M. Nano tërhiqet përballë vëzhgimit të Emigrantit

Emigranti komenton lajmin me titull “Paradoksi nr 2 i Censusit: Popullsia bie, numri i votave rritet”, dhe e shpjegon paradoksin e popullsisë që bie dhe të votave që rriten me faktin që në hesap nuk janë futur emigrantët, një pjesë e të cilëve vinë gjatë zgjedhjeve dhe votojnë në Shqipëri.Më duket se Emigranti ka të drejtë, e në këtë kuptim unë tërhiqem nga aluzionet apo afermacionet që bëj. Nuk është se ky variabël i ri (emigracioni) m’i heq dyshimet për atë që ndodh gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, por më bën, sidoqoftë, të mos hedh dyshime kuturú mbi Censusin; të paktën, lidhur me argumentin e numrit të popullsisë.Tollumbacen e paradoksit, me ca elegancë për t’më ruajtur mua, e shfryn dhe E. Zaloshnja në shënimin e vet me titull “Një çmontim i paradoksit ‘Popullsia bie, numri i votave rritet’”, të cilin ju ftoj ta lexoni.Emigrant, ju falenderoj për vëshgimin.
Comments
Z. M. N., Mund te korigjosh

Z. M. N., Mund te korigjosh vleresimin, por jo te terhiqesh. Numri i emigranteve votues mund percaktohet duke faktorizuar fluksin e shtuar te emigranteve gjate diteve te zgjedhjeve. Me perjashtim te te papuneve e studenteve qe mund te paguhen per kete rrugetim militant e idiotesk askush tjeter nuk e vret menderen per te cterezitur jetesen e tyre. Ajo qe ndodh eshte qe rastisi para dy-tre vitesh te vizitoja Shqiperine gjate zgjedhjeve, dhe me teper per te shuar kureshtjen u ndala tek qendra e votimit ne nje lagje te vjeter ku shumekush akoma me mban mend, pavaresisht se nuk jetoj atje prej 19 vitesh. Nje djalosh i ri me sqaroi me shume etike qe kisha votuar paradite.

Pershendetje z.Nano. Besoj qe

Pershendetje z.Nano.

Besoj qe jemi te nje mendjeje qe ne Shqiperine tone te dashur vota vidhet dhe kjo vjedhje behet ne kurriz te emigranteve. Po tu referohemi si gjithmone statistikave qeveritare ne periudhen janar - qershor 2011 numuri i shqiptareve qe ka vizituar Shqiperine eshte diku tek 500 mije persona. Le te supozojme se gjysma e ketyre ka ardhur per zgjedhjet pra rreth 200-300 mije persona. Kjo shifer se bashku me 1,9 milion votues qe banojne ne Shqiperi e con numurin e votuesve ne 2,2 milion. Pjesmarrja ne votimet per zgjedhjet lokale , ketu bej dhe une nje retifikim, ishte 50,9% e totalit, rrjedhimisht rreth 70% deri ne 75% e votuesve qe ne kohen e zgjedhjeve ishin ne Shqiperi. Qe eshte nje shifer shume e pranueshme per kedo qe e degjon.

Pra nga ana e shifrave apo e thene me nje shprehje qe sot eshte shume e modes, me procedure kete qeveri s'ke nga ta kapesh, numrat jane, pjesmarrja ne votime eshte e niveleve europiane etj etj. ketu ka vetem nje problem keto zgjedhje sidomos ne Tirane u ndane per dy autobuza apo per nje avion mbushur me emigrante. Dhe ketu dal tek shkrimi i z.Zaloshnja qe votat fiktive me metoda te "buta apo te forta" ishin vendimtare dje por do jene vendimtare dhe neser per zgjedhjet e reja.

Vetem nje transparence e plote e Ministrise se Brendeshme per hyrje-daljet ne kufi sipas qarqeve apo rretheve mund ta bej kete problem shume te thjeshte duke dhene shifrat e sakta per numurin e shtetasve qe ndodhen aktualisht qytet me qytet, komune me komune diten e zgjedhjeve. Kam pershtypjen se kjo nuk ka per te ndodhur edhe per nje kohe te gjate ne Shqiperi, te pakten per nje dhjetevjecar, rrjedhimisht pushteti i radhes do te legjitimohet sic e ka zakon nga 1994 e ketej nga votat "fiktive".

Me respekt

Emigranti

Perseri nje mundesi tjeter

Perseri nje mundesi tjeter per transparencen ne zgjedhje eshte edhe e drejta per emigrantet qe te votojne ne vendet qe ata jetojne, sic bejne qytetaret amerikane qe ndodhen jashte Amerikes ne diten e zgjedhjeve dhe votojne nepermjet postes dhe ambasades amerikane perkatese. Ne bote fshehtesia postale eshte e shenjte rrjedhimisht nuk ka mundesi qe vota te vidhet apo tjetersohet. Kjo do tu hiqte mundesine e vjedhjes se votes ne Shqiperi sic tregon me siper z. Sokol. Por edhe per kete mundesi te dyte jam i mendimit se pushteti ne Shqiperi qofte ky i majte apo i djathte nuk eshte fort i interesuar sepse kjo do te sillte fundin e pazareve qe behen atje me votat gjate zgjedhjeve.

Me respekt Emigranti

Une nje here te vetme kam

Une nje here te vetme kam qelluar ne Shqiperi ne kohe votimesh dhe meqe isha aty, vendosa te votoja. Mirepo nuk votova dot, sepse nuk e kisha emrin ne liste!

Add new comment