Mustafaj ironizon premtimet e fushatës nga Rama e Berisha: “Do të kenë gjetur thesarin e ali Pashë Tepelenës për t’i realizuar...”

Besnik Mustafaj analizon sot te Panorama, premtimet e liderëve dy partive të mëdha që, sipas tij, “[si Rama, edhe Berisha] me një bujari princërore premtojnë ditë përditë vetëm shkurtime apo edhe heqje fare të taksave, heqje akcizash, lirim nga TVSH-ja.”
Sikur çereku i këtyre premtimeve të mbahen, arka e shtetit do të pësonte një gropë tjetër të madhe, shkruan Mustafaj. Madje, ai beson se dhe elektorati nuk i beson këto premtime, duke iu referuar një sondazhi italian “zhvilluar javën e kaluar nga një kompani italiane e specializuar,” e sipas të cilit 72.8% e të pyeturve shpreheshin se këto premtime janë të parealizueshme pikërisht për shkak të mungesës së fondeve. Ndaj Mustafaj kërkon që [Rama dhe Berisha] “duhet të na tregojnë me logjikë ekonomike se nga do burojnë ato miliarda euro që nevojiten për të realizuar premtimet e tyre, ndërkohë që do të pakësohen burimet për të mbushur arkën e shtetit. Ose të na gëzojnë me lajmin se janë në dijeni të vendndodhjes së thesarit të Ali Pashë Tepelenës.”
k.c.
I plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/06/14/kur-me-leshojne-endrrat/
Comments
Nuk e paske degju mire Ramen
<p>Nuk e paske degju mire Ramen Besnik. E dha shpjegimin. Do ndalonte kontrabanden e naftes virxhin, dhe pastaj te gjithe me luge floriri. </p>
Me luge floriri jo qe jo, po
<p>Me luge floriri jo qe jo, po te pakten do ndertoje shtet dhe do beje me shume me teper se ky qe eshte sot pas 23 vitesh dhe maloket e tij te punesuar kudo, kjo eshte e sigurte.</p>
Malok, laluc, fshatar pa
<p>Malok, laluc, fshatar pa toke, lesh, presh etj etj. Ku te con mushka me paragjykime te tilla? Ku pretedon se do vemi pa patur rrespekt per njeri tjetrin? Jemi ne shekullin e 21 zgjohu nga gjumi se le name!</p>
Jam shume i sigurt qe te dyja
<p>Jam shume i sigurt qe te dyja palet e kane gjetur ate thesar e shume te tjere.Qarkullojne fjale se fshati XXXXX me 300 shtepi ne qarkun e Fierit i ka kthyer mbrapsht parate e marra nga kandidati i PDIU-se se ai i LSI-se u ka ofruar me shume.</p>
Add new comment