Meta në Opinion deklaron se aleanca me socialistët është strategjike dhe afatgjatë

Ilir Meta ka qenë i ftuar në Opinionin e TV Klanit, dhe aty i është dashur t’i kthehet refrenit të çështjes së kryeministrit. Ai ka dhënë deklaratat e mëparshme që synojnë t’ia mbajnë profilin elektoral të lartë, dmth tha se “kjo punë do zgjidhet në respekt të kushtetutës e demokracisë”. Por ishte më i qartë kur tha se, përsa i takon aleancës me socialistët, ajo “do të jetë dhe paszgjedhore, pasi është afatgjatë e strategjike”. Më tej, ai la të kuptohet (jo dhe aq qartë, në fakt) se kjo zgjedhje do të mbetet, edhe sikur demokratët t’i ofrojnë pas zgjedhjeve të bëjë pjesë në një maxhorancë me ta duke marrë në këmbim postin e kryeministrit: “Mua këtë gjë ma kanë propozuar vazhdimisht, por unë kam respekt për votën e qytetarëve shqiptarë dhe nuk kam problemin tim se as çfarë do të jem, as se çfarë do të jenë kolegët e mi.”
Megjithatë, ra në sy që të gjitha përgjgijet e Metës ishin të natyrës hezituese dhe jo ezauruese, gjë që i bën shumë njerëz t’i interpretojnë në mënyra të ndryshme këto deklarata e qëndrime.
Re.Pu.
Comments
Hahahahahahah, filloj

Hahahahahahah, filloj gallata. Meta si politikan finok qe eshte ne nje krah nxjerr Tavon qe deklaron se LSI do marr 40 % te pushtetit dhe nga ana tjeter thot se bashkepunimi me PS eshte afatgjat edhe sikur mazhoranca ne qoftese i fiton zgjedhjet i afron postin e kryeministrit. I zgjuar paske qene more zoti operativic e mbake pjacen goxha te larte.

Meta: PD më ka propozuar për

Meta: PD më ka propozuar për kryeministër. Me PD-në do jemi në koalicion nëse humbasim

Kryetari i Lëvizjes Skraparlliste për Inkriminim, Ilir Meta, duke folur në emisionin “Opinion”, tha se atij i është propozuar nga e djathta që të jetë kryeministër.

“Mua këtë gjë ma kanë propozuar vazhdimisht, por unë kam respekt për votën e qytetarëve shqiptarë kokpalare 4 prej te cilve i vrava ne bashkpunim me Salen me 21.1.2011 dhe nuk kam problemin tim se as çfarë do të jem, as se çfarë do të jenë kolegët e mi se me thene te drejten une dhe banda ime LSI do vetem skemi pretendime por duhet te rrtime urte pas gjithe vjedhjeve e poshtersive qe kemi bere ne 4 vjet qeverisje me Sali Gerdecin. Por, çdo të bëjmë ne që Shqipëria të jetë një vend më i korruptuar ku te bejme para me thase, se ne keshtu e konceptojme të ardhmen tone. Keshtu qe une luaj me 2 porta. O me ben PSja kryeminister ose ika tek Sala cka eshte opsioni real,” tha Meta.

Kryetari i LSI këmbënguli se nuk ka një marrëveshje se kush do jetë kryeministër nga e majta,prandaj qe ai ka shpresa pasi ka qene kryeministri me i “sukseshem” nga e majta. Meta tha se ata do jenë në koalicion me PD-në nëse humbasin.

“Koalicioni paraelektoral i fshehte që ne kemi bërë me Partinë Demokartike do të thotë që ky është një koalicion edhe pas zgjedhor. Kete ja kemi me te hedhur PSse qe mendon akoma tek 1 prilli. Nuk del kurrë 70 me 70, do të dalë 80 me 60. Por, as kjo nuk është më e rëndësishme.Rendesi ka qe une te jem kryeminister. Në respekt të demokracisë, të jeni të sigurt se në rast ndodh edhe ajo që nuk mund të ndodhë, Lëvizja Socialiste për Integrim këtë koalicion e ka afatshkurter, e ka strategjik, që do të thotë që edhe pas 23 qershorit shkon andej ku ka me shume llokma pushteti. Ne jemi Levizje dhe levizlim andej ku na oforjme me shume. Edhe në rast se nuk do të jem kryeminiter me PDne, gjë që nuk mund të ndodhë, PSja do jete akoma në opozitë se Edi eshte piktor dhe smerr vesh nga ekonomia,” tha Meta.

Add new comment