Berisha te Çani? M. Nano flet për forcat e mëdha të sigurisë rreth TV KLAN-it, dhe imazhin e “ri” që po përpiqet të krijojë Berisha!

Postuar në 16 Qershor, 2013 08:42

Në një shkrim te Shqip Mustafa Nano niset nga masat e rrepta të sigurisë së Berishës te Çani (pa antiplumb…) nga vetë prania e Kryeministrit në një vend që atij mund t’I duket si një “kuplara televizive”  dhe për imazhin e tij “ndryshe” që po tenton të ndërtojë.

Shkruan Nano për përpjekjen e Berishës për të përcjellë në vijimësi të publikut një imazh rapsodik, namusqar, konservator, patriarkal të tij: “Është përpjekur Berisha të duket kështu? E vërteta është, se në të shumtën e rasteve, nuk ka pasur nevojë të përpiqet, pasi ai kështu është; asëll-asëll, të vetmet raste kur ai është përpjekur janë ato, kur ka dashur të përcjellë imazhin e kundërt, atë të një njeriu mendjehapur, modern, empathik, tolerant, demokrat. Para ca javësh, priti në zyrë dhe dy përfaqësues të komunitetit LGBT; kushedi sa do jetë sforcuar për t’i pritur e për të pozuar tok me ta para kamerave. Nuk i shkonte ajo pozë në mes të Xhenit e të Kristit. Berisha mes këtyre dy të fundit formonte një sandwich që s’ngjërohej dot. Prej atij vetë në radhë të parë. Dhe kuptohet pse. Ai ashtu është. Ka lexuar, nuk duhet vënë në diskutim që ka lexuar, madje ka lexuar shumë, dhe në këtë kuptim e ka kokën plot, por ka mbetur i prapambetur si të mos kish lexuar kurrë, asgjë…”

 k.c.

I plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/16/berisha-mes-canit-e-kanunit-dhe-i-kapluar-nga-frika/

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>Shkrimi me i mire i Mustafa Nanos, te pakten per kete vit.</p>

Submitted by Gjergj (not verified) on

<p>Mustafa, ngaqe nuk e ke pertypur asnjehere Berishen, tani cfaredo qe Berisha ben me shpirt e me zemer, ty te duket si artificiale. Mustafa, do ishe i besueshem ne kete qe ke thene ketu siper, sikur te kishe thene qofte edhe nje here ne jeten tende qe &quot;po, kjo qe po ben Berisha eshte e mire&quot;. Ti kete s&#39;e ke thene asnjehere, keshtu qe i bie qe cfaredo qe ben Berisha per ty eshte e pasakte dhe jo e mire. Shkurt muhabeti: e ke ceshtje personale me Berishen, se s&#39;ka mundesi.</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

Edhe mua me ngjante Sala tek ai emision si nje adoleshent te cilin e tallin shoket sepse nuk eshte I zoti te gjeje ndonje femer dhe ky nga ana e vet perpiqet te tregohet pickaxhi duke lyer floket me xhel e duke treguar per ato qe ka lexuar por kurre nuk I ka ndjer

Submitted by ID (not verified) on

<p>Berisha eshte shume njeri inteligjent dhe kjo duhet pranuar, por inteligjencen e tij e ka perdorur ne menyre negative per Shqiperine dhe popullin dhe vetem per te perfituar personalisht nga posti qe mban.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.