të paluajtshme të kesh nën administrim, aq më shumë pushtet ekonomik ke (sidomos në një sistem si i yni ku fetë nuk taksohen dot). E sa më shumë pushtet ekonomik të kesh, jo detyrimisht adhuron më mirë Perëndinë…. Ama, mund të adhurohesh vetë më mirë nga ata që përbëjnë strukturën politike tokësore… Sa me shume pasuri tokesore te kesh, aq me larg Perendise je...
Eshtë rasti fatlum për të kuptuar se si të drejtat e njeriut ngatërrohen në maninë skuthërore të institucioneve fetare për të kontrolluar humorin dhe vendosmërinë e një shteti laik për të qenë shtet.
Eshtë një gabim i pafalshëm për këdo activist për të drejtat e njeriut që të dalë këto ditë e të thotë se po shkelen të drejtat e njeriut, e duke marrë si shembull për këtë, të sjellë rastin e Përmetit. Nuk ka asnjë
lidhje ai rast, dhe raste të tjera të feve në Shqipëri me të drejtat e njeriut! Përkundrazi…!
Janullatos kishte sot një shkrim të vetin të botuar, ku nuk flet për Perëndinë, por për betonin, tullat, dhe për dheun e një vendi që ai e quan të shenjtë. Aq sa të duket se ai adhuron tokën dhe i jep asaj konotacionin idhulltar që kishte populli i Izraelit në një moment të Eksodit në kohën e Moisiut, atëherë kur harroi Perëndinë dhe bëri Viçin e Artë për ta adhuruar. E shenjtë është vetëm Perëndia zoti Janullatos, apo jo?! Kush është viçi e kush Perëndia në këtë mes?! Ka një moment në Bibël kur Jezus Krishti në mënyrë demonstrative shkatërron pazarin në tembullin e Perëndisë. Ai akuzon njerëzit
“institucionalë” të besimit se kanë nisur të bëjnë pazare në emër të Perëndisë. Eshtë fiks moment që ndan si me thikë teologjinë e krishterë: një grupim që nis që në mesjetë me Luterin e konsideron këtë veprim demonstrativ për të bërë sqarimin e madh se Kisha e Zotit janë njerëzit, dhe jo ndërtesa dhe se ky akt është simbolik për të thënë se trupi njerëzor dhe jo ndërtesat prej betoni, janë trupi ku Fryma e Shenjtë mund të hyjë. Nga ana tjetër është pikërisht kjo ngjarje me Jezusin që përdorin strukturat e vjetra të Kishës, asaj lindore por dhe asaj perëndimore, për të ndërtuar një marrëdhënie qindra shekullore me pasurinë e paluajtshme, dhe jo detyrimisht me shpirtin e besimtarit.
Fakti është që si protestantët, si ortodoksët, si katolikët, por edhe muslimanët tradicionalë dhe ata bektashinj, sot në vitin 2013 interesohen shumë pak për shpirtëroren ne Shqiperi, e cila nuk materializohet dot, se sa interesohen për pasuritë e paluajtshme. Eshtë punë e tyre e brendshme. Eshtë totalisht çështja e tyre. Por unë personalisht, edhe si një besimtar, e kam problem kur njerëz me funksione institucionale fetare në këtë vend, duan të përfitojnë favore nga ato që “i takojnë Cezarit”, duke përdorur vello apo justifikime të hyjnores. Kjo e fundit i përket Frymës së Shenjtë, apo Allahut nëse doni, dhe format si punon Hyjnorja, nuk janë forma tipike si punojnë njerëzit e zakonshëm të lidhur me tokën, me ndërtesën dhe me pasuritë e botës (që nuk janë të përjetshme).
Eshtë shqetësues kur aktivistë për të drejtat e njeriut besojnë se me rastin e Përmetit janë shkelur të drejtat e njeriut për të demonstruar lirisht besimin e vet fetar. Rasti i Përmetit, rasti i ndërtimit të xhamisë së re në Tiranë, por edhe tentativat e ungjillorëve për të mos paguar taksa e madje për të përfituar të holla nga taksapaguesit si fe zyrtare, apo çështje të ngjashme me katolikët, në fakt, nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën themelore të njeriut për të praktikuar besimin e vet fetar. Janë çështje pronësie, çështje pasurie tokësore dhe çështje pushteti politik. Ekzaktësisht ajo ku fetë nuk duhet të guxojnë të ndërhyjnë… Shqetësimi parësor i të krishterëve apo muslimanëve nuk ka të bëjë me pasuritë në këtë botë, por me jetën e përjetshme, që është një pasuri e pallogaritshme me beton, ndërtesa, apo hektarë toke nën menaxhim! Sepse, nëse toka ku na qënka ngritur dikur ndërtesa për të adhuruar
perëndinë na qënkërka e paprekshme dhe e shenjtë, çfarë i bie të jetë Perëndia vetë?!
Nëse e shenjtë qënka dheu dhe betoni, çfarë i bie të jetë Fryma e Shenjtë?
Sepse, nëse Biri i Perëndisë erdhi për t’u bërë peshkatar i shpirtrave, çfarë na peshkoka një katedrale-pallat kulture në një qytet periferik të Shqipërisë?

