Shkodër: Një takim banal që trajtohet si një takim historik; dhe me të drejtë

Postuar në 11 Qershor, 2013 14:55

“Faleminderit biznesmenëve shkodranë, që … iu bashkuan takimit tonë të sotshëm!” shkruan Keti Bazhdari në profilin e vet në tëitter. Bazhdari, ish e përndjekur, biznesmene, dhe socialiste, ishte dhe një nga organizatoret e takimit. Po pse i falenderon? Çfarë ka për të falenderuar tek fakti që biznesmenët e Shkodrës marrin pjesë në një takim, ku janë ftuar nga opozita?

Në fakt, është hera e parë që ndodh gjatë dy dekadave të fundit që biznesmenët e Shkodrës takohen faqe botës me eksponentë të opozitës së majtë. Bazhdari e lidh këtë me presionet e tatimorëve, por në këtë mes kanë luajtur një rol dhe mendësitë mainstream në Shkodër. Ky qytet, për shkak të një marrëdhënieje të veçantë me regjimin komunist, nuk ka provuar në asnjë rast empathi ndaj partisë që u trashëgua nga Partia e Punës. Dy-tre vitet e fundit marrëdhënia me socialistët është relaksuar në një masë të madhe, deri sa vjen ky moment, në të cilin biznesmenët shkodranë falenderohen që marrin pjesë në takim me krerët e PS-së. Duket ngjarje banale, por është një ndryshim gati epokal edhe për PS-në, edhe për shkodranët.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Kult (not verified) on

Shenje qe PS-ja eshte ne prag te fitores se zgjedhjeve ne rang kombetar?

Submitted by Muci (not verified) on

"Dy-tre vitet e fundit marrëdhënia me socialistët është relaksuar në një masë të madhe". U duk ne zgjedhjet e fundit lokale ku diferenca e pd me ps ishte me e madhe se ne 2009. Hajde gazetari hajde :)

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Simbas meje, per aqe sa kam kuptue un, nji arsye tjeter qe PS po merr terren ne Shkoder asht se malcorve katolike te shkolluem dhe bisnesmen nuk u hape rruge PD-ja e Sali Berishes, vllait te neoturkut Rexhep Taip Erdogan.

Submitted by Muci (not verified) on

Malcoret katolike te shkollum -- jane shume shume pak o Poli qe te kene ndonje ndikim ne zgjedhje. Numerohen me gishtat e dores.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Sa mire e ditke gjendjen e te shkolluemve ne Shkoder te malcorve katolik te ketyne 22 vjetve.

Malcort kan qene historikisht gjithmone AJKA e inteligjences. Ato perparojne me hapa vigana te paimagjinueshme dhe europianizohen ma shpejt se ato te ndoturit me osmanizem. Nuk jane pak malcort, por i neperkambin ato qe gjithmone i kan neperkambe.

Submitted by Anton (not verified) on

Ca prej malesoreve te shkolluar, katolike apo jo, ecin me hapa vigane. Por jane shume pak te shkolluar, dhe akoma me pak qe kane ecur me hapa vigane. Fishta me shoke kane vdekur, nuk i ngjall me njeri, dhe as do i zevendesoje njeri.

Malesoret katolike te shkolluar me mend ne koke duhet te mbeshtesin, sic kane bere, qytetaren Jozefina Topalli dhe jo katndaret Tom Doshi, Ardian Ndreca e kompani.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ato malsor qe thua ti, jane po aqe te shkolluar sa ato te shkolluarit qe mbron ti. Pastaj se ke mbrojne ato malsor o ke nuk mbrojne ato, ate e dijne vete.

Submitted by milje (not verified) on

Po si mund te nisi takimi pa nje flenderim...

Ne cdo takim, qofshin te natyres politike, familjare, artistike eshte e drejte te falenderohen ata qe kane ardhur ne takim. Pse u interpretoka gabim falenderimi i pjesemarrjes ?!

Nuk me pelqejne ata qe perfaqesojne te djathten, por ama shume me teper nuk me pelqejne as perfaqesuesit e te majtes, te cilet po perpiqen te tjetersojne cdo mendim, qe nga idea qe jane fitues te zgjedhjeve dhe humbja mund t'i vije vetem ne rastin e vjedhjes se votave, nuk me pelqejne menyra se si i shtremberojne faktet duke i bere te paarsyeshme, kuptoget ne interes te vet

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Shume lajm per pak gje. Se pari, ku eshte burimi i ketij lajmi, sepse nuk kuptohet se per cfare takimi behet fjale. Nga 6 W-te e gazetarise (kush, cfare, kur, ku, pse, si), shkrimi i pergjigjet ne menyre te pakenaqshme vetem pyetjes se pare. Kush e konsideron takimin historik? A ka qene nje takim vetem per hir te takimit, dmth. sa per te thene qe  nje perfaqesuese e PS-se U TAKUA me biznesmenet shkodrane, apo me te vertete nje thyerje akulli? Dhe, nqs. lajmi qenka thyerja e akullit mes PS-se dhe shkodraneve, KUSH eshte Keti Bazhdari brenda PS-se qe perfaqesoka kete thyerje akulli? P.sh. pse nuk ftoi Ditmir Bushati ne kete takim? PS-ja e personifikuar tek Bazhdari mund te kete falenderuar shkodranet, por si jane shprehur keta te fundit? A i jane pergjigjur reciprokisht falenderimit? Apo kane qene skeptike per arsyet e ketij takimi (pse-ne)? Etj. etj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.