Mimoza Dervishi polemizon me Lubonjën: “Je në llogoren më të keqe të mundshme”

Postuar në 07 Qershor, 2013 14:56

“Këto janë zgjedhje jo të zakonshme, janë zgjedhje që përcaktojnë nëse Shqipëria shkon drejt tribalizmit përfundimtar të Sali Berishës, apo demokracisë”, thotë Mimoza Dervishi që ka shkruar një artikull i ngacmuar nga artikulli tjetër i Fron Nahzit, i publikuar në huffpost.com dhe i marrë nga agjencitë shqiptare të informacionit. Ajo nuk është dakord me faktin që Fron Nahzi i ka futur në një thes të gjitha partitë e të gjithë udhëhehqësit. Një praktikë që ajo e ka verifikuar dhe në Tiranë.

Dhe ajo e ka, në fakt, me të gjithë “ata që pretendojnë e hiqen si të paanshëm … dhe që në fund të ditës kanë paturpësinë t’u bëjnë thirrje shqiptarëve t’i vënë një kryq fletës së votimit. E pra s’do shumë mend, e kam fjalën për Fatos Lubonjën dhe të ngjashëm si ai, nëse ka, ose nëse inspirojnë të bëhen. Në një vend që pretendon demokracinë, predikon lirinë dhe zgjedhjen me votë, thirrje më të shëmtuar se t’u thuash njerëzve mos votoni apo nxini fletën e votimit, nuk besoj se ka. Por në kontekstin shqiptar, shërbim më të vyer për Sali Berishën, as që besoj se mund të ketë. Kjo është llogore e shkuar llogores.”

Shkrimin mund ta lexoni të plotë në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/06/07/ne-llogore/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

E kush eshte kjo Dervishi, qe ti e ve ne titull. Nje njeri qe dihet qe i sherben si laike Rames. Kurse Lubonja eshte analist i njohur nderkombetar... Hahaha sa poshte paske rene Respublika....

Submitted by RP (not verified) on

Llogore apo jo,kur te iken besimi nuk ka tren qe e kap.

Submitted by anonim (not verified) on

ne nje vend qe quhet demokraci, ligjerimi i autores eshte komplet ......

Submitted by Bard (not verified) on

Mimoza Dervishi? Kush eshte kjo? Spurdhjake laptopiste qe vuajtjen e sakrificen e kane pare veç ne youtube, i mesojne Lubonjes nocionin e qytetarise dhe te detyrimit per te zgjedhur. Po pse ore, te zgjedhesh te protestosh duke i vene kryqin votes, nuk eshte zgjedhje si ajo e gjytyrimit te indoktrinuar partiak, si ajo e atij qe shkon per te votuar duke zene hundet prej duhmes se keqe te zgjedhjes qe po ben, si ajo e atij qe e shet te drejten e tij per te votuar per nje thes miell? Cili nga keta me siper ka te drejte te gjykoje tjetrin, ti thote qe mos gabo, se zgjedhja ime eshte me e mire se e jotja? Cili partizan i rotacionit mundet t'i thote tjetrit hajde voto per ndryshimin, kur epitome e ndryshimit eshte LSI?

Submitted by Iluministi (not verified) on

Znj. Dervishi eshte gazetare, me nje karriere interesante.

Por, ajo qe e ben interenate komentet rreth shkrimit, eshte dufi i madh i perkrahesve te Saliut per kryqin ne flete.

Mundesisht per mosmarrje pjese ne votime.

A nuk eshte kjo sjellje pohimi i frikes nga humbja?

Kete here e dine, e ndjene dhe e besojne. Keq per ta, por mire per Shqiperine.

Submitted by Gjon (not verified) on

Në një vend që pretendon demokracinë, predikon lirinë dhe zgjedhjen me votë, thirrje më të shëmtuar se t’u thuash njerëzve mos votoni apo nxini fletën e votimit, nuk besoj se ka.

Autorja e artikullit perpiqet qe te na mesoje nje lende qe nuk e ka perveteseuar per vete

Arroganca e tepert e superioritetit moral ne trajtimin e kesaj teme nga llogorja e Rames e  kthen autoren ne personazh komik. Sic duket Rames i prishka goxha pune nisma e Lubonjes.

Submitted by juli (not verified) on

Femër naive kjo Dervishi(thelbi ngjan me mbiemrin). Beni si them une e mos beni si bej une. E di se eshte ne majen e piramides, per te censuaruar mendimin e lire. E ke marre shume lart, zonje. Ulu ne token e bekuar nga Zoti te Lirise e Drejtesise! Faleminderit per mirekuptimin.

