Berisha premton se do të njohë rezultatin (!!!), ndërsa PS-ja nuk e jep këtë premtim

Postuar në 12 Qershor, 2013 02:52

Një delegacion i Këshillit të Europës ka pasur takime me të dy palët, që marrin pjesë në garën e zgjedhjeve. Gazetarët janë fokusuar me të drejtë tek alarmi, me të cilin ata kanë trajtuar çështjen e KQZ-së. Por ka pasur një “detaj” nga vizita e delegacionit të KiE-së e nga takimet e bëra, që nuk është mbuluar si duhet nga media. Anëtarët e këtij delegacioni ishin të entuziasmuar, ngaqë “kryeministri Berisha u kish thënë shprehimisht se në çdo rrethanë, PD-ja dhe koalicioni i saj do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve”. Edhe kjo do na duhej, në fakt: dmth që Berisha, i cili ka nën kontroll të gjithë procesin zgjedhor (KQZ-në që nuk e kish, e mori pikërisht me synimin për të mos lënë asnjë copë të procesit pa e pasur nën kontroll), të mos njihte rezultatin.

Atyre u ka bërë përshtypje, që “eksponentët e përfaqësuesit e PS-së nuk bënë të njëjtin pohim; përkundrazi, thanë se do të shohim se si do të shkojë procesi”.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ylli (not verified) on

<p>Po sigurisht qe sala do pranoje vendimin e zgjedhjeve te 23 qeshorit, pasi e di qe do humbasi dhe nuk i kushton asgje qe te pranoje humbjen ne advance.</p>

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>Nje aspekt tjeter qe u anashkalua nga media ka te beje me kryetarin e delegacionit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes qe sapo vizitoi Shqiperine, i cili quhet Luca Volonte. Vizitat e tij te shpeshta ne Shqiperi te shoqeruara me prononcime pro Berishes nuk duhen harruar. Gjithsesi, kete here ai nuk ishte vetem por ne&nbsp;perberje te nje delegacioni keshtu qe helmin e leshoi me &#39;&#39;pikatore&#39;&#39;. Kjo qe permendni ju eshte nje nga pikat e helmit.</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Kjo qe ka thene Sala ,qenka si puna e barcaletes me oficerin i cili u zotua: Zotohem! Nuk do ta bej me shurren tek kazani i cajit...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.