* Autori është lindur në një familje të miksuar mes të Krishterëve  ortodoksë dhe muslimanëve, në një periudhë kur feja ishte e ndaluar në  Shqipëri. Ka kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën deri në rininë e vonë duke  qenë besimtar i Kishës Ungjillore. Ende e konsideron veten të krishterë

**  Fotoja është bërë në një kishë trashëgimi kulturore në Përmet. Për  shkak të kësaj fotoje, autori i shkrimit ka marrë disa kërcënime që ta  fshijë, me argumentin se “një gej, nuk mund të jetë i denjë të ulet në  fronin e Kryepeshkopit…”.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Referuar dhe fotos, me mire ta drejtonte Pinderi Kishen Ortodokse, sesa Janullatos...

Submitted by Anonim (not verified) on

Kristi nuk eshte gej, por edhe po te ishte e meriton te jete ne fronin e Janullatosit, se sic tha tha Shenjteria e Tij, Papa pak dite me pare, nuk perben mekat prirja seksuale, por veprimet.

Kristi eshte i denj per t'u quajtur nje krishter i mire, me i mire se Janullatosi dhe kafshari i Thomallari, sepse per tu sherbyer te tjereve (gejve) qe te clirohen nga dhuna psikologjike pranon fyerjet dhe perbuzjet e shumekujt. E Janullatosi nuk eshte i krishter ne kuptimin e drejtperdrejte te fjales. Nje njeri si Janullatosi, qe lufton kunder nje kombi per t'i tjetersuar kishen, trojet dhe gjuhen per llogari te kombit te tij, s'mund te jete i krishter.

Submitted by Permeti (not verified) on

(deleted)

Submitted by Anonim (not verified) on

Po te te kishin rahur ty more sic rane ata prifterinjte do kishin reaguar te gjithe,kurse tani mer guximin edhe ti dhe shkruan kunder.

Kjo foto eshte nje fyerje per gjithe besimtaret ortodokse,jo se eshte gei por sepse ne ate vend nuk kane te drejte te ulen edhe prifterinjte jo me nje njeri i thjeshte.Ftoj ju si nje media e respektuar ta hiqni kete foto dhe ta zevendesoni me nje tjeter.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

1- Parimisht jam dakort me autorin e shkrimit,

2- Nuk jam dakort me kete shprehje pergjithesuese: "Fakti është që si protestantët, si ortodoksët, si katolikët, por edhe muslimanët tradicionalë dhe ata bektashinj, sot në vitin 2013 interesohen shumë pak për shpirtëroren ne Shqiperi, e cila nuk materializohet dot, se sa interesohen për pasuritë e paluajtshme. ",

3- Fotografia asht ofenduese ndaj besimtarve.