Submitted by Landi (not verified) on

Me pelqen Mimoza Dervishi. Eshte n je intelektuale e vertete, e mencur, e ditur, punetore, e zhdervjellet, e kthjellet. Eshte nga ato per te cilat jo ne ne por edhe bota ka nevoje ti kete. Me njerez si Mimoza bota do te ishte me e iluminuar dhe me me pak padrejtesi. Bravo respublica qe i ben jehone ketyre mendimtareve kaq te holle dhe kaq te fisem por nuk duhet ta lere me kaq

Submitted by dri (not verified) on

Lubonja ka gabuar kur ka shkruajtur qe duhet ti vehet nje kryq i madh fletes, se ne fakt duhen dy:

Nje per kete klase politike dhe nje per keto analiste

Submitted by drejtesievonuar (not verified) on

Si guxojne keta palo intelektuale si kjo Dervishi qe te kritikojne deri ne percimim idete e tjetrit, keta jane njerez te keqperdorur nga Rama dhe klani i tij e pazarxhinjve.

Submitted by amy (not verified) on

E sakte Dervishi! eshte e pakuptueshme si edhe pse, por vertet Lubonja po i sherben Saliut; padyshim jo ne menyre te qellimte, por nuk kuptohet si mund te jeet kaq naiv e te mos kuptoje gjera kaq te thjeshta.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Per komentuesit me siper: Ju paska mobilizuar mire Saliu ne kohe fushate qe te komentoni ne faqet opozitare, por mos u beni merak se kesaj rradhe e keni betejen e humbur.

Submitted by a n (not verified) on

E kush eshte ky Lubonja ?! ( Vec respektit per vitet e burgut se per te tjerat...).
Lubonja eshte nje si ne; qe jep opinionet e tij pak me gjate. Vetem kaq. Ka dhe akses ne median e shkruar e vizive. Ne nuk e kemi, por dhe mund t'a fitojme. Me kontribut sigurisht si i Lubonjes, duke u bere kameleon, duke amballazhuar me lule-lajle idete e udheheqesit qe pretendon per te mbushur 27 vite ne pushtet, pak me pak se Hoxha ne pushtet, edhe pse Hoxha ishte me i bukur ne pamje e ne shtat dhe ky plak i zgerbuqur 'financon' ca 'bukurosha trimosha'.

Cudia me e madhe jane ne kete realitet ish te pervuajturit e djeshem si Lubonja dhe te pervuajturit e sotem si Frangaj ne media (te dy ne burg kane qene nga dy diktatore, por qe e kane harruar per hir te 'venduzave' qe u behen  ne fshehtesi te plote).

Ne demokraci me te frikshem jane keta OMGJ sesa ata qe llapin gjithe diten si Cani ! Keta OMGJ-te  i konsumojme si 'produkte' te bukura, te plota e te beshme dhe na e shpifin kancerin me kalimin e viteve, pasi dijne t'a 'tregtojne' mallin mediatik te celefonuar me permbajtje demokratike (gjasme per te kulturuarit), dhe ne si bagetia hame cdo gje qe na serviret ne grazhd. "Barku do na heq me vone dhe metastazat duan kohe te shtrijne  podet e tyre ne mendje''.

Hani Lubonja sikur hani domate te kuqe nga jashte e jeshile ne brendesi ! Hani Lubonja sa te fryheni dhe shani demokracine. Hani Lubonja dhe t'a gezoni Berishen per vazhdimin e projekteve te tij (projekte qe per tete vite ishin si gropa septike ku binim duke barritur ne perditshmeri dhe s'na hiqet era e qelbur e tranzicionit 'komunist' te parise se 'korracuar' nga 'analiste te anales' me akses publik).Hani tani dhe per kater vite villni, po jo ne oborrin e shtepise tuaj por ne pragun e nje nga kater shtepiat e Lubonjes, qe t'a mbysi era e qelbur e thartires, me e qelbur sesa e qelive qe kishin ajrosje.

Mos u nxehni dhe shume me 'shkencen' e opinionistit Lubonja qe ju prish gjumin a qetesine; merreni ne te gdhire ne telefon dhe i thoni se u kenaqet shume nga servilizmat e tij te tanishme si ato kur ishte kryetari i frontit opozitar te '97-es, sepse i beni mire: i prishni dher gjumin e i prishni dhe endrren.

Lubonja, Lubonja...je mbushur me mushkonja!!!

Submitted by A (not verified) on

Anonimi i parë ka dhënë mendimin më të vyer, kush na qenka Mimoza, kurse Lubonja është analist i njohur. Anonimo, po kur të kandidojë ndonjë i ri për ndonjë kryetar bashkie apo qeverie do të thuash kush na qenka ky, kurse këtë tjetrin kam 20 vjet që e njoh.

