Sa kushtojnë deputetët në Europë?

Ka kohë që kudo flitet për uljen e kostove të politikës. Në këto kohë të krizës, ky diskutim është bërë më i shpeshtë e me tone më akute. Duan t’i ulin këto kosto, por edhe rezistenca është e madhe. Po bëjnë rezistencë që të gjithë, duke filluar nga parlamentarët e duke përfunduar me nomenklaturat lokale. Por debati është i fokusuar më së shumti tek parlamentet nacionale. Ja një pasqyrë e kostove të këtyre të fundit në Itali, Francë, Gjermani, Angli (nuk kemi të dhëna për Shqipërinë):
Italia. Numri i deputetëve 630. Rroga e çdo deputeti 12 mijë euro (pa taksat). Katër mijë euro u rimbursohen për akomodimin në kryeqytet. Deputetët udhëtojnë gratis në autostradë, tren të klasit të parë, traget, avion në gjithë territorin e Republikës. Një deputet merr në fund të mandatit të vetëm 46 mijë euro, dhe në fund të tre mandateve 140 mijë euro. Kush bën një mandat e largohet, merr 2 500 euro si pagë mujore të përjetshme; kush bën dy e tre mandate merr deri në 7 mijë euro në muaj.
Franca. Numri i deputetëve 577. Rroga 7100 euro (pa përfshirë taksat). Deputetët flejnë në zyrë, apo në rezidenca qeveritare. Mund të marrin kredi me interes 2% për të blerë një apartament. U paguhen vetëm 40 udhëtime me avion gjatë vitit. Shpërblimet pas aktivitetit parlamentar janë të përjetshme, por në nivelin e 1-2 mijë eurove. Kanë zyra, sekretarë e bashkëpunëtorë.
Gjermania. Numri i deputetëve 620. Rroga 6350 euro. Kartër mijë euro në muaj i marrin për “ushtrim të mandatit”. Udhëtojnë lirisht e gratis me të gjitha mjetet e mundshme mbi gjithë territorin nacional. Secili ka një zyrë, dhe 1000 euro për ta administruar. Në fund të mandatit nuk marrin asgjë. Shpërblimet e përjetshme pas përfundimit të aktivitetit fillojnë pas moshës 67 vjeç.
Britania e Madhe. Numri i deputetëve 650. Rroga 6350 euro (pa futur taksat). Marrin dieta deri në 2000 euro në muaj. Nuk mund të flejnë në hotele, ku nata kushton më shumë se 150 euro. Mund të udhëtojnë gratis kudo, por në avion duhet të jenë në klasën ekonomike. Kanë zyrë në zonën elektorale që u kushton jo më shumë se 2 mijë euro në muaj. Shpërblimi i përjetshëm pas përfundimit të aktivitetit fillon pas moshës 65 vjeç, e dhe është në shuma minimale (500-800 euro).
Re.Pu.
Comments
Shih modelin Italian ne
<p>Shih modelin Italian ne krahasim me EU 12.000 ne muaj kunder 6.700 te europes!!! E dini sa paguhet Ambasadori Italian ne Berlin €20.000 ne muaj pa taksa +shperblimet ne nje kohe kur rroga e Merkel eshte rreth 9.500€ ne muaj!!!! Dhe ne Shqiptaret po kopjojme nga Italia, prandaj po shkojme nga fitorja ne fitorja!!!!!!!!!!!!!!!</p>
Add new comment