Submitted by Anonim (not verified) on

kot i shane kristi ata se gjysma e prifterinjve (si katolik dhe ortodokse) jane b...q.ra per vete

Submitted by Anonim (not verified) on

E zbuluan "sekretin e madh" keta te shtypit,shaj nje fe dhe behesh i famshem,fol kunder xhamise,behesh i famshem,fol kunder kishes apo dhe janullatosit dhe behesh hero,mbrapsh  po shkojne te gjitha ne kete vend

Submitted by Titi (not verified) on

Kurse ti o i pafytyre nuk flet per moral por per pervetizem dhe sodomi. Ty nuk te intereson rregulli familjar dhe shoqeror por degjenerimi dhe hajdutlleku. Ti i del ne mbrojtje shtetit hajdut (deleted)

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Se pari, konflikti ne Permet eshte konflikt pronesie mes dy palesh, sic ka edhe dhjetera mijera konflikte te tjera pronesie ne Shqiperi, te trasheguara nga koha e komunizmit dhe te cilat 23 vjet tranzicion nuk arriten akoma t'i zgjidhin.

E dyta, palet ne kete konflikt qellojne te jene pushteti lokal ne njeren ane dhe nje institucion fetar i njohur zyrtarisht nga shteti. Sekularizmi i njeres pale ose fetarizmi i pales tjeter jane juridikisht, moralisht, politikisht etj. te parendesishme per pyetjen se kujt i takon prona. Por qe prona i takon dikujt prej paleve, kjo nuk diskutohet.

Prandaj edhe pergjithesimet e Pinderit mbi fetarine e institucionit fetar dhe te besimtareve qe ai institucion jane te parendesishme.

Po bej nje analogji: Jo larg shtepise ne qytetin ku po banoj eshte nje shtepi qe funksionon si qender e komunitetit lgbt. Natyrisht ky qytet nuk eshte Tirana. Shtepia dykateshe rreth 50 m e gjate ndodhet ne nje nyje urbane prane qendres dhe spikat me flamurin ylber dhe pershkrimin se kujt i atribuohet kjo shtepi ne gjithe gjatesine e fasades. Imagjinojme sikur gjate nje diktature kjo ndertese te ishte konfiskuar dhe shembur nga shteti dhe mbi nje pjese te truallit te saj te ishte ngritur nje ndertese tjeter publike natyrisht me qellim te tjetersuar. Pas renies se diktatures, grupi i interesit qe perfaqeson komunitetin lgbt nuk do te ngrinte pretendim mbi kete prone? Dhe sa i vlefshem do te ishte kunderargumenti i kundershtareve te restitucionit, se komuniteti lgbt nuk e ka mendjen aq shume tek orientimi i tij seksual, qe ne fund te fundit eshte dicka personale; komunitetit lgbt nuk i intereson shume e drejta e tij brenda sferes private, e cila "nuk materializohet dot, se sa interesohen për pasuritë e paluajtshme" (Pinderi).

Prandaj konflikti i Permetit nuk eshte perplasje mes se drejtes se Zotit dhe se drejtes se Qezarit, por nje konflikt pronesie mes dy aktoresh publike, konkretisht pushtetit lokal dhe Kishes Ortodokse. Te dy keta aktore jane subjekte juridike me te drejte pronesie. T'i mohosh njerit prej tyre a priori te drejten per te pasur prone apo kerkuar kthimin e saj ne rast shpronesimi te padrejte, eshte ... le te ma thote Pinderi ose R.P. se c'eshte!

Submitted by ALB (not verified) on

Qarte dhe sakte

Submitted by Genti (not verified) on

Kristi, kete vesin e geyjllekut, ne Kishen Ungjillore, amerikanet ta kane mesuar?

Submitted by Stefan H (not verified) on

E megjithate kisha ungjillore e Shqiuperise ka perkrahur fuqimisht kthimin e kishes ne permet besimtareve, ne kundershtim me sa mbron Kristi ungjillor

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.