I biri i deputetes “llastohet” edhe në burg

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 07:34

Kostandin Xhuvani duket se do të jetë në qendër të vëmendjes publike për një kohë të gjatë. Sikur të mos ishte i mjaftueshëm lajmi i dënimit me vetëm dy vjet burgim, dënim ky i dy javëve të kaluara; sikur të mos mjaftonte vrasja e Alfred Musabelliut e kryer vetëm në 12 shkurt 2011, “baby Vip” kthehet sërish në skenë. Këtë radhë  Kostandin Xhuvani, djali i deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani, njëkohësisht aktore e njohur në Shqipëri, është vënë nën akuzë nga prokuroria  për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës” e kryer ndaj punonjësve të policisë.

Ngjarja e re ka ndodhur në burgun e Durrësit ku dhe mbahet i burgosur djali i aktores, i vetë-dorëzuar pas akuzës për vrasje. Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve të policisë në qelinë ku mbahet Xhuvani ai ka kundërshtuar uniformat blu dhe më tej i ka goditur ata.
Për këtë shkak, policët kanë bërë padi dhe nga hetimet e realizuara nga prokuroria ka rezultuar se djali i deputetes i ka qëlluar efektivat e policisë. 
Dosja penale e mbërritur në gjykatën e Tiranës për “goditje për shkak të detyrës” do të shqyrtohet nga gjyqtarja Regleta Panajoti. Sidoqë të vendosë gjykata, kjo nuk do të jetë hera e fundit që dëgjojmë për dënime Vip për persona Vip.

A.K

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Asht zor i madh te jeshe polic ne Shqiperi.</p>

Submitted by Anonime (not verified) on

<p>Turpe, turpe!</p><p>Nuk e di a e kuptojne prinderit e tij se telashet e ketij djaloshi sapo kane filluar? Me ç&#39;mend te bukura nderhyjne tek sistemi i drejtesise (lum e det per sistemin ne fjale) per te favorizuar djalin? Ç&#39;mesazh i japin ketij? Qe te vazhdoje te godase e te vrase, se del gjithnje mami me babin qe nderhyjne me miqte e tyre? Dhe kjo aktorja na qenkerka nene e kombit? (se keshtu i bie, nqse te tjeret deputete jane baballaret, kjo si deputete grua&nbsp;i bie te jete nder nenat e kombit)... Kurse i shoqi regjisor eshte edukator i kombit, i shijeve te bukura dhe artit te vertete? Naimi dhe Noli po rrotullohen nder varre te gjoret, kushedi si po tallen me veten ngaqe vjershat e poezite e tyre u duken si bejte analfabetesh nqse keta dy prinderit e Kostandin Xhuvanit jane nder artistet me te shquar qe kombi ka sot.</p>

Submitted by vlora (not verified) on

<p>Mos tu vij cudi qe policet ta kene provokuar vete te gjithe sherrin, sepse normalisht i burgosuri nuk ka pse te mos i bindet policit. Kam pershtypjen qe edhe policet mund te kene gisht ne kete ngjarje</p>

Submitted by luani (not verified) on

Dje po shikoja ne TCH, nje reportazh lidhur me nje zonje qe kishte vrare burrin e saj qe e dhunonte sistematikisht ate dhe femijet e saj. Ajo e kishte vrare gjate njerit nga sulmeve. E dini sa ishte denuar? 6 VJET. Nderkohe ky plehra i vogel, vret dike gjate nje zenke, dhe na e denojne me 2 VJET burg (aq sa denohesh edhe po falsifikove ndonje certifikate). Sistemi jone i drejtesise eshte skandaloz. Normal pastaj qe njerezit marrin armen dhe bejne vete gjyqesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.