Në Kosovë përsëritet pikë për pikë historia jonë me kompaninë Bechetl&Enca

Ajo që ndodhi në Shqipëri me rrugën Durrës-Morinë, po ndodh në Kosovë me rrugën Morinë-Prishtinë. Shpenzimet reale të saj po i tejkalojnë ato të planifikuara. E po i tejkalojnë në një masë të konsiderueshme. Në xhepin e kujt shkojnë? De jure shkojnë në xhepat e kompanisë Bechtel&Enca, e cila është po ajo që ka punuar në Shqipëri.
Ja çfarë raporton Zëri i Prishtinës lidhur me këtë ngjarje:
“Rreth 1 miliard euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit, ndërtimit i autostradës nga pika kufitare e Morinës, e deri në fshatin Besi të komunës Prishtinës. Kostoja e ndërtimit të autostradës po rritet në vazhdimësi, edhe pse në fillim është parashikuar të jetë shumë më e vogël.
Gjatë nënshkrimit të kontratës në atë kohë nga ish-ministri i Transporteve, Fatmir Limaj, dhe kryeministri i Kosovës, Hasim Thaçi, është thënë se kostoja e ndërtimit të autostradës do të jetë rreth 660 milionë euro. Por, këtë shumë të mjeteve kompania “Bechtel&Enka” e ka marrë deri më tash nga arka e shtetit, edhe pse përfundimi i punimeve është ende larg.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave (MF), shihet se gjatë vitit 2010 kompania “Bechtel& Enka” nga buxheti i Kosovës ka marrë 106 milionë e 888 mijë euro, në vitin 2011 e njëjta kompani ka marrë 236 milionë e 165 mijë euro. Ndërkaq, në vitin 2012 “Bechtel& Enka” mori edhe 235 milionë e 379 mijë euro.
Për tri vite për punën që ka bërë konsorciumi turko-amerikan nga buxheti i shtetit mori rreth 580 milionë euro. Po ashtu, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave kompania “Bechtel& Enka” edhe sivjet nga arka e shtetit do të marrë edhe 215 milionë euro të tjerë, e nëse e bëjmë një përllogaritje po del se deri në fund të këtij viti vetëm për ndërtimin e autostradës po shpenzohen rreth 800 milionë euro, ku ndërtimi i një kilometri autostradë, shtetit të Kosovës po i kushton më shumë se 10 milionë euro.”
Re.Pu.
Comments
Po pse ia kepusni si kau

Po pse ia kepusni si kau peles.

E dini ju sa eshte kostoja e rruges Durres-Kukes?

Po gjatesia?

Po ajo e "Ibrahim Rrugoves"?

Projektet e medha ndertuese,

Projektet e medha ndertuese, shpesh shkojne mbi koston, kjo eshte e njour ne bote. Gjera te paparashikuara, probleme strukturale, ambienti etj gjithmone e rrisin koston fillestare. Une nuk e di specifiken dhe gjatesine ne kete rruge ne Kosove, por ne Angli, nje Milje (1.6 Km) kushton mesatarisht £30 million.

Keto projekte duhen mbeshtetur, shtrire me gjere e po ashtu mirembajtur ne menyre konstante.

Si behet me mirembajtje e perhershme dhe me sinjalistiken? Duhet me shume info per kete...

Add new comment