Edward Snowden është një kriminel i rrezikshëm, apo një hero?

Postuar në 11 Qershor, 2013 04:11

Edward Snowden, njeriu që ka shpërndarë për publikim të dhëna të marra, tek të cilat ai kish akses për shkak të detyrës si punonjës në Agjencinë Amerikane të Sigurisë Nacionale, është njeriu më i kërkuar sot në botë. Në SHBA ka një debat të madh lidhur me të. Ka dhe dilema në vlerësimin e asaj që ai ka bërë. Në CNN u shtrua dje pyetja: Snowden është një hero, apo një tradhëtar?

Por kjo pyetje ka çuditur shumëkënd. Njëri syresh është Geoffrey R. Stone, jurist, profesor në universitetin e Chicagos. Në një shkrim të tijin, ai e thotë qysh në fillim mendimin, se “Snowden nuk është as hero, as tradhëtar; është thjesht një njeri që ka kryer një vepër penale e për këtë arsye duhet të dënohet rëndë”.

Sipas tij, ky ka qenë i kontraktuar në një punë të sektorit shtetëror, në agjencinë NSA, dhe qysh në krye të herës ai ka nënshkruar kushtin se “nuk do të nxirrte në publik informacionin që quhet i klasifikuar, sekret”.  Po sikur Snowden të ketë arritur në përfundimin se “ky informacion sekret nuk do duhej të mbahej sekret, dhe se agjencia në fjalë po bënte punë të liga? Si do duhej të veprohej në këtë rast?” Geoffrey R. Stone përgjigjet: “Nuk ka asnjë logjikë që një nëpunës publik (government employee) t’i japë të drejtë vetes  të vendosë për një çështje të tillë me interes nacional e planetar”.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni (për ju që njihni anglishten) në linkun http://www.huffingtonpost.com/geoffrey-r-stone/edward-snowden-hero-or-tr_b_3418939.html

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Eshte hero dhe nje shembull per realitetin shqiptar.

Submitted by Anonim (not verified) on

"Snowden nuk është as hero, as tradhëtar; është thjesht një njeri që ka kryer një vepër penale e për këtë arsye duhet të dënohet rëndë" - gjykim i drejte. Sidoqofte, keso njerezish si Snowden, jane thellesisht te papershtatshem, te dobet, te rrezikshem. Ky eshte  njelloj Robin Hood-i i pavetedijshem mbi mekanizmat e Shtetit, Demokracise dhe Lirise. Version i squllur perendimor i veprimtareve te angazhuar te Lindjes.

Nuk eshte rasti per t'u perpelitur moralisht e as intektualisht duke kerkuar asosacione.

Submitted by katarakti (not verified) on

Snowden nuk është as hero, as tradhëtar; është thjesht një njeri që ka kryer një vepër penale e për këtë arsye duhet të dënohet rëndë" - gjykim i padrejte.   Geoffrey R. Stone : “Nuk ka asnjë logjikë që një nëpunës publik (government employee) t’i japë të drejtë vetes  të vendosë për një çështje të tillë me interes nacional e planetar". Jo more?! Te dika bytha shume. Ky nuk eshte vetem nje nepunes publik, por edhe nje individ qe ngrihet kunder nje sistemi qe survejon gjithe njerezit dhe boten. Ai shprehet se nuk eshte demokratike te futesh hundet ne jeten private apo ne bindjet politike te njerezve. Keshtu ka vepruar me pare Sigurimi famekeq i shtetit apo KGB-ja. por ka pasur njerez idealiste, si Sollxhenicin, Havel,  Valesa e te tjere qe u ngriten kunder kesaj shtypjeje. Dhe Valesa ishte vetem nje elektriçist i thjeshte. Sot eshte nje hero ne Poloni. Keta njerez e çojne boten perpara, e bejne me te drejte. Ata qe vene ne rrezik jeten e tyre per nje ideal. Por keta lloj njerezish ne kohen e sotme jane shume pak. Por pikerisht per kete arsye heroizmi i tyre eshte edhe me i lavderueshem.

Submitted by Ben (not verified) on

Nje karakter i ndershem dhe i ralle.

Meriton nje respekt te madh.

Submitted by Anonim (not verified) on

pyetja sot ne amerike eshte :

cfare do te kishe bere ti po te ishe ne vendin e tij?

si amerikan une kam vetem nje pergjigje:

te njejten gje qe beri dhe Snowden! Sepse ky ehste shpirti i vertete amerikan.

New Hampshire: LIVE FREE OR DIE!

Submitted by U.S.A (not verified) on

Amerikanet duhet te shkallmojne NWO-ne sioniste qe po e shpie Boten drejt shtetrrethimit fashist! Shihni dhunen barbare policore si dhe pulset e thyera te aktivisteve Occupy Wall Street per te kuptuar se ç'shtet "demokratik" eshte SHBA-ja!

Te gjithe ne duhet te behemi Snowden sapo te ne jepet rasti!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.