Kreu i fondacionit Friedrich Ebert: Kemi prova se administrata në këto zgjedhje detyrohet të mbajë anën e qeverisë

Frank Hantke, drejtori për Shqipërinë i fondacionit “Friedrich Ebert” (është një fondacion i lidhur me të majtën gjermane, dhe mban emrin e një politikani të rëndësishëm social-demokrat të fillim shekullit të kaluar) ka dhënë një intervistë për radion Deutsche Welle, që ka qenë një nga mediat më atkive në këtë fushatë elektorale. Ai e ka vëzhguar mirë fushatën, dhe ka arritur në disa përfundime:
-Kemi prova që nëpunësit e administratës shtetërore detyrohen me mjete shumë të padenja të pozicionohen në anën e partisë qeverisëse. Drejtorë shkollash detyrohen të dërgojnë mësuesit në mitingje të partisë qeverisëse, etj.
-Me ndryshimin e sistemeve në Shqipëri nuk ka pasur ndryshim të vërtetë të elitave politike; shumë nga politikanët e elitës së vjetër i rigjejmë sot në parti të ndryshme; nuk mund të thuash se gjithë ish-komunistët janë grumbulluar në një parti të vetme; përkundrazi kemi një shpërndarje të elitës së vjetër në thuajse të gjitha partitë.
-Nëse shohim zbatimin e ligjeve gjatë tetë viteve të administratës Berisha duhet thënë se për fat të keq ka shumë pak shpresa që diçka thelbësore të ndryshonte gjatë një mandatit të tretë të tij. Se si do të jetë kjo në rast fitoreje të opozitës, mbetet të shihet, por ka një farë shprese e cila natyrisht është e shoqëruar me dyshime.
-Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë për një rotacion, ndryshim pushteti. Pasi ky sistem sipas të cilit, fituesi merr gjithçka, po ngurtësohet gjithnjë e më shumë, po depërton thellë e më thellë, deri në fshatin më të vogël.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.shqiptarja.com/home/1/drejtori-i-fes-hantke-shumi...
Re.Pu.
Comments
Ketij Frank Hantkes provat do
<p>Ketij Frank Hantkes provat do ja kete dhene Piro Misha, qe i tregon perralla perdite perpara se ta zere gjumi Frankut.</p>
Shtoni dhe kete konstatim :
<p>Shtoni dhe kete konstatim : Kemi prova nga dy media qe Berisha nuk vesh antiplumb , qe tregon trimeri dhe vitalitet se ne mbrojtje te fronit e hedhim antiplumbin mbi tela dhe gjoksin ja veme grykes se topit...(por me shume badigarde, qene me ere, mercenare, blindime, krakavitje, kronikane, etj ne pararoje...e lume kush te rroje ! ).</p>
Add new comment