Ju të tjerët që e paskeni "pse t'u jap votën këtyre kur është dhe Meta me këta", nëqoftëse po i ndiqni mirë ngjarjet, Meta flitet se si në një anë, si në tjetrën në qeveri është, e sa më shumë votues të ndershëm të ketë, e aq më pak militantë, aq më shumë mundësi ka që të zhduken si Meta si Sala. Jo më kot i thashë dhe një komentuesi, bbb që shumë mirë që voton Gjinushin, më mirë se këto pordhët adoleshente, rebelohu me të gjithë. Fundja shumë mirë dhe Topi, me të mirat dhe të këqijat e veta, sadoqë është më e madhe mundësia që vota për të të digjet. Po në fakt dihet se përherë, ose Sala është më i miri, ose të paktën të gjithë janë si ai e t'i djegim të gjithë që të jetë vetëm vota e ushtrisë së militantëve të Salës.

Kjo është demokracia, qeverisja e popullit, e populli qeveris me votë. Kur të bëhemi si Suedia, pastaj dhe ne le të votojmë partinë e piratëve të internetit, apo të flemë atë ditë, po me problemet e këtushme duhet votë shabllone.

Submitted by Anonim (not verified) on

KJo eshte demokracia sipas teje.

Sepse demokracia i perfshin te gjitha, edhe votimin, edhe mos votimin edhe heqjen e kryqit. Por, e shkreta demokraci po perdoret sipas oreksit politik te njerit grup politik (dhe falangave te tyre) oapo tjetrit (dhe falangave te tyre).

Ne fakt per demokracine, per shtetin e se drejtes, per shtetin e qytetarit nuk po e vret mendjen kush nga keta poltikanet. Se, gje e pare qe duhet te bente nje opozite per te rivendosur shtetin e se drejtes do te ishte te hapte procese per te gjithe politkanet shqiptare, perfshi ata qe kane gjirin e tyre + Meten - qe kane vjedhur, kane vrare e jane pasuruar ne kurriz te pasurise publike, ne kurriz te taksave te qytetareve pa ju hyre gjemb ne kembe.

Le te premtoje Rama se do rihape procesin e Ilir Metes e Dritan Spahiut dhe une ja jap voten menjehere. Le te premtoje Rama se do hetoje per menyres se si e ka vene pasurine Koco Kokedhima dhe une ja jap voten menjehere. Le te premtoje Rama se do ja dorezoje drejtesise Berishen dhe femijet e tij e une ja jap voten menjehere. le te premtoje Rama se do rihape gerdecin e do fuse ne burg ata qe kane mbetur jashte (perfshi miqte e tij) dhe une ja jap voten menjehere. Sepse te gjtiha keto premtime do me jepnin shpresen se per here te pare ne keto vite tranzicion ka nje perpjekje te sinqerte per te rivendosur shtetin e se drejtes, qe neser do mbroje edhe voten time, qe do mbroje edhe interesin tim qytetar.

Deri atehere: te gjitheve kryq!

Submitted by albo (not verified) on

Po moj Mimoza mos te guxoje kush te vere ne diskutim ardhjen e pashmangshme te demokracise nga PS-ja se i hidheni ne fyt.A thua se nuk e dine shqiptaret se PS-ja (ashtu si PD-ja) eshte e lidhur me mafian.Duhet te harrojne te shkuaren shqiptaret.T'iu duket Gramoz Ruci si Albin Kurti.Ta harrojne Tan Leprin...E pra e dashur analiste Lubonja pikerisht per ty e ka kur thote "gazetare llogoresh",per gazetaret qe mbajne anen e njeres mafie.

Submitted by Olti (not verified) on

Po a ka gazetare llogoresh me kembengules se Mascottet e Klanit: Lubonja, Fevziu, Shkullaku e Bushati?
Edhe Mustafa Nano rrinte i tulatur perballe Precit ne nje nga Opinonet e Fevziut, sikur ti kishin dhene kamomil e nuk shkelte jashte llogores se Klanit?
Po si nuk i vjen zor Lubonjes qe merret me formimin arsimor te Zaloshnjes, kurse vete nuk ka kurfare formimi shkencor. per me teper shkruan si Maoist i nxitur nga opinionet e blogisteve e per me teper ndan blogistet ne pro e kunder tij? Fjalen research Lubonja e ka degjuar perpara apo vazhdon traditen e kafene shkrim qullosjejes.
Verejtja qe kam per shkrimin e mesiperm eshte mungesa e origjinalitetit dhe permbledhja e ideve te blogisteve selektivisht ne nje shkrim nga autorja.
REspect!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.