Topi versus Selami: Shpërthejnë kundër sho-shoqit politikanët e dalluar për bon ton

“Topi nuk do t’i shkaktojë dëm Partisë Demokratike; kjo e fundit ia la derën hapur Topit, por ky zgjodhi rrugë tjetër, nuk zgjodhi bashkimin me të djathtën; ai ka qenë President me votat e PD-së” – ky ishte thelbi i asaj që tha Eduard Selami në programin Ilva Tare Tonight lidhur me FRD-në dhe kreun e saj.
Por Topi nuk e ka vonuar reagimin. Ka qenë më i ashpër se sa është zakonisht. Dhe flet për Selamin pa ia përmendur emrin. “Kam dëgjuar që kryeministri ka hedhur për të bërë politikë ndonjë individ që ose ka humbur kontaktin prej 20 vitesh me realitetin shqiptar, ose po përdoret si virus për të çoroditur mendjen e njerëzve. Dëshiroj t’i jap një përgjigje këtij individi pa personalitet, pa dinjitet, që u mendua të ishte figurë dinjitoze, por përfundoi si zvarranik, duke u thënë njerëzve që FRD-ja nuk përfaqëson të djathtën. Po them që partia në pushtet, kryeministri dhe ky individ po bëjnë fushatë për Xhuvelin, Islamin dhe deputetët e tjerë: shikoni se sa poshtë kanë rënë!”
Re.Pu.
Comments
Ky eshte rasti i vetem kur

Ky eshte rasti i vetem kur pranoj pa medyshje komentet e Z. Topi per sendin ne fjale.

Mos i thuaj Topit qe dallohet

Mos i thuaj Topit qe dallohet per "bon-ton" se do kujtoje se ka dal noj llaf i ri "qoftet"

Bamir Topi ishe 5 vjete

Bamir Topi ishe 5 vjete president dhe nuk bere asgje.

Nuk eshte turp te mos dish,por turp eshte te perpiqesh qe te mos dish thote nje proverb rus.

Nuk kam asnje kundershtim me deklaraten tuaj kunder Selamit,por qe te deklarosh eshte me e lehte se te drejtosh,sepse per te predikuar mjafton te dish,por per te drejtuar duhet edhe te jesh.

Te kesh guxim fizik eshte e lehte,por te kesh guxim moral eshte shume e ralle.

Ju dhe te gjithe politikanet e tjere e kene kthyer demokracine ne nje peme qe e ka humbur aftesine per te çelur lule,merre me mend pastaj qe per fruta as qe behet fjale.

Dhe mos harro qe kudhra e mire nuk i trembet varres.(Cekiçit).

Eduard Selami, edhe pse u

Eduard Selami, edhe pse u shfaq si njeri nga Pardesyte e Bardha te vitit 1990, u shpresua te ishte disi me ndryshe, ne vitet e para '90. Dp t'i kishte bere mire PD-se asokohe, madje do ta kishte shpetuar edhe berishen nga sundimi i gjate e gabimet qe vijuan.

Ata qe e kane mbeshtetur Selamin ne ate perpjekje per kulture ndryshe, pluraliste, brenda PD-se, sigurisht jane te zhgenjyer prej piruetave te tij. Por edhe Selami ka te drejten per te ndryshuar, gabuar dhe zhgenjyer te tjeret.

Bamir Topi eshte me i pranueshmi prej ish-lidershipit te PD-se, edhe pse do duhej te ishte treguar me i vendosur ne ushtrimin e pushtetit sado honorifik qe kishte si president. Pra, ka edhe ai te zhgenjyerit e tij, por as qe vihet ne dyshim: Topi eshte nder te paktet politikane shqiptare qe predikon aresye, urtesi, argument, dhe jep shprese me shume se kushdo ne politiken e sotme shqiptare.

Ne parim, mendoj se çdo votues, do bente me mire te votonte per forcat politike qe jane jashte Dy Koalicioneve te medha. Se paku keshtu do t'i kondiciononte pushtete autoritariste dhe do t'i bente kabinetet qeveritare me te kontrollueshme.

Duket se Selami nuk eshte aq i lire sa ta pranoj kete kahje, teksa Bamir Topi e meriton kete respektim.

Edi Rama e humbi kete frymezim, ne momentin qe pranoi te zevendesonte "Opoziten e Bashkuar" me "Koalicionin e Majte".

Nga sa shkruhet ne

Nga sa shkruhet ne artikull Selami i ka qendruar rregullave te edukates apo te bon ton-it, ndersa Topi ka shperthyer ne nje sulm personal jo shume te justifikueshem. A thua te jete sjellur keshtu Topi edhe me Biberajn dhe Krasniqin. Pak kohe me pare Topi i kishte terhequr verejtjen Berishes dhe Rames per batutat e tyre kurse tani iu fut edhe ai valles.

Nga sa shkruhet ne artikull

Nga sa shkruhet ne artikull Selami i ka qendruar rregullave te edukates apo te bon ton-it, ndersa Topi ka shperthyer ne nje sulm personal jo shume te justifikueshem. A thua te jete sjellur keshtu Topi edhe me Biberajn dhe Krasniqin. Pak kohe me pare Topi i kishte terhequr verejtjen Berishes dhe Rames per batutat e tyre kurse tani iu fut edhe ai valles.

Topi shko futi nje pace me

Topi shko futi nje pace me qofte se filmi yt ka perfunduar qe diten kur votove edi ramen

Po cfare dinjiteti politik

Po cfare dinjiteti politik mund te kete nje gjysemperson kur si kryetar i KLD-se i akuzohen gjykatesit se kane marre 500mije euro te thata ne dore ( akuze eksplicite nga G.Ruci ne 2011 per anetaret e kolegjit zgjedhor njekohesisht dhe gjykates apeli) dhe ky figure shteti pa boje nuk reagon fare qofte ne mbeshtetje te akuzave, qofte ne mbrojtje te gjykatesve te tij por si palopresident dhe palokryetar KLD-je ja fut gjumit tek hija e fikut pa kokrra te oborrit presidencial deri sa te kaloje 3diteshi i cudise se rradhes. Per mua Selami ka me dinjitet se ky gjithnje brenda suazes se dinjitetit qe mbart politika shqiptare ne gjithe spektrin e saj!!!

Add new comment